Në vitin e dhjetë të luftës së Trojës, pas betejash të pafundme për rrëzimin e mureve të famshme të qytetit më madhështor të botës së asaj kohe, të ngujuarit dhe rrethuesit, Trojanët dhe Akejtë, të dy palët tashmë të lodhur, të mbaruar, të raskapitur sa s’ka, bënin përpjekjet e fundit. Kështu, herë Akejtë u turreshin mureve të larta për t’i rrëzuar ato dhe herë Trojanët duke dalë prej tyre, vërsuleshin mbi gardhet që mbronin anijet e ankoruara të armikut për t’i djegur ato. Në një betëjë të tillë kur Trojanët kundërsulmojnë me shpirt në dhëmbë për të djegur anijet dhe për të hedhur Akejtë në det, Sarpedoni princi i Likëve që luftonte në krah të Trojanëve, i kujton dertyrën që kanë prijësat ndaj popullit të vet Glaukos, princit tjetër të Likisë. (Homeri, Iliada : Rapsodia e 12-të, vargj. origjinale 290 – 328). Le ta dëgjojmë.
……………………………………………………………………….
Dashuria nuk lindën papritur, nuk lindën menjëherë, siç ndodh me inatin dhe as nuk shkon shpejt, pa ç’ka se për të thonë se ka krahë.
Ajo ndizet butësisht dhe pastaj nëpërmjet aftësisë shkrirëse që ka, hapën rrugën e vet të depërtimit, thellë e më thellë. Kur arrin që përfshin gjithë shpirtin ajo qëndron kështu, madje tek disa nuk qetësohet edhe kur ata mplaken e u zbardhen flokët. Qëndron si në çastet e veta fillestare, ende e freskët, e fortë, tronditëse.
Por edhe kur me kalimin e kohës ajo zbehet e venitet, dhe kjo, ose sepse atë e marrin me vete vitet dhe e largojnë, ose për shkak të një sërë arsyeve të tjera, përsëri ajo nuk shkulet përfundimisht dhe e gjitha prej shpirtit, por le tek ky mbetje të prushta dhe gjurmë të ngrohta që digjen e digjen në vetvete, njësoj siç ndodh me atë vënd ku pak më parë ka rënë shkrepëtima e tashmë është larguar.
… Shkolla duhet të jetë kudo, në çdo qytet, në çdo fshat, ambienti më i bukur, më i këndshëm dhe më i dashur për fëmijët, madje ajo duhet të jetë aq e bukur, e mirë dhe e dëshirueshme prej tyre sa, kur të ndëshkohen fëmijët e padisiplinuar, ndëshkimi për ta të jetë, ndalimi apo privimi prej saj, d.m. th. ditën tjetër, fëmijët e padisiplinuar, të mos lejohen të hyjnë në shkollë … … Në qoftë se tek hani drekë diku, ju ndodh që të takoni një njeri që, gjithë jetën e vet ka punuar për të edukuar vetveten, - diçka e rrallë kjo për kohët tona, por pavarësisht, them sikur rastësisht të takoni një të tillë njeri, - do të shihnit se në fund, do të largoheshit prej tavolinës më të pasur dhe gjithashtu të ndërgjegjshëm se një ideal i lartë ju ka kapur për një çast, madje dhe iu ka shenjtëruar edhe ditët tuaja. Por, oh i dashur, po qe se do të kini pranë dikë që gjithë jetën e vet ka punuar për të edukuar të tjerët, atëhere do të shihni se ç’ndodh! Do të shihni se sa gjë e lodhëshme që është gjatë diskutimit, mos përputhja apo ndarja, mes opinioneve, tuaja. (Prkth: Ilia V. Ballauri) Për një çast, gjatë luftës së gjatë dhe të lodhshme të Trojës, turma e Akejve e grumbulluar, para mureve të pamposhtur të qytetit, në një gjëndje dëshpërimi dhe të pashpresë, kërkonte të kthehej në atdhe, duke hequr kështu dorë njëherë