| MZ - Aforizma nga Zambia - Afrikë: |
1. Në qoftë se nuk i ble gruas cohë për fustan aq sa duhet, atëhere dije, ajo do t'i nxjerrë kofshët sheshit. |
| KE1/38 - Disa prej markave më të njohura të biçikletave të përdorura në Korçë. |
Disa prej markave më të njohura të biçikletave të përdorura në Korçë janë këto të mëposhtmet.
‘Herkules’ prodhim angles, biçikleta me dy hekura, me goma të trasha, të rënda, të cilat numuroheshin në majë të gishtave, prodhim i viteve ’20[?], ’30.
‘Gana’, ‘Dei’, ‘Legnano’ dhe ‘Bianchi’’, prodhim italian, qarkulluan në qytetin tonë para luftës së dytë botërore (vitet, 30-40), në dy forma, mashkull pra me hekur dhe femër. Zinxhirin e kishin të futur në kuti. Ishin kryesisht biçikleta me shtat të mesëm dhe të ulët. Shënim: lartësia e biçikletës varej prej madhësisë së diametrit të rrotave, (26-she apo 28-she), por edhe prej stilit të ndërtimit të trupit.
‘Zis’ dhe ‘Moskviç’, prodhime ruse (Bashkimi Sovjetik), të parat të larta, mashkull, me freno ‘kondër’, zinxhir të pambuluar, timon të hapur, të dytat mesatare, mashkull dhe femër, qarkulluan kryesisht në vitet ‘50.
‘Mifa’, ‘Diamant’, prodhim i ish-DDR, pra Gjermanisë Lindore, mashkull dhe femër, të larta, mesatare dhe të ulta, kryesisht me freno ‘kondër’ dhe goma relativisht pak më të trasha se normalet, qarkulluan në vitet, ’50, ’60, ’70.
|
1. Mjeshtra të punimeve të ndryshme metalike dhe mekanike, më 1911 në Korçë ishin:
Perikli Teneqexhi
Pandeli Kostandini
Themistokli Gjeorgji.
2) Ndreqësa armësh:
Vëllaz. Theohar Kondakçi
Koço Peristeri
Evthim Peristeri
Theohar Filipi.
3) Thika bërës
Dhimitër Samarinioti.
Në këtë kohë, në Korçë kish gjithashtu edhe një agjensi të makinave qepëse, “Singer”.
| Share |
Copyright © 2011 Ilia V. Ballauri
All Rights Reserved.