Aforizma të eruditëve grekë dhe romakë: Për bukurinë.

 


Bukuria është dhuratë e Zotit.
Aristoteli
*
Bukuria individuale i hap rrugën njeriut, më tepër sesa një rekomandim.
Aristoteli
*
Sigurisht që bukuria është një dhuratë e mirë e Zotit, por duket se vetë Zoti mendoi se kjo, bukuria pra, nuk është ndonjë e mirë e madhe, përderisa ai e dha atë edhe tek njerëz të liq.
Shën Agustini
*
Në çastin që një vajzë fillon e nuk ka më ndrojtje dhe nuk skuqet më, atëhere ajo ka humbur pjesën më tërheqëse dhe më fuqiplotë të bukurisë së vet.
Grigori i 1-rë, shek 6-të
*
Të lutem o Zot, më bëj të bukur përbrenda.
Sokrati
*
Bukuria e stilit, e harmonisë, e hijeshisë dhe e një ritmi të mirë, varen nga thjeshtësia.
Platoni
*
Njësoj si mund të gabojë një mëndje kur ajo gjykon nën veprimin e pijes së verës, ose një sy, kur ai sheh në errësirë, ashtu mund të gabojë edhe një shpirt, kur ai është i dehur prej një bukurie.
Ovidi
*
Njoh dikë që kur pa një grua me një bukuri goditse, ju lut Krijuesit për të. Duket pra se pamja e saj e ndriçoi atë burrë, që t'i drejtohej Zotit me përdëllim.
Shën Joan Klimakus, shek. 7-të
*
Ç'ka është e bukur është e mirë dhe, kush është i mirë, shpejt do të konsiderohet edhe si i bukur.
Safo
*
Asgjë e bukur nuk është e bukur, po qe se shikohet nga të gjitha këndvështrimet.
Horaci
*
Kur në mesnatë kandili shuhet,
të gjitha gratë, kanë një bukuri që s’thuhet.
Plutarku





aspra

Akçe ishte njësia monetare më e vogël e perandorisë osmane, për disa shekuj. Monedha në fjalë ishte e vogël dhe prej argjendi. Ajo filloi të qarkullojë aty nga viti 1328, gjatë sundimit të sulltanit Orhani (1326-1359) dhe vazhdoi deri në fund të shek. 17-të.
Cilësia dhe vlera e akçes ka ndryshuar gjatë kohëve. Në shek. 17 ajo ra tërësisht si për nga cilësia ashtu dhe për nga vlera e saj. Konkretisht: në vitin 1431 një dukat i Venedikut vlente 35 akçe, më 1510 vlente 54 akçe, më 1590 vlente 120 akçe. Në kohën e Sulltan Ibrahimit (1640-1648) akçes i ra vlera edhe më tepër, kështu një grosh vlente 125, kurse një dukat 250 akçe. Në Evropë akçeja njihet me emrin aspra ose aspër nga gr. aspro = e bardhë, (po ashtu, turq. akçe, nga turq. ak “i bardhë” + sufiksin e turq. -çe).
Për nga ana cilësore akçeja pati këto ndryshime. Pesha e saj fillimisht (1326 – 1431) ishte stabël, pra 1,15 – 120 gr. argjënd, në kohën e sulltan Muhametit të 2-të, deri më 1481, u zhvlerësua dhe pesha e një akçeje ish, 0.75 gr. argjënd. Më 1580 pesha e saj arriti në 0.3 gr. ndërsa më 1624 një akçe peshonte 0.13 gr. pra nëntë herë më pak se në çastet kur ajo qarkulloi për herë të parë.
 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE9/6 - Mbi etimologjinë e fjalës Varosh, dhe zanafillën e dy lagjeve te vjetra në Korçë.

 Korça dikur ka patur një lagje Varosh (Korça e vjetër rreth Mitropolisë) dhe një lagje tjetër të quajtur Katavarosh (kato = poshtë, Varoshit) që ishte dikur përballë Shën Mërisë dhe aty përreth ku ishte dikur, fabrika e këpucëve.Fjala Varosh ka origjinë hungarezo – rumune dhe me këtë emër quheshin lagjet e para që...

» KE7/14 - Mbi çmimin mesatar të dynymit në groshë, shek 19-të

 Fusha e Korçës, në gjysmën e parë të shek. 19-të (pra për periudhën: 1800 -1850).Vlera e tokës arë, është shumë e ndryshme dhe ajo varet nga një sërë parametrash si: periudha historike kur toka del në tregun e shitjes, gjëndja ekonomike e shoqërisë që e shet dhe e ble, niveli ekonomik i zonës ku ajo ndodhet, pozicioni...

» BK/SHJT- Ne dhe fqinjët e rrugicës sonë, në kohën kur u prish kisha e Shën Gjergjit në Korçë.

(Skicë, nxjerrë nga punimi me titull;... Thonë se trishtimi ka një fund ...ose,Esse sinoptike mbi botën metafizike të vendlindjes sime, Korçës.autor, Ilia V. BallauriBotim personal, 2001, 517 fq.) Vendi ku u linda dhe u rrita, për herë të parë në botë për të gjitha kohërat, epokat, stadet dhe sistemet që ka kaluar njeriu,...

» BK/SHJT - Mbi kronologjinë dhe ushtarakët osmanë, që pushtuan fillimisht Devollin dhe Korçën.

 Të dhënat historike dëshmojnë se turqit nën komandën e Evrenos Pashës, pushtuan krahinën e Devollit në vitin 1381 dhe pastaj, katër vjet më vonë më 1385, nisën një fushatë me 40 mijë ushtarë të komanduar prej Hajredin Pashës dhe pushtuan zonën e Korçës, deri në afërsi të Beratit. Pra Devolli dhe Korça, ranë në duart...

» BK/SHJT - Turizëm - Gida turistike e Korçës.

Një gidë turistike për Korçën, botim i viteve të fundit, 122 fq., 500 lek të reja ose, 5 euro.Përmban:gjeografi, histori, burimet natyrore, monumentet natyrore, popullsia, ekonomia,arkitektura, tradita, arti, itinerare të sugjeruara,informacion praktik, hotele, librari, monumente kulture, tradita e pikturës kishtare,karnavalet,...

Share