| Aforizma të eruditëve grekë dhe romakë: Për bukurinë. |
Bukuria është dhuratë e Zotit. Aristoteli
*
Bukuria individuale i hap rrugën njeriut, më tepër sesa një rekomandim.
Aristoteli
*
Sigurisht që bukuria është një dhuratë e mirë e Zotit, por duket se vetë Zoti mendoi se kjo, bukuria pra, nuk është ndonjë e mirë e madhe, përderisa ai e dha atë edhe tek njerëz të liq.
Shën Agustini
*
Në çastin që një vajzë fillon e nuk ka më ndrojtje dhe nuk skuqet më, atëhere ajo ka humbur pjesën më tërheqëse dhe më fuqiplotë të bukurisë së vet.
Grigori i 1-rë, shek 6-të
*
Të lutem o Zot, më bëj të bukur përbrenda.
Sokrati
*
Bukuria e stilit, e harmonisë, e hijeshisë dhe e një ritmi të mirë, varen nga thjeshtësia.
Platoni
*
Njësoj si mund të gabojë një mëndje kur ajo gjykon nën veprimin e pijes së verës, ose një sy, kur ai sheh në errësirë, ashtu mund të gabojë edhe një shpirt, kur ai është i dehur prej një bukurie.
Ovidi
*
Njoh dikë që kur pa një grua me një bukuri goditse, ju lut Krijuesit për të. Duket pra se pamja e saj e ndriçoi atë burrë, që t'i drejtohej Zotit me përdëllim.
Shën Joan Klimakus, shek. 7-të
*
Ç'ka është e bukur është e mirë dhe, kush është i mirë, shpejt do të konsiderohet edhe si i bukur.
Safo
*
Asgjë e bukur nuk është e bukur, po qe se shikohet nga të gjitha këndvështrimet. Horaci
*
Kur në mesnatë kandili shuhet, të gjitha gratë, kanë një bukuri që s’thuhet.
Plutarku
|
Autori Viti Të verdha Jeshile Totali f X2 Probabiliteti
Mendel 1866 6022 2001 8023 1 0,0150 0,9 < P < 0,95
Correns 1900 1394 453 1847 1 0,2211 0,6 < P < 0,70
Tschermak 1900 3580 1190 4770 1 0,0070 0,9 < P < 0,95
Hurst 1904 1310 445 1755 1 0,1187 0,7 < P < 0,80
Bateson 1905 11903 3903 15806 1 0,7937 0,3 < P < 0,40
Lock 1905 1438 514 1952 1 1,8470 0,1 < P < 0,20
Darbishire 1909 109060 36186 145256 1 0,5783 0,4 < P < 0,50
Winge 1924 19195 6553 25748 1 2,7872
Totali 153902 51245 205147 1 0,0453 0,8 < P < 0,90
X284 = 41,91 (P~0,99993) (3)
Pra sipas Fisherit gjithë rezultatet e Mendelit, janë aq të sakta sa ato në 100000 raste përsëritjesh, duhet të ndodhin 99993 herë dhe, vetëm 7 herë të mos ndodhin. (4)| Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.