MZ - Aforizmë: H. A. Korça

Pasurinë mund ta vjedhin, por diturinë jo.
Ai që ta ruan të fshehtën të do me shpirt.

 

Cila ishte struktura shoqërore e qytetit tonë në periudhën ndërmjet dy luftërave?
Këtë na i thotë shumë bukur Nonda Bulka, në një artikull të tij me titull: Në “Kinema me publikun”, tek “Gazeta e Korçës”, 23 dhjetor 1933. (Nxjerrë nga libri i A. Gjergjit, “Mënyra e jetesës në shek. XIII – XX”).

Shënim: Për të kuptuar sa më mirë përshkrimin e N. Bulkës duhet imagjinuar, arkitektura e brendëshme e kinema Moravës së dikurshme (ish Mazhestik) në Korçë të cilën e arriti brezi jonë, të paktën kështu: anash ishin llozhat, përballë ekranit ishin ballkonet, poshtë platoja (salla) dhe sipër në majë, aty ku dilte drita e filmit tek xhirohej dhe që projektohej pastaj në ekran, ishte galeria.

“Ndahet më katërsh kallaballaku [masa] që vjen të shikojë fytyrat e pëlhurës [ekranit]… Në galeri djemt me kasqeta, ata që grushti i fatit i ka hedhur në gropën e fukarallakut… Ballkoni është vendi i beqarëve afendikonj. Gjithë ata që jetën e lozin nëpër duar, që s’dinë edhe ç’është djersa e atit kur nxjerr kafshitën… Llozha! Gjithë aristokracia ose gjysmë afendikonjtë, gjithë ata që e kanë pak a shumë festen mi sy… janë nëpër llozha. Llozha nuk piqet kurrë me galerinë. Kurse ballkoni çeku piqet. Një djalë që martohet hidhet nga ballkoni në llozhë… Dhe më në fund salla! Salla është një farë enciklopedie sepse përmban studentë, zanaçinj dhe ata që pak a shumë e kanë xhepin të hollë… Salla ka shumë marrëdhënie me galerinë, kurse afendikonjtë e llozhave e vështrojnë njerinë e sallës me sy të vëngër.”


Majestik



 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE2/8 - Mbi ndalimin e frekuentimit të hamamit të Korçës prej grave, më 1826.

Korça ka patur dikur hamam. Fjala hamam nuk është turke por është arabe (arb. hmm = ngrohtë) dhe nënkupton, një lloj banje të veçantë orientale, ku përdoret ujë dhe avull i ngrohtë, banjë kjo që, ka ngjashmëri me saunën finlandeze.Korça ka patur hamam qysh herët dhe fillimisht një i tillë u ndërtua prej Iljaz Bej Mirahorit,...

» KE7/6 - Mbi kalanë e Korçës

Të thuash sot se, Korça ka patur dikur kala, duket si diçka e çuditshme, por të dhënat historike dëshmojnë se edhe Korça ka patur dikur të tillë.Sipas arshivave turke, defter-i icmal vilayet-i Goriçe ve, … maliyden mudevver, nr 231 fq.92, etj. përmëndur nga, S. Pulaha tek punimi i tij me titull, Pronësia feudale në tokat...

» KE1/17 - Drutë e dimrit në Korçë

 Zona e Korçës ka dimër të gjatë dhe të fortë, që do të thotë se ambienti i shtëpisë, që të jetë komod, duhet me patjetër që të ngrohet mirë. Kjo gjë duhet bërë, prej Nëntorit e ngadonjëherë edhe më parë, d.m.th. në Tetor dhe deri në Prill, e ngadonjëherë edhe më vonë, deri në Maj. Korça gjithmonë është...

» KE5/28 - Mbi kodrat në lindje mbi qytetin e Korçës.

Një përshkrim i fundit të shek të 19-të:“… Këto [kodra] kanë lartësinë deri 100m dhe janë, 1) kodra e “Shën Thanasit“, 2) kodra e “Vreshtave“ e cila është në vazhdim të të parës, 3) kodra e “Shënd ‘Ilisë“ që edhe kjo është vazhdim i të mëparshmes, 4) kodra e “Gërqeles“, që edhe kjo vazhdon pas të...

» KE5/21 - Disa parametra të pastërtisë së qytetit të Korçës për vitin 2005.

Lexojeni të plotë tek KE5/21.

Share