e mirë, prej qëllimit të dyfishtë, d.m.th. prej rimarrjes së Elenës së bukur të rrëmbyer prej Trojanëve dhe pushtimit të qytetit më të famshëm mbi dhe. .............................................................. Kështu pra u veprua, në takimin mes ushtarëve, dhe pastaj Odisea prijës, i nderuar, i parë mes të parëve. u bë gati të flasë, një fjalim të zjarrtë. Me skeptrin në dorë Athinaja hyjni, pranë i qëndronte, e transformuar si kasnec, që heshtjen vendoste, kërkonte ajo që ushtarët të pushonin, të bëhej qetësi, me qëllim që fjalët e Odisesë, t’i dëgjonte mirë çdo njeri: “O mbret, i biri i Atreas! - Thirri Odisea. Duket, se ushtarët që nga pas, po i heq, kanë vendosur, që në turp të të zhytin, si mos më keq, të të bëjnë objekt, për përfolje, për tallje ngado, të pafytyrë nëpër botë, nëpër mbretër kudo. Duket se harruan besën, fjalën që ata dhanë, aty në sheshin e Argosit, para se të niseshim kur thanë, se nuk do të ktheheshin, prapa në atdhe, pa shtënë në dorë Trojën, me muret gjer në re. Dëgjoi tani pra, si njëri tjetrit i ankohen, dëgjoi si përpiqen të ikin, në atdhe të largohen, shih pra si bëjnë, si fëmijë lotojnë, si gratë e veja, që për burrat vajtojnë. Vërtet! Kush nga ne, nuk e di, se nuk është aspak, për t’u dyshuar, se mundimi tonë këtu, le për të dëshiruar, se nuk mjafton, ç'ka arritëm, dhe kjo gjë edhe zemrën e lëndon, madje, ndokë edhe e dekurajon. Dihet se edhe detari, që me varkën e vet të fortë, kur vjen dimri, dhe në det, mbyllet, larg nga kjo botë, mes detit të fryrë, plot tallaze, edhe ai aty mërzitet, dhe rri e mendon, ëndërron, të takojë gruan s’i pritet. Sikur edhe për një muaj, larg saj të qëndrojë, rëndohet, i duket, sikur është e kotë që të rrojë. Vërtet dhe ne, që mbetëm këtu, nëntë vite të mëdha, jemi mërzitur, pikëlluar dhe hidhëruar, sa s’ka. Këtu në anijet me vela, presim dhe rëndohemi, kuptohet se njerëz jemi, normale është të ankohemi. Por besoj, se është pa vend dhe plot turpësi, që të dergjesh, kaq shumë, në pritmëni, dhe pastaj, të kthehesh me duar bosh, si budallaj.
MZ - Filozofi :Pitagoristi Periktion dhe përcaktimi i tij për filozofinë, sh. e natyrës dhe muzikën.
Shënim: Në pamje jepet, Pitagora, fragment nga vepra e Rafaelit, Shkolla e Athinës - Scuola di Atene, 1509 - 11. Afresku në fjalë, konsiderohet si një nga kryeveprat e tij dhe ndodhet tek pallati Apostolik i Vatikanit. Shqipr: Ilia V. Ballauri Prej parash të paligjshme (të pista), ata nuk mund të mbledhin dot taksa. Këtë pat deklaruar dikur, Al (Alfonsio) Capone (1899 – 1947), i njohur edhe me nofkën “Skarface”, gangster me origjinë italiane, i periudhës mes dy luftërave, që rrugën e vet e nisi qysh në moshën 19 vjet duke vrarë dhe duke u bashkuar pastaj me bandat e Johnny Torrio në Çikago. Tek këto, ai mori fillimisht pjesë si vrasës i specializuar dhe pas plagosjes së rëndë të Torrios, Capone u bë bossi i mafjes së Çikagos. Suksesin dhe kulmin e vet ai e arriti në Kohën e Ndalimit (Prohibition era, 1920 - 1933), në Amerikë, me ligj të prodhimit, shitjes dhe transportimit, të pijeve alkoolike.
