Dikur, thuajse para njëqind vjetësh, të mbathurat e grave, ishin me trup dhe këmbë, deri pak mbi gjunjë. Nuset e reja, në fund të këmbëve të të mbathurave (ose si i quanin disa në Korçë, të paçeve), kishin zbukurime me dantellë të cilat kryesisht pregatiteshin që në pajë. Këtu po paraqitet një model i tillë i thurur me grep plot me mjeshtëri qysh në ato kohëra, në qytetin e Korçës.
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» KE2/6 - Një listë me lloje emra grash e vajzash, që gjendeshin në Varoshi i Korçës në vitet 1700
Peshku me famë i liqeneve tona (Pogradec e Prespë) është endemik dhe i rrallë (pra lokal, që nuk gjendet gjetkë) tepër interesant dhe ka një origjinë të lashtë.Korani ose si quhet latinisht Salmo letnica, i përket familjes së Salmonideve dhe sipas studimeve, në liqen, ai ndahet në disa lloje të cilat nuk përbëjnë specie më...
Biza ose fëndyelli është një mjet, a vegël, e përdorur kryesisht prej këpucarëve për hapjen e vrimave në lëkurë, në shollë ose në gomë, për qepjen pra, të këpucëve.Etimologjinë e fjalës bizë, nuk e dimë. Në disa vënde të Ballkanit biza quhej ndryshe.Dikur, me bizë luanin fëmijët, madje vetëm djemtë, bile edhe...
Ashikët, janë një lloj koske që nxirren prej kafshësh si, dhënj, dhi, gjedh, etj, kur këto theren. Ashiku pra kjo koskë, në anatomi quhet sipas grq. vjt. astragal ose sipas latn. talus, dhe ndodhet në tarsusin e këmbës. Me të, tek ne, dikur loznin fëmijët, një sërë lojërash të ndryshme. Ashikët si lojë në Korçë janë...