... Vazhdimisht është vënë në dukje se, sa më tepër në një vend dobësohen virtytet, pra dhe e vërteta, aq më tepër aty, zhvillohen cilësitë sipërfaqësore. Duket se e njëjta gjë ndodh edhe me letrat (pra me shkrimet), mbasi shohim se edhe në epokën tonë, sa më tepër ka tendencë të zhduket jo vetëm forca por dhe të përmendurit e virtyteve nëpër shkrime të ndryshme, aq më tepër përmirësohet cilësia e shtypjes së librave. Në të shkuarën asnjë libër i klasikëve, nuk u shtyp me elegancën që shtypen sot revistat dhe shkrimet e tjera të thashethemeve politike, të cilat prodhohen për të jetuar vetëm një ditë. Ndërkaq për artin e të shkruajturit, për letrat, nuk flitet asgjë dhe rrallë i dëgjojmë madje edhe emrin, kësaj mjeshtërie. Besoj se çdo njeri i ndershëm dhe i respektuar, kur hap dhe lexon një libër të kohës së sotme, ndjen një keqardhje dhe trishtim, për gjithë atë letër luksoze dhe për ato gërma aq të bukura që janë përdorur për të riprodhuar, në pjesën më të madhe, fjalë që të kallin neverinë dhe mendime aq të pavlefshme.
Giacomo Leopardi Pensieri copëza nr. LIX Shqipëroi: Ilia V. Ballauri
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari
Papës së Romës ditën e parë që ulej në fronin papal i ndiznin përpara disa kashtëra dhe kardinali i thesh:Beatissimo Padre, I Nderuar Pater, kaq është kjo jetë dhe kaq është lavdia e kësaj bote, sa ky tym!
» MZ - Letrat - Giacomo Leopardi: Dialog ndërmjet një shitësi revistash dhe një kalimtari.
Shitësi: Ajde revista, almanakë të rinj, kalendarë, ju nevojiten zotërinj, blini almanakë! Kalimtari: Ke kalendarë për Vitin e Ri?Sh. Sigurisht zotni.K. Besoni se do të jetë i mbarë, ky Vit i Ri?Sh. Oh, i nderuar zotni, po, me siguri.K. Si ky vit që shkoi?Sh. Më tepër, shumë më i mbarë.K. Si një vit më parë?Sh. Më tepër, më...
Shqipëroi: Ilia V. BallauriOh! moj pelë, moj thrakiote, E di un’, se ç’do qafa jote!Përse, shtrëmbër më vështron?Pse me shqelma, më largon?Mos kujto, se un’nuk mundem,Hipur, mbi ty të tundem,Di kapistrat, të t’i shkoj,Të të zbut, të të kaploj.
» KE10/8 - Apotropizmi në librat e shtypura në Tipografinë e Voskopojës më 1744
Medusa sipas mitologjisë ish një përbindësh deti, femër, që kush e shihte atë, ngurosej dhe kthehej menjëherë në shkëmb. Kësaj gorgone-përbindësh, ju pre koka prej Perseut. Mithi thotë se Perseu ish dërguar për të vrarë Medusën, dhe në këtë detyrë ai u ndihmua prej perëndeshes Athina. Kjo e pajisi heroin me sandale me...
Asy como la sombra nuestra vida se va,que nunca mas torna nyn de nos tornara.Dhe kështu si dhe hijeja, shkon jeta jonë,për të mos u kthyer më kurrë, as ajo as ne.Pero Lopez de Ayala