| MZ - Aforizmë: Lasgush Poradeci |
Gjer më sot shumë veta kanë shkruar kundra meje, por asnjë-herë s’jam përgjigjur. Se poeti s’përgjigjet, poeti bën veprën, vepra le të përgjigjet. Po të mos flasë ajo, poeti s’ka ç’të thotë. |
| KE1/10 - Niko E. Çipi dhe libri i parë i shkruajtur ndonjëherë për tregtinë në shqip. |
N. Çipi ishte një intektual i talentuar, i viteve ‘20, jetoi vetëm 23 vjet (1905 – 1928), ishte profesor i kontabilitetit në liceun francez, për më tepër, edhe zëvëndës drejtor i Aneksit të Liceut. Me një jetë kaq të shkurtër dhe plot aktivitet, rrallë se gjen të dytë në vëndin tonë. Mësimet e pra i mori në Korçë, pastaj vazhdoi liceun francez, më pas kolezhin francez Sënt-Zhozef të Stambollit, pastaj Ecole Superieure de Comerce, diplomën e së cilës e mori më 1923 pra në moshën 18 vjet. Ishte organizator i bioskautizmit në Korçë dhe editor i revistës së asaj kohe ‘Gjyrmuesi’. Ishte autori i të parit libër profesional tregtie të shkruajtur ndonjëherë në gjuhën shqipe me titull, ‘Mësime tregëtie dhe llogarisie’. Në moshën 23 vjet u mbyt në liqenin e Shkodrës. Ja si flet për këtë njeri Sotir Papakristo në atë kohë drejtor i Liceut Francez: |
Pushtetari ka për detyrë t’i justifikojë privilegjet, përpara popullit të vet, me vepra.
Në vitin e dhjetë të luftës së Trojës, pas betejash të pafundme për rrëzimin e mureve të famshme të qytetit më madhështor të botës së asaj kohe, të ngujuarit dhe rrethuesit, Trojanët dhe Akejtë, të dy palët tashmë të lodhur, të mbaruar, të raskapitur sa s’ka, bënin përpjekjet e fundit. Kështu, herë Akejtë u turreshin mureve të larta për t’i rrëzuar ato dhe herë Trojanët duke dalë prej tyre, vërsuleshin mbi gardhet që mbronin anijet e ankoruara të armikut për t’i djegur ato. Në një betëjë të tillë kur Trojanët kundërsulmojnë me shpirt në dhëmbë për të djegur anijet dhe për të hedhur Akejtë në det, Sarpedoni princi i Likëve që luftonte në krah të Trojanëve, i kujton dertyrën që kanë prijësat ndaj popullit të vet Glaukos, princit tjetër të Likisë. (Homeri, Iliada : Rapsodia e 12-të, vargj. origjinale 290 – 328). Le ta dëgjojmë.
……………………………………………………………………….
Deri në një farë kohe, dukej se, Trojanët me në krye Hektorin trim,
nuk do të mundnin dot,
dyert e mureve t’i hapnin,
për të hyrë brenda pastaj, drejt anijeve me rrëmbim.
As llozin e madh me të cilin, dyert i mbyllnin, i siguronin,
nuk do të mundnin dot, as atë ta shkatërronin,
sikur,
Zeusi të mos kish erethisur, a nxitur të birin, Sarpedonin,
kundër Akejve që të rrethuar qëndronin,
Sarpedonin, i cili ngjiste me një luan të uritur,
që buajve qimendritur u sulet për t’i shqyer, çarvalitur.
E pra,
ky rrëmbeu mburojën dhe me të përpara, sulmoi pa u tundur,
mburojë kjo rrethore, metalike e bukur,
e farkëtuar më së miri prej farkëtari të zotë,
veshur brenda dendur, me lëkurë të trashë buajsh të fortë,
fiksuar gjithë mjeshtëri,
me shufra e gozhdë të arta, në periferi.
Ky me këtë përpara dhe me dy ushta në dorë, duke i tundur, vërtitur,
u nis për mësymje si një luan a bishë, që malit është rritur,
që për një kohë të gjatë,ësht' pa ngrënë, mish s’ka vënë në gojë
dhe prej urije, i shtyhet shpirti e zemra të sulmojë,
stanin e rrethuar me gardhe gjithandej,
për tu hedhur mbi tufat me dhi e dhenj,
që edhe sikur të gjejë aty, barinjtë tek ruajnë bagëtinë,
me qenër, ushta dhe kraba, nuk e prish terezinë.
Nuk ka ndërmend të largohet prej andej,
pa sulmuar një herë mbi dhi e dhenj,
dhe i papërmbajtur, ose do të hidhet diç’ të zhvatë, të rrëmbejë,
ose, do të shtrihet prej ushtës që një dorë e fortë, në vend do ta lerë.
Kështu pra, zemra e vet gjithë guxim,
e shtyu Sarpedonin për sulmim,
muret t’i rrëzojë,
bedenat t’i shkatërrojë.
Ndërkaq, në çastin teksa sulmonte,
ky, iu kthye Glaukut, të birit të Ipolohut e i thotë:
“Ej, Glauk i dashur! A nuk më thua?
Përse vallë na nderojnë kaq shumë ty dhe mua,
duke na vënë në krye, atje në Liki,
me mishra të pjekura dhe kupat plot, ndryshe nga çdo njeri,
dhe të gjithë me admirim na shikojnë,
sikur kanë përpara perëndi, që qiejve jetojnë?
A nuk më thua, përse vallë,
ne kemi kopshte të mëdhaja, vreshta të bukura, të rralla,
aty në brigjet e lumit Ksantho,
kopshte këto që s’gjenden kudo,
të veshura gjith pemë, bimësi,
si dhe toka pjellore për grurë që s’ka njeri?
E pra, për sa kohë jemi parì dhe ndër të parët,
duhet që tani t’i prijmë luftëtarët,
të marrim pjesë në këtë luftë, të pamëshirshme, kobëfortë
që të mundë pastaj dikush prej Likëve luftëtarë të thotë:
“Ju takon vërtet, mbretërve tanë që mbretërojnë në Liki,
të hanë mish të majmë shqerre, të pinë verë të mirë mjaltë, të kenë nder dhe lavdi,
mbasi edhe detyra dhe forca e tyre në luftë, është e tillë që s'e ka njeri,
në rrezik luftojnë, të parët mbi të parët.”
I dashur!
Po të ish, se vërtet luftës i dilej lehtë mbanë dhe mbijetohej
dhe po qe se për shekuj me rradhë, pa vdekur rrohej,
të pa mplakur, pa fund, pa moshë,
e pra dije,
se as unë në betejë mes të parëve, nuk do të luftoja
dhe as ty nuk do të nxitja të luftoje, s’do të frymëzoja.
Frika e vdekjes, i jep të mbijetuarit vlerë,
sfida ndaj saj, ndeshja me të, i jep trimit në luftë lavdi,
e ngre mbi të tjerët.
Eja pra tani, meqënëse mbi kokë na qëndrojnë,
mijëra forma vdekjesh, të cilave dot s’u shpëtojmë,
eja pra të provojmë,
nëse me vdekjen tonë lavd’ do t’i japim dikujt ne,
ose nëse dikush tjetër,
me vdekjen e vet, me lavdi do të na çojë neve, deri në re.”
………………………………………………………………….
Shqipëroi: Ilia V. Ballauri
| Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.