Aforizma: Nga filozofia e lashtë, për shkrimin dhe leximin.

 

Shfrytëzoje kohën, duke përmirësuar vetveten, nëpërmjet atyre ç’ka të tjerët kanë shkruajtur. Kjo do të thotë që të mbërrish lehtë, atje ku të të tjerët, kanë mbërritur duke punuar shumë.
Sokrati
*
Quhet se një shkrim të pëlqen, atëhere kur të pëlqen edhe pasi e ke lexuar dhjetë herë.
Horaci
*
Për të shkruajtur mirë, shprehe vetveten si një njeri i zakonshëm dhe mendo si një njeri i zgjuar.
Aristoteli
*
Mëndjen duhet ta përformojmë, duke lexuar në thellësi dhe jo në gjërësi.
Quintilian
*
Ai që nuk lexohet, konsiderohet sikur nuk ka shkruar gjë.
Marciali
*
Krehjet e shumta të një shkrimi,  e dobësojnë më tepër atë, sesa e përmirësojnë.
Plini (i Ri)

Për poezinë e më poshtme, që duket se përshkohet nga një finesë ndjenjash, përveç dy inicileve, nuk kemi asnjë të dhënë për autorin e saj. Ajo gjendet e botuar në shtypin e Korçës të vitit 1927, “Kalendari, Korça 1927”, botuese Dhori Koti, Korçë. Riprodhimi i mëposhtëm është sjellë me arkaizmin tipik të kohës siç ka qënë botuar.

Këngë Lotimi.

Sikur të deshte zemra jote
Të marë vesh k’të dashuri
Do t’ja dëshmonin këto lotë
Që derdhën çezma dhe mburim.

Po n’atë çast kur të kam parë
Kur ushëtitëm sy ndër sy
Ndjeva një plagë dhe një veçajë
Dhe s’ëndërova veçse ty.


Në mos u pjekshim lamtumirë
Mos më harro më sill ndër mënd
Pa në mos daç të jesh e lirë
Bëj si të thotë qejfi tënd.

Le të lotojnë syt’ e mija
Porsi rrëke e si përronj
Dhe të bënen këronj e vija
Se gjer të vdes ty s’të harronj!!

V. K.

 

 

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» BK/SHJT - Folklor - Th. Mitko: Djalli dhe i biri

 Djalli me të birin ishin duke udhëtuar nëpër botë. Në rrugë e sipër kalojnë pranë një fshati i cili dukej se ndodhej në ditë të gëzuara. Dëgjoheshin nga larg këngë, kërcime, vallëzime e gëzime. Duke parë këtë gjëndje, djalli i tha të birit, - Leri mos i ngacmo, leri të gëzohen-. I biri i djallit u përgjegj, - Dakord,...

» MZ: Poezia - Shega e Kopshtit.

Vargje te lashta erotike te koheve te faraoneve te Egjiptit.Nxjerre nga vellimi me titull, "Vargje te lashta", Liriko - erotike, 211fq. me figura.Pergatiti: shqiperimin, komentet, shenimet dhe kompozicionin, Ilia V. BallauriBotuese UEGEN, 2010. Tirane:Ne kete antologji me vargje lirike dhe erotike nga bota e lashtë, perfshihen: Egjipti i...

» BK/LA - Arkiloku: Poezi.

 Shqipëroi: Ilia V. BallauriArkiloku, ishte nga ishulli і Parios-it që ndodhet në Cikladet dhe ndonëse nuk dihet e qartë sesa vjet jetoi, mendohet se ai ka jetuar në atë periudhë kur, në Azinë e Vogël në shek. VII-të para Kr., nën sundimin e mbretit të famshëm Giga lulëzonte mbretëria e lashtë e Lidisë. Për këtë periudhë...

» MZ - Letrat - Giacomo Leopardi: Dialog ndërmjet një shitësi revistash dhe një kalimtari.

Shitësi: Ajde revista, almanakë të rinj, kalendarë, ju nevojiten zotërinj, blini almanakë! Kalimtari: Ke kalendarë për Vitin e Ri?Sh. Sigurisht zotni.K. Besoni se do të jetë i mbarë, ky Vit i Ri?Sh. Oh, i nderuar zotni, po, me siguri.K. Si ky vit që shkoi?Sh. Më tepër, shumë më i mbarë.K. Si një vit më parë?Sh. Më tepër, më...

» MZ - Letrat - Psikologji - G. Leopardi dhe shoqeria e konsumit të shkrimv. dhe botimv. para 200 vj.

... Vazhdimisht është vënë në dukje se, sa më tepër në një vend dobësohen virtytet, pra dhe e vërteta, aq më tepër aty, zhvillohen cilësitë sipërfaqësore. Duket se e njëjta gjë ndodh edhe me letrat (pra me shkrimet), mbasi shohim se edhe në epokën tonë, sa më tepër ka tendencë të zhduket jo vetëm forca por dhe të...

Share