MZ - Aforizmë: H. A. Korça

Pasurinë mund ta vjedhin, por diturinë jo.
Ai që ta ruan të fshehtën të do me shpirt.

 

Speciet_Triticum Treva e Korçës sipas të dhënave arkeologjike, për Shqipërinë është qëndra më e lashtë, ndërsa më gjërë, një nga qendrat më të lashta, ku konstatohet se këtu ka pas qënë kultivuar gruri. Në vëndbanimin e hershëm të Maliqit, janë gjetur kokrra gruri të karbonizuara me moshë 4000 – 4700 vjeçare.
Ndërkaq edhe në vazhdim, në shekuj, tradicionalisht dihet se treva e Korçës gjithmonë është dalluar për kultivimin e drithrave në përgjithësi dhe të grurit në veçanti. Përpara rreth 200 vjetëve të dhënat osmane tregojnë se në fshatin Rëmbec, rendimenti në drithë ka qënë rreth 5kv/ha.
Në Shqipëri nga viti 1938 kur me grurë mbilleshin gjithsej 55 mijë ha, pas 50 vjetëve (1987), sipërfaqja e mbjellë me këtë kulturë, u thuajse katërfishua dhe në këtë kuadër një peshë kryesore për vëndin, ka mbajtur prodhimi i grurit në Korçë. Në fund të viteve ’80 struktura e specieve të Triticum, ka qënë: Triticum aestivum (pra gruri i butë) 96%, ndërsa Triticum durum (gruri i fortë) dhe Triticum turgidum (rapsalli) së bashku 4%.
Për grurin e butë, Triticum aestivum, deri në vitin 1961 në strukturën varietore, merrnin pjesë në masën, 38% Grurë Kuqi dhe 23% Zhulicat, që ishin grunja të vjetra vëndi dhe të cilat kultivoheshin gjërësisht edhe në Korçë. Pas këtij viti, me introduktimin në masë të varieteteve të huaja këto grunja filluan të zhduken shpejt e shpejt dhe shohim se në strukturën varietore të kësaj kulture, në vitin 1970, Grurë Kuqi zë vetëm 2%, ndërsa Zhulicat nuk zënë më tepër se 5%.
Vlen të përmëndim se deri në vitet 60, qysh shumë kohë më parë, një varietet mjaft i përhapur i adoptuar mirë ka qënë edhe Tevere, i cili ishte i introduktuar tek ne nga jashtë.
Në vitet 1960 – 1970 në strukturën varietore të grunjave mbizotëronin varietetet po ashtu të introduktuara kryesisht nga Italia si, Korça, Tetori (San Pastore), Myzeqeja (Abondanza) etj.
Në vitet 1970 – 1980 hynë grunjat meksikane si, M1 dhe M2, si dhe Lushnja (Strampeli), ndërsa pas vitit 1980, u shfaqën Dajti (ILB) dhe Agimi (i huaj).
Zhulicat ishin grunja të vjetra autoktone dhe haseshin në dy forma, Zhulica e Bardhë dhe Zhulica e Kuqe dhe dalloheshin njëra prej tjetrës nga ngjyra e kokrrave. Ishin grunja të vonëta, të gjata, me hala, të përshtatshme për zonat malore me klimë të ashpër, por prekeshin nga ndryshku dhe erërat e ngrohta të jugut.
Në vitin 1974, autori I. V. B, ka hasur për herë të fundit Zhulicat, në malësitë e Korçës dhe konkretisht, në ish koop. e Panaritit.
Për varietetin e viteve ’70 e quajtur, Korça, kemi të dhëna se ka qënë, i tipit biologjik mesatarisht të hershëm, me kalli të kuqëremtë, pa hala, me lartësi 110 -115 cm, me qëndrueshmëri ndaj rrëzimit.
Për grurin e fortë Triticum durum, përmëndet se deri në vitin 1961 ka pas qënë kultivuar varieteti autokton i quajtur Halëziu, i cili në vitin 1971 thuajse zhduket fare pastaj.
Halëziu përmëndet të ketë qënë njësoj i vonët, me hala të zeza, të gjata, kokërr të verdhë qelqore, të shndritshme, kërcell të lartë 160 cm, mbillej në vjeshtë por hera herës edhe në pranverë.
Për rapsallët, Triticum turgidum, të cilët dikur mbilleshin kryesisht në zonën juglindore të Shqipërisë, pra në trevën e Korçës, dalloheshin dikur dy forma, Rapsalli i bardhë dhe Rapsalli i kuq. Në Korçë quheshin qiqirec ose qipirec.
Rapsalli i bardhë, ishte i vonët, me lartësi 120 cm, kish kalli prizmatik të bardhë me hala, kokër të bardhë, qelqore, të madhe. Rapsalli i kuq kish kalli të kuq me hala të zeza, kokërr qelqore. Të dy këto soje ishin të ndjeshme ndaj rrëzimit.
Tepa, Triticum monococcum dhe okra Triticum dicoccum, mbilleshin gjithashtu dikur në zonat malore të vendit. Ndërkaq, në bibliografi nuk kemi mundur të gjejmë, që të përcaktohet ndonjë populacion prej tyre me origjinë nga Korça. Tepa përdorej për ushqim të gjësë së gjallë dhe shpendët por, edhe si bollgur për ushqim. Tepat e vjetra përshkruhen me kalli të sheshtë, me hala, dyrreshtëshe dhe me kokërr vezake, pa brazdë. Okra përshkruhet se i ngjiste tepës, se ishte me kalli të thjeshtë, dyrreshtësh dhe me hala.
Së fundi, mund të themi se rasti i grunjave tek ne, tregon qartë sesi hiqet dorë njëherë e përgjithmonë nga tradita e mbjelljes së sojeve të vjetra.

