| Aforizma - Jorge Luis Borges |
Gjithmonë paradisin e kam imagjinuar si një lloj biblioteke.
*
Si paradisi ashtu dhe feri më duken si shume, qoftë per të shpërblyer qoftë për të ndëshkuar. Veprimet e njerëzve nuk meritojnë as njërën as tjetrën.
*
Një përkthim asnjëherë nuk është besnik ndaj origjinalit.
*
Të biesh në dashuri, do të thotë të ndërtosh një lloj besimi ndaj një perëndie që një ditë, do të bjerë.
*
Asgjë nuk është ndërtuar mbi gur, të gjitha janë ndërtuar mbi rërë, por ne duhet të ndërtojmë, sikur ndërtojmë mbi gur.
*
Çapitem aq ngadalë, njësoj si dhe ai, që vjen së largu dhe që nuk pret, që të arrijë kurkund.
*
Të pranosh të panjohurat, do të thotë që, të gjitha gjërat të jenë të mundëshme, edhe Zoti edhe Trinia e Shënjtë. Bota që jetojmë është aq e çuditshme sa gjthçka mund të ndodhë dhe mund të mos ndodhë. Duke pranuar të pa njohurën, i jap mundësi vetes të jetoj në një botë më të madhe, më fantastike, në një lloj bote misterioze. Dhe kjo gjë, më bën që të jem më tolerant.
*
Kur vjen fundi, njeriu nuk ka më fantazi dhe imagjinatë, ka vetëm fjalë, fjalë.
|
| KE1/31 - Bliri |
| Bliri (Latn. Tilia cordata L.) është drupyjori karakteristik i bulevardeve të Korçës, të cilat janë zbukuruar me këtë specie, aty nga vitet ’60. Para këtyre viteve bulevardet kishin në të dy anët në shumicën e rasteve akacie, ose si quhen në gjuhën e popullit, ‘rogovecka’. Bliri i bulevardeve të Korçës në vartësi të motit, kulmin e lulëzimit e ka zakonisht në muajin Qershor. Në ditët e gjata dhe netët e bukura të këtij muaji, bulevardet e Korçës përfshihen nga një aromë veçanërisht e këndshme që përhapet prej luleve të kësaj peme. Në Korçë eshtë gjetur që gjatë dimrit i bëhet kësaj peme një krasitje e rëndë, e cila i jep drurit një kurorë të kontrolluar, sferike, dhe të përmasave që përputhen me hapësirat e bulevardeve tona. |
"HISTORIA E MUZIKËS SË KORÇËS 1800 - 1940" (Autor: Vasil A. Ballauri)
Përpunoi dhe përgatiti: Ilia V. Ballauri
Botuar dy herë:
2003 dhe 2013, disponohen akoma pak kopje, çmimi 5 euro.
Cituar në punimet e tyre prej: E. Koço, Xh. Jorganxhi, V. Ziko, etj.
Gjendet i depozituar edhe në bibliotekat: Korçë dhe Tiranë.
Mund ta kërkoni tek e.mail -
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
| Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.