Në një kompleks koral të një pjese teatrale, nuk këndojnë që të gjithë, por dy a tre. Të tjerët, të përzierë atje, qëndrojnë të ngulur në kor vetëm për numër. Në jetë pra, rrojnë vetëm të gjallët e vërtetë.
Meneandri, sipas Stobeut, tek Antologjia, 121, 11 Shek. IV para Kr.
Dikur në qëndër të qytetit, përpara katedrales së sotme, aty ku është monumenti i “Ushtarit të panjohur”, përpara godinës së njohur si, ish komiteti i vjetër i partisë, ashtu si ka sot edhe në një sërë qytetesh të njohura të botës, kish pëllumba në një masë të madhe, të cilët rriteshin aty për t’i dhënë qytetit tonë bukuri.
Pëllumbat i kishin foletë, në tarracat e kësaj godine dhe shtoheshin aty në formë të lirë, madje mbeturinat e këtyre foleve, mund t’i shihje në atë vënd edhe pas shumë vitesh, deri tani në fund. Për këta, kujdesej një
person i caktuar (për disa kohë ishte K. Peci), i cili i ushqente me gëzhuta. Thuhet se prania e një kultivimi të tillë të pëllumbave, në qytetin tonë u muar si shëmbull, nga ish Bashkimi Sovjetik dhe thuhet gjithashtu se, zhdukja e tyre lidhet përsëri, me prishjen e marrëdhënieve tona të asaj kohe, me atë vënd. Pavarësisht, pëllumbat në qëndër të qytetit, në atë kohë ishin një gjë e bukur, sidomos për fëmijët të cilët luanin paqësisht mes tyre.
Nga ana tjetër, duhet thënë se, në shumë qytete të botës, sidomos të Evropës, dëmet prej pëllumbave në godinat antike, monumentet e kulturës, arkitekturat e vlefshme, etj, janë të dukshme, madje edhe me një kosto të konsiderueshme ekonomike, shpenzime këto, që bëhen me qëllim, gjetjen e një zgjidhjeje të ndërmjetme, d.m.th. vazhdimin e mbajtjes së pëllumbave dhe ruajtjen njëkohësisht të monumenteve të kulturës, duke i mbështjellë këto të fundit me rrjeta teli, transparente.
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» KE2/38 - Disa aktivitete shërbimesh të vjetra në Korçë që tashmë janë zhdukur.
Dikur rrugëve të qytetit tonë qarkullonin, shitësit e pishës, që përdorej për ndezjen e zjarrit. Këta shisnin copa pishe të cilat për nga natyra e tyre ishin të tejngopura me rrëshirë, të gjata rreth 25 cm dhe të trasha rreth 1.5 cm, në tufë me trashësi rreth 10cm, të lidhura. Çmimi i tyre ishte 5 lek. Disa shitës, nuk e...
» BK/SHJT - Pazari i dikurshëm i plaçkave në Korçë.
“Pazari i plaçkave”Skicë.Ka qënë dikur, në vitet ’40, ’50, dhe ’60, një pazar tepër i veçantë në Korçë (që ndofta mund të ketë qënë edhe gjetkë) që thirrej a quhej, prej popullit ashtu thjesht, “Pazari i plaçkave” dhe që zhvillohej ditën e shtunë.Ky pazar që shtrohej rrugicave të pazarit të vjetër të...
Nuk mund të përcaktohet dot etimologjia e kësaj fjale. Ndoshta rrjedh nga fjala kolovit, që presupozon të lëvizurit, pa mundim që bën njeriu, fjalë kjo që përdoret shumë në zonën tonë si p.sh., kolovit me makinë, e kolovita në kurriz, etj. Mundet pra që fjala kolovajze që presupozon të rrëshqiturit pa mundim në akull, të...
» KE9/1 - Ngjalat e Korçës dhe nami i tyre shumëshekullor.
(Hulumtim, i nxjerrë nga punimi me titull:... Thonë se trishtimi ka një fund ...ose,Esse sinoptike mbi botën metafizike të vendlindjes sime, Korçës.aut: Ilia V. Ballauri, bot. personal, 2001, 517 fq.)… Thuhet se gjarpërinjtë janë tepër mistikë kur çiftëzohen, madje disa mithe, (si p.sh. mithi i Tiresias) thonë se kush vret një...
» KE12/1 - Histori: Kloni i kufirit, në kohën e rregjimit komunist.
Çka më poshtë përshkruaj, mora shkas (I.V.B.) nga një foto, në fb-un, aq të dashur për korçarët, w.w.w.fb: Këtu mbledhim, material per Korçën, … . Fotoja në fjalë e vendosur aty më dt. 14.6. 2013, jep një pamje nga puna e dikurshme e grave të fshatit në të ashtuquajturin dikur, brez të butë të klonit të kufirit,...