| MZ - Aforizma: Nga filozofia amerikane. |
Një deklaratë e presidentit amerikan |
| KE1/34 - Kolovajzet |
Nuk mund të përcaktohet dot etimologjia e kësaj fjale. Ndoshta rrjedh nga fjala kolovit, që presupozon të lëvizurit, pa mundim që bën njeriu, fjalë kjo që përdoret shumë në zonën tonë si p.sh., kolovit me makinë, e kolovita në kurriz, etj. Mundet pra që fjala kolovajze që presupozon të rrëshqiturit pa mundim në akull, të lidhet me fjalën kolovit.
Kolovajze quhej një koridor i ngushtë akulli, i krijuar prej dëborës së ngjeshur dhe i fërkuar deri në shkëlqim, i cili krijonte mundësi që mbi të, të rrëshqisje lehtë. Kolovajzet ndërtoheshin në vënde të pjerta, gjë që jepte mundësi të shfrytëzoheshin dy forca, ajo e vrullit dhe ajo e gravitetit. Është kjo arsyeja që në Korçë, kolovajzet më të mira, krijoheshin në pjesët më të pjerrta të qytetit, në rruga që të çon sot për në varret e dëshmorëve dhe në paralelet e tjera rreth saj, sidomos pjesa që dikur quhej, ‘Qeroska’.
|
Fausto Melotti (1901 - 1986), skulptor i madh italian, i shekullit të 20-të, njëri prej përfaqësuesve më të mëdhenj të artit modern në Itali, u bë i njohur në vëndin e vet në një moshë relativisht të madhe, pasi ai kish mbushur të pesëdhjetat, madje vlerësimi i plotë për të u bë në vitet, ‘70, ‘80.
Ndërkaq ai ishte edhe një shkrimtar tepër i thellë dhe interesant. Nuk shkrojti shumë dhe vepra e tij letrare, matet me gishtat e dorës. Përveç “Minotauri i trishtuar”, ai shkroi dhe dy vëllime me copëza, mendime, skicëza, aforizma, vrojtime nga jeta e përditshme, komente, të vërteta praktike, etj, etj, të titulluara “Linee” (bot. 1974, 1978), prej të cilave unë kam sjellë këtu copëzën e mëposhtme:
Klithmat joshëse e tinzare, të "njeriut të minjve".
Deri aty para pak vitesh, në Milano, sillej vërdallë nëpër shtëpitë e qytetit, i quajturi “njeriu i minjve”. Ai kish vetinë që lëshonte kanaleve, disa klithma tërheqëse e tinzare ndaj të cilave minjtë reagonin të kënaqur dhe të joshur duke e ndjekur atë nga pas. Ai i kapte kështu ata në gracka të mëdhaja dhe pastaj i mbytte.
Diktatorët pra njësoj, kanë këtë lloj joshjeje, këtë lloj force tërheqëse, tragjike.
Shqipëroi: Ilia V. Ballauri
| Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.