Koha është mjeku më i madh, i shërimit prej dhimbjes dhe trishtimit por, koha është edhe mjeku më i madh i shërimit prej përgojosjeve dhe thashethemeve. Në qoftë se bota na përgojos për diçka, lidhur me mënyrat dhe veprimet tona, mirë a keq, ne nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të këmbëngulim tek tona.
Pas pak kohe kur kjo çështje të jetë vjetëruar atëhere, edhe përgojosësit do ta braktisin atë, duke vrapuar në kërkim të materialit të ri. Dhe, sa më të vendosur dhe sypatrembur të vazhdojmë tek tona duke përbuzur përgojosjet dhe thashethemet e të tjerëve, aq më shpejt ajo që dënohej apo përgojosej do të rishikohet si logjike dhe e rregullt, mbasi njerëzit gjithmonë besojnë se ai që ngul këmbë ka të drejtë, ndaj dhe do të rishikojnë kështu pikpamjen e tyre dhe do të na japin të drejtë.
Kështu pra ndodh. Njerëzit e dobët jetojnë sipas dëshirës së botës ndësa, të fortët sipas dëshirës së tyre.
G. Leopardi
Pensieri,
copëza, nr. XLV
Shqipëroi, Ilia V. Ballauri.
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» BK/LA - Esse - Varri me litar.
(Nxjerrë nga punimi me titull, ...Thonë se trishtimi ka një fund... ose Esse sinoptike mbi botën metafizike të vëndlidjes sime, Korçës. autor: Ilia V. Ballauri ©Botim personal, 2001, 517 fq.)“Dikur në një fshat ishte bërë sebep і ligu. Ai ishte një njeri і dhënë shumë pas parasë e intrigave, shumë і zgjuar dhe...
» MZ - Psikologji: Dialog midis një varri dhe një kalimtari.
[i vdekuri i varrit] Emri im dikur ishte … ,[kalimtari] Ç’më duhet mua?![v] Vëndi im ishte … ,[k] Ç’rëndësi ka … ,[v] U linda … ,[k] Edhe sikur kjo të mos dihet, është e njëjta gjë.[v] Meritat e mia, shërbimet e mia, flasin vetë … ,[k] Po veset?[v] Fle tashmë un’ i shtrirë në dhè.[k] Eh, ç’flet? Kujt ia thua...
» MZ - Aforizmë: Viktor Hygo
Gjithmonë tek shtresat e varfëra, ka më tepër mizerie, sesa ka humanizëm tek shtresat e pasura.
» MZ - Letrat - Giacomo Leopardi: Dialog ndërmjet një shitësi revistash dhe një kalimtari.
Shitësi: Ajde revista, almanakë të rinj, kalendarë, ju nevojiten zotërinj, blini almanakë! Kalimtari: Ke kalendarë për Vitin e Ri?Sh. Sigurisht zotni.K. Besoni se do të jetë i mbarë, ky Vit i Ri?Sh. Oh, i nderuar zotni, po, me siguri.K. Si ky vit që shkoi?Sh. Më tepër, shumë më i mbarë.K. Si një vit më parë?Sh. Më tepër, më...
» MZ - Aforizmë: P.L. de Ayala
Asy como la sombra nuestra vida se va,que nunca mas torna nyn de nos tornara.Dhe kështu si dhe hijeja, shkon jeta jonë,për të mos u kthyer më kurrë, as ajo as ne.Pero Lopez de Ayala