MZ - Aforizma: Nga filozofia romake

 

Lënia për një çast pezull dhe mosmarrja e vendimit, për një çështje të dhënë, është e lodhëshme dhe shqetësuese por kjo gjë, është njëkohësisht edhe burim dhe mundësi, për të vepruar me mënçuri.

*
Padrejtësinë e urrejnë edhe vetë të padrejtët.

*
Akoma edhe një qime, edhe ajo ka hijen e vet.

*
Ai që mbrohet edhe atëhere kur është i mbrojtur, nuk rrezikohet lehtë.

*
Lënia e një emri të mirë, është edhe ajo një pasuri më vete, që u lihet trashëgimtarëve.

*
Përbuzja më e madhe për dikë, është ta quash mosmirënjohës apo, bukëshkelur.

*
Një tru i fortë, nuk nguron të marrë vendime.

*
Është e trishtueshme, të ta kthejnë me të keqe, atë ç'ka ti ua dhurove me kënaqësi.

*
Dështimi që na le mbresa më tepër, është dështimi i parë.

*
Gjatë një gjyqi, gjykatësi gjykon si proçesin ashtu edhe veten e vet.

*
Pasi kanë zgjedhur rrugën mirë, akoma edhe të verbërit, ecin të sigurtë. 

*
Gënjeshtra që thuhet për një qëllim të mirë, është dhe ajo një veprim i drejtë.

*
Fundi i një të varfëri është atëhere kur ai, imiton të pasurin.
 
*
Kur ngul këmbë tek padrejtësitë, krijon padrejtësi të tjera.

 

Nxjerrë prej: Sententiae, Publili Syri, shek 1-rë, para Kr.

Fillimisht në qytet deri në fund të viteve ‘700, përdorej vetëm ujë i pijshëm që nxirrej prej puseve ose që mbushej tek çezmat apo krojet, me presion natyral.
Puset
ishin të tjeshtë, ose me pompa mekanike dore, të quajturat tullumba që silleshin nga jashtë ose çikrik.

Çezmat, uji i të cilave dilte me presion natyral, ishin në disa vënde brënda qytetit. Ato kishin ujë të freskët, të rrjedhshëm dhe vazhdimisht. Disa çezma të tilla ishin: 1) çezma e Shetros e cila egziston akoma edhe sot, 2) çezma rrëzë Shën Thanasit, që dikur quheshe çezma e Kaliroit, me katër derdhje, e cila sot nuk funksionon, 3) çezma e PapaLlambros e cila nuk funksionon, 4) çezma e Arave (e cila ndodhet diku në sheshi ku ndahen sot lagjja 12-të me atë 11-të), e restauruar dhe funksionale, 5) çezma e Amzës (që ishte pak më poshtë aty ku fillon lagja 11 – të) e cila sot nuk funksionon, 6) çezma e Zallit që ish në pazarin e dikurshëm, në sheshin e pazarit të pulave për të cilën thuhej se, kish ujë të shkëlqyer, edhe kjo nuk funksionon sot, 7) çezna e Mitropolisë, 8) çezma e Radanecit, etj.
I pari që ndërtoi një ujësjellës për qytetin, ishte Mehmet Pashë Plasa, më 1798. Ujësjellësi në fjalë merrte ujët prej Drenice dhe e shpërndante atë në lagje të ndryshme të qytetit, me anë çezmash të vogla.

Më pas bamirësi i njohur i qytetit, me aktivitet tregtar në Bukuresht dhe Athinë, Jovan Banka, ndërtoi një ujësjellës tjetër më 1869 i cili e merte ujën prej Morave. Me këtë ujësjellës u lidh edhe çezma e madhe e Kaliroit, që përmëndëm më lart, me katër derdhje, rrëzë Shën Thanasit.



 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» BK/LA - Μbi tekstin e këngës, "Muaj i Majit"

Teksti i këngës me këtë titull, i kësaj kënge të njohur prej të gjithëve ne, është shkruajtur rreth një shekull më parë nga Mihal Gramenoja.Duke e lexuar atë me kujdes, nuk mund të mos admirosh, romantizmin, lirizmin dhe erotizmin e këtij korçari të nderuar, që shumëkush e njeh më tepër, për përdorimin e pushkës dhe...

» BK/SHJT - Folklor - Th. Mitko: Djalli dhe i biri

 Djalli me të birin ishin duke udhëtuar nëpër botë. Në rrugë e sipër kalojnë pranë një fshati i cili dukej se ndodhej në ditë të gëzuara. Dëgjoheshin nga larg këngë, kërcime, vallëzime e gëzime. Duke parë këtë gjëndje, djalli i tha të birit, - Leri mos i ngacmo, leri të gëzohen-. I biri i djallit u përgjegj, - Dakord,...

» MZ - Poezia: Molusku i shtëpise sime.

 Pasi prej magmës, brëndësisë më të parë, qindra miliona vjet më parë, shkëmbinjtë e murrmë, ultrabazikë, shpërthyen në sipërfaqe për të dalë, për të krijuar male, si mali që qyteti ynë mban mbi krahë, këtu, rrëzë sipërfaqeve të tyre, “lëkurë elefanti”, siç i cilëson, nobelisti poet, pati det.Jeta që brenda...

» BK/SHJT - Arkitektura - Tak, tak! Dikush troket !?

  Për të hyrë brenda në një shtëpi në Korçë, dikur duhej të trokisje në portë. Por si të trokisje? Me dorëzë, (në formë pra, të kulturuar!). Dorëza të tilla kish dikur thuajse në çdo portë shtëpie, të qytetit tonë. Dorëza ishte vërtet një dorë e vogël metalike e cila mbante një sferë hekuri dhe godiste në një...

» KE7/1- Elemente të groteskës dhe apotropizmi në disa shtëpi neoklasike në Korçë

Tek disa shtëpi të bukura të stilit neoklasik të ndërtuara në Korçë në periudhën ndërmjet dy luftërave, vërehen shpesh dekoracione që në art, por edhe në arkitekturë, quhen groteska. Ndonëse në thellësi etimologjia e këtij termi, lidhet me kohët romake, duhet thënë se kjo fjalë pra grotseka, (prej ital. grotta = guvë,...

Share