| MZ - Aforizma nga Zambia - Afrikë: |
1. Në qoftë se nuk i ble gruas cohë për fustan aq sa duhet, atëhere dije, ajo do t'i nxjerrë kofshët sheshit. |
| KE1/17 - Drutë e dimrit në Korçë |
| Zona e Korçës ka dimër të gjatë dhe të fortë, që do të thotë se ambienti i shtëpisë, që të jetë komod, duhet me patjetër që të ngrohet mirë. Kjo gjë duhet bërë, prej Nëntorit e ngadonjëherë edhe më parë, d.m.th. në Tetor dhe deri në Prill, e ngadonjëherë edhe më vonë, deri në Maj. Korça gjithmonë është ngrohur me dru dhe vetëm vitet e fundit ka filluar përdorimi i naftës dhe i rrymës elektrike, por edhe kjo, akoma është në fillim, ka hyrë në një masë të vogël. Disa vite, d.m.th. aty nga fillimi i viteve ‘80 tregtohej për djegje në shtëpi edhe qymyr guri. |
Kjo këngë kaq e vjetër dhe kaq e bukur, që njihet jo vetëm prej korçarëve por prej kujtdo, gjithandej, nuk ka këtë titull, por ka për titull vargun filozofik: “Dashuria është djallush”.
Teksti i saj i mahnitshëm është thurur plot art prej L. Logorit, ndoshta në fillim të shek. 20-të. Dashuria është djallush nënkupton erosin, një ëngjëll-djall, të vogël, të plotfuqishëm, që hedh në prush këdo, që gjuan me shigjeta dhe vret, s’pyet si mbret, etj, etj, krahasime këto aq cilësore, që janë për tu admiruar së tepërmi. Meqënëse në tekst ka disa arkaizma, le ta dëgjojmë atë, fare lehtë të përmirësuar, sipas gjuhës së sotme:
Dashuria është djallush,
Hedh në prush,
Cilëkush,
[Që] do guxojë t’a trazojë,
Mjer ai që kërkon, nga puna ta ndalojë.
Merr shigjetën edhe vret,
As pyet, si një mbret,
Që do gjithë ta dëgjojnë,
Plag e tij s’mbyllet shpejt dhe barnat se shërojnë.
(Ref.) Kur vjen behari dhe qershitë,
Vajzat e bukura,
Faqet pa puthura,
Andej këtej kërkojnë miqtë,
Duan të lòzinë,
Të qèshinë.
Zemrat hapen atë çast,
Dhe me gas,
I nagas,
Dashurinë të këndojnë,
Vajza djem, gjithë tok dhe buzët të bashkojnë.
Gjoks i çelur kundërmon,
Dëshiron,
Dhe kërkon,
Të puthet me dashurinë,
Jashtë do të dalë se për pak i pëlcet gjinë.
(Ref.) Kur vjen behari dhe qershitë,
…………
…………
| Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.