Në vitin 1981 nga ana e Akademisë së Shkencave, Institutit hidrometeorologjik, me autorë R. Naçi dhe I. Kreste, është kryer një studim tepër i dobishëm dhe i plotë (133 fq. A4) për klimën e Fushës së Korçës.
“… Në studim vëmëndja i është kushtuar pothuajse të gjithë elementëve të ndryshëm klimatikë, duke vënë theksin shpesh herë ndër më të rëndësishmet. Studimi përbëhet nga dy pjesë. Në të parën jepen kushtet fiziko – gjeografike të territorit në studim dhe faktorët që ndikojnë në klimën e vëndit. Në pjesën e dytë jepet regjimi i elementëve të ndryshëm të klimatikë, ndryshimi i tyre nëpër territor si dhe shkaqet e këtyre ndryshimeve….” (pjesë e nxjerrë nga, hyrja)
Studimi në fjalë për klimën e Fushës së Korçës, trajton çështje që lidhen me:
Rrezatimin diellor,
Diellëzimin,
Presionin atmosferik,
Erën,
Drejtimet dhe shpejtësinë e erës,
Temperaturën e ajrit,
Temperaturën e tokës,
Lagështinë e ajrit,
Vranësirën,
Rreshjet atmosferike,
Rreshjet e dëborës,
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» KE11/14 - Qershia dikur në qarkun e Korçës.
Qershia (lat. Cerasus avium) është një pemë, që në formë të egër ka qënë e njohur për njeriun qysh në kohët prehistorike. Nën këndvështrimin botanik qershia e egër ka qënë e përhapur dikur ngado në Evropë, në Azinë perëndimore dhe në Afrikën e veriut. Ndërkaq, të dhënat dëshmojnë se qershia e butë është...
» KE5/3 - Lumi i Devollit
Ky lumë është i gjatë 196km. Buron rrëzë malit të Gramozit në afërsi të fshatit Nikolocë. Kalon nëpër fushën e rrethit të Bilishtit, që quhet fusha e Devollit, takon Prespën e Vogël, kalon pranë Progrit, pastaj mespërmes Qafës së Cangonjit, duke lënë për nga veriu Malin e Thatë dhe nga jugu vragmalet e Moravës,...
» KE5/6 - Astronomi- Lindja dhe perëndimi i diellit. Agimi dhe muzgu në Korçë.
Grafiku në krah jep me një saktësi të pranueshme, lindjen dhe perëndimin e diellit, si dhe agimin dhe muzgun, madje edhe më tepër.Në të, në aksin horizontal janë vendosur të 12 muajt e vitit, ndërsa në aksin vertikal të 24 orët e ditës. Grafiku funksionon në këtë mënyrë.Le të marrim si shëmbull për ilustrim, dt.1...
» KE1/15 - Lartësia mbi nivelin detit, brenda qytetit të Korçës
Lartësia mbi nivelin detit,brenda qytetit të Korçës sipas një linje nga veriu në jugë është:Në unaza (kryqz. Dishnicë) 851mNë ish-Parku mallrave 860mNë Universiteti 850mNë “Lëndina e Lotëve” 854mNë...
» KE8/14 - Rrapet e Shën Mërisë në Korçë.
Korça nuk është zonë e pasur me rrape, përkundrazi ka qënë e pasur me plepa. Plepa kish në ish sallahana e dikurshme, plepa kish në kishën e dikurshme “Burimi jetëdhënës" (Mitropolia), para vitit, 1927 -28, d.m.th. përpara se të fillonin ndërtimet për Mitropolinë e re, ku sot është Muzeu i artit mesjetar, plepa kish tek...