Korça ka patur dikur hamam. Fjala hamam nuk është turke por është arabe (arb. hmm = ngrohtë) dhe nënkupton, një lloj banje të veçantë orientale, ku përdoret ujë dhe avull i ngrohtë, banjë kjo që, ka ngjashmëri me saunën finlandeze.
Korça ka patur hamam qysh herët dhe fillimisht një i tillë u ndërtua prej Iljaz Bej Mirahorit, aty nga fundi i shek. 15-të. Më pas në vitin 1874, Dhimitër Pilika i cili u kthye nga kurbeti prej Misiri (Egjipti), ndërtoi një hamam tjetër diku karshi kishës së dikurshme të Shën Gjergjit (bibliotekës së sotme), aty ku fillonte dikur pazari. Ky hamam, thuhet se ishte tepër komod ashtu si ishin dikur dhe hamamet e mira të Selenikut dhe i Manastirit.
Në hamam në ditë të caktuara, ishte zakon që laheshin edhe gra, nuse dhe vajza.
Ndërkaq sipas Fransua Pukëvil-it konsullit francez tek Ali Pashë Tepelena, thuhet se në përgjithësi, në hamamet e perandorisë turke, në fillim të shek. 19-të, ndodhnin gjëra të papëlqyera.
Duket se në këtë kuadër edhe komuniteti i Varoshit të qytetit të Korçës mori masa të rrepta. Kështu, sipas një qarkoreje të dalë në 6 Mars 1826 nga Mitropolia, pika nr.12 thesh: “Nuset dhe gratë ndalohen të shkojnë në hamam”.
Të vjetrit thonë se qysh nga kjo kohë kur u ndalua frekuentimi i hamamit prej femrave, në Korçë filloi një zakon i ri që, të shtunë çdo mbrëmje, laheshin gjithë pjesëtarët e familjes në shtëpi, në govatë prej druri.
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» KE5/21 - Disa parametra të pastërtisë së qytetit të Korçës për vitin 2005.
Prej dokumentave del se, në Korçë përgjatë shekujve, përmenden disa herë hamame. Së pari, thuhet se hamam Korça ka patur që në fillim të shek. 14-të dhe se mbeturinat e këtij objekti ekzistonin deri vonë kur u ndërtua, Hotel Turizmi. Sipas kësaj të dhëne Korça del se ka patur të tillë që në kohët bizantine, pra para...
Biçikletat Benotto, e fillojnë historinë e tyre që më 1931, kur edhe u bënë të famshme në gjithë botën. Kjo firmë u themelua në Torino prej një çiklisti 24 vjeçar, me famë botërore, të quajtur Giancinto Benotto.Firma Benotto, prodhoi biçikleta për njëzet vjet me rradhë në Evropë, madje fitoi edhe tre herë kampionin, si...
» KE2/7 - Dantellat e veshjeve intime të nuseve në Korçë.
Dikur, thuajse para njëqind vjetësh, të mbathurat e grave, ishin me trup dhe këmbë, deri pak mbi gjunjë. Nuset e reja, në fund të këmbëve të të mbathurave (ose si i quanin disa në Korçë, të paçeve), kishin zbukurime me dantellë të cilat kryesisht pregatiteshin që në pajë. Këtu po paraqitet një model i tillë i thurur me...