MZ - Thomas Hobbes (1588 - 1679)

Kur s'ka art dhe s'ka letra, nuk ka as edhe shoqëri të qytetëruar dhe ç'ka është edhe më e keqe se gjithçka, është se, në një shoqëri të tillë, ka vetëm frikë të vazhdueshme dhe rrezik për vdekje të tmerrshme, për më tepër, jeta e njeriut në atë rast, është e vetmuar, e varfër, e shëmtuar dhe e shkurtër.

 


Fjala kambizëm vjen prej italishtes, cambiare = me këmbye, këmbej, pra kambizmi është veprimi financiar që lidhet me këmbimin (angl. exchange) e një monedhe me një tjetër.
Në fund të shekullit të 19-të e fillim të shek. të 20-të, para rënies së perandorisë osmane, në Korçë falë zhvillimit ekonomik të qytetit si edhe të emigracionit, kryesisht në Misir dhe Rumani, qarkullonin, një sërë monedhash: lira floriri, mexhite argjëndi dhe groshë bakri. Veç këtyre qarkullonin pastaj edhe çeqe bankare, urdhëra pagese, kambiale dhe bankënota të dërguara këtu, prej mërgimtarëve korçarë, në franga franceze ose në lira angleze.
Këmbimi i  këtij mozaiku vlerash nga njëra në tjetrën, kuptohet kërkonte edhe një treg valutor. Në këtë kohë (1911) në Korçë, figurojnë të paktën gjashtë banka private, të njohura jo vetëm në Korçë por edhe gjetkë, deri në Stamboll, zyrtare, të ligjshme, të themeluara nga gjashtë familje të vjetra korçare.
Këmbimi bëhej në këto banka. Bankierët në fjalë ishin në kontakt me vlerat e monedhave në Stamboll dhe, qarqet e këtushme financiare njiheshin, me vlerat e monedhave në Paris dhe në Londër. Pra bankierët e Korçës me aq sa u jepej mundësia ishin në korrent, pra azhurnoheshin me gjëndjen apo lëkundjet financiare monetare në Evropë.
Lidhja e Korçës, me rrjetin ndërkombëtar monetar, bëhej me telegraf nëpërmjet bankave të Selenikut. Kjo gjë u jepte mundësi kambistëve – bankierë pastaj, të bënin llogaritë dhe të zgjidhnin kështu edhe mënyrën më të leverdisshme të këmbimit.
Më 1908, sipas të dhënave, një monedhë 20 frangëshe këmbehej me 93 groshë, ndërsa një lirë me 107 groshë. Sipas një bankieri - kambist të kohës, një 20 frangëshe nuk kish kuptim ta këmbeje, në qoftë se prej saj nuk fitoje 21 franga, pra gjatë një kambizmi të tillë, kishe fitim po qe se një 20 frangëshe e merrje për 87 groshë dhe jo për 93 groshë.
Gjithashtu, një tjetër bankier -  kambist po në vitin 1908, humbi dhe ankohej se këmbimin nga lira flori në groshë, e bëri duke dhënë një lirë floriri për 109,687, në vënd që ta jepte për 109, 875 groshë.
Ndoshta shumë nuk e dinë por, është e sigurtë se Korça në atë kohë, kish njerëz shumë të aftë në çështjet e kambizmit dhe të përllogaritjeve financiare. Shumë pasardhës të bankierëve  - kambistë të asaj kohe edhe pas disa brezash, nxorën në Korçë, fëmijë tepër të zotë në matematikë.

Përgatiti, Ilia V. Ballauri 
 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE8/2 - Mbi monedhën e dikurshme turke, të quajtur akçe ose asprë.

Akçe ishte njësia monetare më e vogël e perandorisë osmane, për disa shekuj. Monedha në fjalë ishte e vogël dhe prej argjendi. Ajo filloi të qarkullojë aty nga viti 1328, gjatë sundimit të sulltanit Orhani (1326-1359) dhe vazhdoi deri në fund të shek. 17-të.

» BK/SHJT - Tregtia: Qershor 1697 - Voskopojë

 Shumë është folur dhe shkrojtur për aktivitetn tregtar të voskopojarëve. Zakonisht përmenden tregtarë të mëdhenj, të suksesshëm dhe për ta përshkruhet se ç’përmasa kapitalesh arritën të venë duke sjellë këtu si shëmbull të padiskutuar shpesh, familjen e Sinave.Flitet dhe shkruhet gjithashtu, se ata punonin anë e kënd...

» KE3/26 - Mbi disa marka (shqpt.) të cigareve të përdorura në gjysmën e dytë të shek. të 20-të.

Cigaret e kësaj periudhe ishin kryesisht pa filtër dhe fillonin nga cilësia më e keqe, e deri në atë më të mirën, sipas kësaj rradhe:Vullneti, cigare shumë të dobëta të futura në të ashtuquajturën qeskë, shiteshin 8 lek të vjetra. Kishin copra flete, fibra dhe byk duhani.Drini  (me 10 cigare), të futura në kuti, shiteshin 10...

» KE10/5 - Mbi vlerën e disa artikujve ushqimorë, në vitet 1600 - 1700 dhe krahasimet me kohët e sotme

 Duke ditur vlerën e një sërë artikujve ushqimorë kryesorë të konsumit të përditshëm, (të quajtura sot, si “artikuj të shportës”), duke ditur se edhe të ardhurat mesatare të një zanaçiu fillestar, të rëndomtë, (kallfe), ishin në ato kohë rreth 3-4 aspra (apo akçe) në ditë, ndërsa për një usta 10 aspra, a diçka...

» BK/SHJT : Tregti - Kinkaleri në Korçë, në fillimet e viteve '920

 Për shitjen e sendeve të himta në këtë periudhë kishin dyqane të më poshtëmit:Nik. BeratiTh. KatundiVëllaz. Lako & MullaVëllaz. OpariP & Ar. OpariTh. PappaIoan. PappaG. PapaharallambiRuço & DakoVëllaz. ShoshoVëllaz. TurtulliPerikl. TurtulliVëllaz. TreskaGr. FiliLl. Fundo 

Share