MZ - Aforizmë: H. A. Korça

Pasurinë mund ta vjedhin, por diturinë jo.
Ai që ta ruan të fshehtën të do me shpirt.

 


Shqipëroi: Ilia V. Ballauri


Arkiloku, ishte nga ishulli і Parios-it që ndodhet në Cikladet dhe ndonëse nuk dihet e qartë sesa vjet jetoi, mendohet se ai ka jetuar në atë periudhë kur, në Azinë e Vogël në shek. VII-të para Kr., nën sundimin e mbretit të famshëm Giga lulëzonte mbretëria e lashtë e Lidisë. Për këtë periudhë të kësaj mbretërie, flet edhe vetë Herodoti.
I ati ishte udhëheqës і kolonistëve të ishullit Parios që u vendosën në ishullin Thasos të Egjeut verior ku kish edhe miniera të dëgjuara ari. Më pas u vendos këtu si ushtarak edhe vetë Arkiloku dhe të dhënat tregojnë që ai duhet të ketë vdekur, pasi është kthyer përsëri në Parios.
Arkiloku pra і ka shkruajtur poezitë e tij në shek. VII-të para Kr. ose po të flasim më saktë, sipas studiuesve, aty rreth viteve 650 para Kr. Ai ishte poet iambik por shkrojti edhe elegji. Punimet e tij që na kanë arritur në ditët e sotme, nuk janë veçse disa fragmente, copëza vargjesh dhe mendimesh, nëpërmjet të cilave kuptohet forca dhe vlera artistike e tij. Poezitë erotike të Arkilokut janë përsosmëria e metaforës.

 

Arkiloku thesh:
“Frika ndjek atë që trembet.”
“Për perënditë çdo gjë është e lehtë.”
“I shërbeva si luftës, ashtu edhe Muzave.”
“… Talenti më і madh që kam është se mund të bëj të tmerrohen, ata që mua më bëjnë të vuaj pa të drejtë.”



E mora.

E mora, e shtriva,
Në lëndinë përkrahu,
Mes lulesh të njoma,
Aromë pyll ahu.

Si djep nënë qafë,
Dorën і kalova,
Sorkadhen e freskët,
Pastaj leht’ e pushtova.

Arom’ e lëkurës,
Magji e rinisë,
Form' e selvisë,
Ves’e bukurisë,
Flokët si ar
të saj,
Më bënë që fuqitë,
Mbi të të më shteren,…. pastaj.



Të vunë përpara vitet, të mbaruan.

Tashmë të shkoj gjithçka,
asgjë më nuk të mbet,
nga lulëzimi і butë,
i njomësisë së trupit tënd,
… u tha …, u thave, vaj me det.

Tmerri і moshës,
po të merr për fund,
ai karem і ëmbël,
(pra fytyra jote joshëse)
u shkri, prej kohës u mund.

Prej shumë furtunash,
që vitet mbi ty lëshuan,
jo s’rezistove dot,
të vunë përpara, të mbaruan.



Nje_dhurate

John William Godward, 1912, Një dhuratë per Afërditën.


 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» MZ - Poezia - Nga pathosi i popullit hebre.

 Vargje nga: Yehuda Halevi (1074 – 1141), njëri prej poetëve më të mëdhenj të këtij populli, i lindur në Toledo.Lotët e miOfra, i lan dhe i shpëlan teshat e saj,tek ujët e lotëve të mi dhe pastaj,që të thahen ato i nder,tek dielli që bukuria e saj nxjerr.Jo! Nuk ka nevojë ajo për lumë, a krua,ka sytë e mi, më ka mua,dhe me...

» KE4/2 - Teksti i plotë i këngës korçare, që njihet me titullin, “Kur vjen behari çel qershia”

Kjo këngë  kaq e vjetër dhe kaq e bukur, që njihet jo vetëm prej korçarëve por prej kujtdo, gjithandej, nuk ka këtë titull, por ka për titull vargun filozofik: “Dashuria është djallush”.Teksti i saj i mahnitshëm është thurur plot art prej L. Logorit, ndoshta në fillim të shek. 20-të. Dashuria është djallush nënkupton...

» BK/LA - Skicë - Unter dem Linden (Nën bliret)

Skica e mëposhtme i dedikohet S.T.I. dhe neteve me aromë bliri të Korçës, në qershor, sidomos atyre, të shumë e shumë viteve më parë.Sytë plot rrudha të plakës që shkëlqenin prej ngazëllimit u mbushën me lot teksa këndonte me zë të ulët, këngën e njohur gjermane “Unter dem Linden” me muzikë të Shubertit. Me shaminë e...

» BK/SHJT - Sociale - Psikologji - Histori: Humori në Korçë

 Qyteti ynë dikur ka patur humor të hollë, pavarësisht se dalngadalë, kohët e fundit, mundet që ai degjeneroi. Karakteristikë e humorit të Korçës ishte se, ai shpesh vinte në lojë jetën e gjithë shtresave të shoqërisë së qytetit, pa kursyer këtu askënd.Banorët dikur bënin një jetë më të afruar me njëri tjetrin dhe...

» BK/N - Biologji - Poezi : Vargje kushtuar një fare.

Fara! Ky pra ish qëllimi i gjethes, për të rrënja punoi,Ky pra ish qëllimi i lulëzimit, për të lulja flërtoi,Kjo farëzë pra, është fruti i fundmë, jeta vetë,Kjo bucelëzë e çuditshme e forcës, enigmë përjetë!Për të rrënja thithi, për të burbuqi çeli dlirë,Botë, brenda botës, brenda botës, përfshirë.Kjo pra është...

Share