MZ - Gjenetika -Aftësitë muzikore sidhe aftësi të tjera dhe lidhja e tyre me trashëgiminë gjenetike.
Një shëmbull i qartë i trashëgimisë gjenetike të aftësive muzikore, vërehet në familjen e kompozitorit Johan Sebastian Bach. Studimi i pemës gjenealogjike të tij, tregon se për një sërë brezash, aty konstatohen 57 muzikantë të talentuar, nga të cilët 20 prej tyre, janë të shquar. Një lidhje e lartë e trashëgimisë gjenetike me aftësitë muzikore, gjendet edhe tek familjet e Mozart-it dhe të Weber-it, madje edhe tek, familjet e Bethoven-it, Brahms-it, Schubert-it, Wagner-it, List-it. Gjithashtu, aftësitë në pikturë, konstatohen veçanërisht tek familja Ticiani, ku gjenden 9 piktorë të shquar, po ashtu edhe tek familjet e Rafael-it, e Durer-it dhe Moritz-it. Për më tepër, familja e njohur, Bernulli (njohur për ligjin e dinamikës së lëngjeve të quajtur ligji Bernulli, apo për ligjin e numurave të mëdhenj, Bernulli, etj.) shquhet për trashëgimi të aftësive në matematikë. ... Vazhdimisht është vënë në dukje se, sa më tepër në një vend dobësohen virtytet, pra dhe e vërteta, aq më tepër aty, zhvillohen cilësitë sipërfaqësore. Duket se e njëjta gjë ndodh edhe me letrat (pra me shkrimet), mbasi shohim se edhe në epokën tonë, sa më tepër ka tendencë të zhduket jo vetëm forca por dhe të përmendurit e virtyteve nëpër shkrime të ndryshme, aq më tepër përmirësohet cilësia e shtypjes së librave. Në të shkuarën asnjë libër i klasikëve, nuk u shtyp me elegancën që shtypen sot revistat dhe shkrimet e tjera të thashethemeve politike, të cilat prodhohen për të jetuar vetëm një ditë. Ndërkaq për artin e të shkruajturit, për letrat, nuk flitet asgjë dhe rrallë i dëgjojmë madje edhe emrin, kësaj mjeshtërie.
Besoj se çdo njeri i ndershëm dhe i respektuar, kur hap dhe lexon një libër të kohës së sotme, ndjen një keqardhje dhe trishtim, për gjithë atë letër luksoze dhe për ato gërma aq të bukura që janë përdorur për të riprodhuar, në pjesën më të madhe, fjalë që të kallin neverinë dhe mendime aq të pavlefshme. Giacomo Leopardi Pensieri copëza nr. LIX Shqipëroi: Ilia V. Ballauri Koha është mjeku më i madh, i shërimit prej dhimbjes dhe trishtimit por, koha është edhe mjeku më i madh i shërimit prej përgojosjeve dhe thashethemeve. Në qoftë se bota na përgojos për diçka, lidhur me mënyrat dhe veprimet tona, mirë a keq, ne nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të këmbëngulim tek tona.
Pas pak kohe kur kjo çështje të jetë vjetëruar atëhere, edhe përgojosësit do ta braktisin atë, duke vrapuar në kërkim të materialit të ri. Dhe, sa më të vendosur dhe sypatrembur të vazhdojmë tek tona duke përbuzur përgojosjet dhe thashethemet e të tjerëve, aq më shpejt ajo që dënohej apo përgojosej do të rishikohet si logjike dhe e rregullt, mbasi njerëzit gjithmonë besojnë se ai që ngul këmbë ka të drejtë, ndaj dhe do të rishikojnë kështu pikpamjen e tyre dhe do të na japin të drejtë. Kështu pra ndodh. Njerëzit e dobët jetojnë sipas dëshirës së botës ndësa, të fortët sipas dëshirës së tyre. G. Leopardi Pensieri, copëza, nr. XLV Shqipëroi, Ilia V. Ballauri.