 

Nxjerrë nga punimi me titull,
Erozioni gjenetik dhe mbijetesa e sojeve 
të bimëve bujqësore të traditës, në zonën e Korçës,
autor dr. Ilia V. Ballauri
94 fq. 2011


Diagrama_per_grurin

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE4/1 - Guri i Cjapit

  Është një monument natyror, një masiv shkëmbor, konglomerat rranor i cili mendohet të ketë marrë një trajtë të veçantë shumë interesante, prej veprimit të faktorëve atmosferike. Ai ndodhet në zemër të vargmaleve të Moravës, në lindje të qytetit të Korçës, në pyjet e parkut të Bozdovecit, të komunës së Drenovës,...

» KE11/14 - Qershia dikur në qarkun e Korçës.

 Qershia (lat. Cerasus avium) është një pemë, që në formë të egër ka qënë e njohur për njeriun qysh në kohët prehistorike. Nën këndvështrimin botanik qershia e egër ka qënë e përhapur dikur ngado në Evropë, në Azinë perëndimore dhe në Afrikën e veriut. Ndërkaq, të dhënat dëshmojnë se qershia e butë është...

» KE5/3 - Lumi i Devollit

    Ky lumë është i gjatë 196km. Buron rrëzë malit të Gramozit në afërsi të fshatit Nikolocë. Kalon nëpër fushën e rrethit të Bilishtit, që quhet fusha e Devollit, takon Prespën e Vogël, kalon pranë Progrit, pastaj mespërmes Qafës së Cangonjit, duke lënë për nga veriu Malin e Thatë dhe nga jugu vragmalet e Moravës,...

» KE3/3 - Të dhëna numerike për liqenet e Prespës, krahasuar këto me fushën e Korçës.

  Prespat përfshihen përbrenda këtyre koordinatave gjeografike, veri 41 gradë dhe 25 minuta, jugë 40 gradë dhe 40 minuta, në lindje  21 gradë dhe 16 minuta dhe në perëndim 20 gradë dhe 50 minuta dhe kanë sipërfaqe, Prespa e madhe 275.2 km2, ndërsa Prespa e vogël 50.7km2.Liqenet kanë konfiguracion të çrregullt. Gjatësi...

» KE1/31 - Bliri

Bliri (Latn. Tilia cordata L.) është drupyjori karakteristik i bulevardeve të Korçës, të cilat janë zbukuruar me këtë specie, aty nga vitet ’60. Para këtyre viteve bulevardet kishin në të dy anët në shumicën e rasteve akacie, ose si quhen në gjuhën e popullit, ‘rogovecka’.   Bliri i bulevardeve të Korçës në vartësi të...

Share