| MZ - Aforizmë: |
Dëgjoni ç’ka dëftejnë të moshuarit, kushtojini vëmëndje asaj ç’ka ju rrethon, nuk kemi shumë kohë. Në jetë ndodh që dhe këto t’i humbasim brenda një nate. Informacioni kështu humbën, … Dëgjoni ç’ka ju dëften një fqinj i moshuar, apo të afërmit të cilëve ju ka kaluar mosha, … Ç’dimë ne për kohërat e shkuara, për të kaluarën, në qoftë se nuk dëgjojmë ata që jetuan në ato kohëra? Dhe si mund të përballojmë të ardhmen, kur nuk njohim të shkuarën? |
Në Korçë nuk ka banesa më të vjetra se rreth 150 vjet më parë. Si kanë qënë godinat e qytetit tonë më 1800-ën, po më 1750-ën, po më parë, po më 1400-ën? Nuk dimë asgjë.
Në këtë kuptim, qyteti ynë është krejt, një qytet i ri. Ç’janë për një qytet 150 vjet?
Këtu jepet fotoja e gurit të shtyllës së portës, të njërës prej të paktave shtëpi të mbetura akoma qysh prej viteve 1800 (I.V.B.).
| Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.