| MZ - Aforizmë: Meneandri |
Në një kompleks koral të një pjese teatrale, nuk këndojnë që të gjithë, por dy a tre. Meneandri, |
| KE1/31 - Bliri |
| Bliri (Latn. Tilia cordata L.) është drupyjori karakteristik i bulevardeve të Korçës, të cilat janë zbukuruar me këtë specie, aty nga vitet ’60. Para këtyre viteve bulevardet kishin në të dy anët në shumicën e rasteve akacie, ose si quhen në gjuhën e popullit, ‘rogovecka’. Bliri i bulevardeve të Korçës në vartësi të motit, kulmin e lulëzimit e ka zakonisht në muajin Qershor. Në ditët e gjata dhe netët e bukura të këtij muaji, bulevardet e Korçës përfshihen nga një aromë veçanërisht e këndshme që përhapet prej luleve të kësaj peme. Në Korçë eshtë gjetur që gjatë dimrit i bëhet kësaj peme një krasitje e rëndë, e cila i jep drurit një kurorë të kontrolluar, sferike, dhe të përmasave që përputhen me hapësirat e bulevardeve tona. |
Shënim: Materiali që vijon, është hartuar duke u bazuar tek të dhënat të nxjerra nga studimi: Akd. Shkc. Shqiprisë, L. Mile,“Çështje të historisë agrare shqiptare (fundi i shek.18-të, deri në vitet ’70 të shek.19-të)“, fq. 30 - 33.
Fjala çiflig duket se vjen prej persishtes: çift = një palë, pra një pendë qè e mprehur për lërimin e tokës. Fillimisht, me çiflig kuptohej një copë tokë që jepej me qira tek bujku për tu punuar. Më pas, përveç ngastrës së tokës, me fjalën çiflig filloi të nënkuptohet edhe ekonomia e lidhur me të dhe më pas akoma, edhe ajo pjesë tokë që nuk përfshihej në sistemin e timareve (taksave) pra që ishte e lirë prej tyre.
Në vazhdim me fjalën çiflig, filloi të quhej zotërimi i një sipërfaqeje të madhe toke private, pra një zotërim i tillë feudal, i pakushtëzuar edhe me detyrime ushtarake. Ky është dhe përkufizimi përfundimtar që mund të thuhet për një çiflig.
Çifligu kish zakonisht në fillim një sipërfaqe 70 deri 130 dynymë, por sipërfaqja e tokës me kalimin e kohës filloi të merrte përpjestime të mëdha, deri aty sa të përfshinte pjesërisht ose plotësisht, tokat e një fshati të tërë. Kështu p.sh., fshati Braç në Korçë ishte çiflig i Ajaz Bej Frashërit.
Akoma edhe më. Çifligu, mund të përfshinte tokat e disa fshatrave dhe të arinte kështu përmasat e një krahine të tërë.
Struktura e çifligut përbëhej prej tokave të drithrave, prej vreshtave, prej pemishteve, luadheve, pyjeve, korrijeve, dajlaneve, lëmenjve, mullinjve, hangareve, haureve, kasolleve, etj., etj. Këtu hynin gjithashtu edhe bagëtitë e himta, të trasha, kafshët e ngarkesës pronë këto të çifligarit.
Zotëruesi i çifligut mund të ishte spahiu, beu, ose agaj por në raste të ralla edhe një fshatar i pasuruar. Mund të ishin gjithashtu, tregëtarët, fajdexhinjtë, zejtari i pasur, etj.
Forcat e punës në një çiflig ishin argatët me mëditje, që edhe këta, një pjesë ishin punonjës të përhershëm në çiflig dhe një pjesë tjetër, punëtorë stinorë aty. Kish raste që në çflig punonte edhe vetë pronari, pra çifligari, në krah të argatëve.
| Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.