Shitësi: Ajde revista, almanakë të rinj, kalendarë, ju nevojiten zotërinj, blini almanakë! Kalimtari: Ke kalendarë për Vitin e Ri? Sh. Sigurisht zotni. K. Besoni se do të jetë i mbarë, ky Vit i Ri? Sh. Oh, i nderuar zotni, po, me siguri. K. Si ky vit që shkoi? Sh. Më tepër, shumë më i mbarë. K. Si një vit më parë? Sh. Më tepër, më tepër, do të jetë më i lumtur. K. Si parvjet? S'do t'iu pëlqente juve që ky vit i ri të ishte si një nga këta vitet e fundit? Sh. Jo zotni, nuk do të më pëlqente. K. Sa vite kenë kaluar që atëhere kur ju filluat të shisni kalendarë. Sh. Duhet të bëhen nja njëzet vjet, zotni i nderuar. K. Cilit vit prej këtyre njëzet vjetëve, do të dëshironit t'i ngjiste ky vit i ri? Sh. Si t'iu them? Nuk e di. K. Nuk iu kujtohet ndonjë vit si më i veçantë, që të kesh qënë si më i lumtur? Sh. Si t'iu them? Ç'është e vërteta jo, zotni i nderuar. K. E megjithatë, jeta është një gjë e bukur, apo jo? Sh. Kjo dihet. K. A do të deshit t'i rijetonit edhe një herë këto njëzet vjet ose më mirë gjithë kohën e shkuar që nga ky çast e deri në momentin kur u lindët? Sh. Eh zotëri, këto janë punëra të perëndisë. K. Më thuaj, a do të deshe të rijetoje edhe një herë, jetën që ke bërë deri tani pra këtë jetë, as më tepër as më pak, me gjithë të mirat dhe të këqiat që ke kaluar? Sh. Jo, këtë nuk do ta desha.
Në lashtësi, në kuadrin e ndërprerjes së luftës mes mbretërisë së Egjiptit dhe mbretërisë së Etiopisë, pas ezaurimit të përdorimit të të gjitha llojeve të mjeteve dhe, pas vendosjes së paktit se do të fitonte ajo mbretëri, mbreti i të cilit do të mundte me zgjuarsi, mbretin e mbretërisë tjetër, nisi pra dyluftimi mendor, nëpërmjet goditjes me probleme logjike, që i bënte njëri mbret, mbretit tjetër. Mbreti që do të mbetej, pra që nuk do të mund t’i përgjigjej, problemit që i drejtonte mbreti tjetër, ose që do t’i jepte këtij përgjigje të gabuar, do të humbte luftën dhe, mbretëria e tij do të humbte tokat për të cilat kish shpërthyer grindja. E pra, në këtë betejë, mbreti i Etiopisë i dërgoi një problem mbretit Amas të Egjiptit. Ky i fundit, i zënë ngushtë, kërkoi ndihmë për zgjidhje duke e dërguar atë tek mbreti Periandër i Korinthit me qëllim që ky, me ndihmën e të shtatë njerëzve më të zgjuar në botë, ta ndihmonte për të dhënë një përgjigje. Sipas Plutarkut, ndihmesën në zgjidhjen e problemit në fjalë, e dha Vianda njëri pra prej të shtatë burrave më të ditur në botën e asaj kohe. Le të citojmë tani vetë Pluarkun:
Zgjidhja prej Viandës (njërit prej të shatë njerëzve më të ditur të botës) e një problemi logjik të ngritur prej mbretit të Etiopisë për mbretin e Egjiptit, si mjeti i fundit për ndalimin e luftës mes këtyre dy popujve.
[i vdekuri i varrit] Emri im dikur ishte … ,
Paul Silentiaire Kam dëgjuar se, një qen ra në dashuri me Glavkën kitaristen e njohur. Disa thonë se nuk ishte qen por dash, ndërsa disa të tjerë akoma, thonë se ishte rosë e egër.
Prej shumë poetësh dhe prozatorësh, mjelmat përshkruhen si qënie në shërbim të perëndisë Apollon por, se ç’farë lloj lidhjeje tjetër kanë ato me muzikën dhe këngën, këtë gjë nuk e dimë. Claudius Elianos, |