Kur s'ka art dhe s'ka letra, nuk ka as edhe shoqëri të qytetëruar dhe ç'ka është edhe më e keqe se gjithçka, është se, në një shoqëri të tillë, ka vetëm frikë të vazhdueshme dhe rrezik për vdekje të tmerrshme, për më tepër, jeta e njeriut në atë rast, është e vetmuar, e varfër, e shëmtuar dhe e shkurtër.
Asy como la sombra nuestra vida se va,que nunca mas torna nyn de nos tornara.Dhe kështu si dhe hijeja, shkon jeta jonë,për të mos u kthyer më kurrë, as ajo as ne.Pero Lopez de Ayala
» MZ - Letrat - Psikologji - Giacomo Leopardi: Mbi përballimin e thashethemeve dhe përgojosjeve.
Koha është mjeku më i madh, i shërimit prej dhimbjes dhe trishtimit por, koha është edhe mjeku më i madh i shërimit prej përgojosjeve dhe thashethemeve. Në qoftë se bota na përgojos për diçka, lidhur me mënyrat dhe veprimet tona, mirë a keq, ne nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të këmbëngulim tek tona.Pas pak kohe kur kjo...
» MZ - Psikologji: Dialog midis një varri dhe një kalimtari.
[i vdekuri i varrit] Emri im dikur ishte … ,[kalimtari] Ç’më duhet mua?![v] Vëndi im ishte … ,[k] Ç’rëndësi ka … ,[v] U linda … ,[k] Edhe sikur kjo të mos dihet, është e njëjta gjë.[v] Meritat e mia, shërbimet e mia, flasin vetë … ,[k] Po veset?[v] Fle tashmë un’ i shtrirë në dhè.[k] Eh, ç’flet? Kujt ia thua...
Papës së Romës ditën e parë që ulej në fronin papal i ndiznin përpara disa kashtëra dhe kardinali i thesh:Beatissimo Padre, I Nderuar Pater, kaq është kjo jetë dhe kaq është lavdia e kësaj bote, sa ky tym!