MZ - Aforizmë: Lasgush Poradeci

Gjer më sot shumë veta kanë shkruar kundra meje, por asnjë-herë s’jam përgjigjur. Se poeti s’përgjigjet, poeti bën veprën, vepra le të përgjigjet. Po të mos flasë ajo, poeti s’ka ç’të thotë.

Nxjerrë nga: "Lasgushi më ka thënë, ..."
P. Kolevica

Groteska_ne_Korce Tek disa shtëpi të bukura të stilit neoklasik të ndërtuara në Korçë në periudhën ndërmjet dy luftërave, vërehen shpesh dekoracione që në art, por edhe në arkitekturë, quhen groteska. Ndonëse në thellësi etimologjia e këtij termi, lidhet me kohët romake, duhet thënë se kjo fjalë pra grotseka, (prej ital. grotta = guvë, shpellë) përveç përdorimit që ka në art, letërsi, muzikë  etj , për arkitekturën si terminologji,  nënkupton, figura imagjinare apo fantastike që për mesjetën dhe për përrallat e asaj kohe, jetonin nëpër shpella, herë të liga e herë të mira, si djallushka, shëmtaraqë, xhuxhmaxhuxhë, hileqarë, kurrizo, dragonj, gjarpërinj me trup luani, etj.

Groteskat gdhëndeshin në kollonadat e portave të hyrjes kryesore, ose nëpër pjesët qëndrore të fasadave dhe qëllimi i tyre ishte apotropizmi (mos marrja në sy e shtëpisë). Groteskat si element arkitektural gjenden ngado në Evropë sidomos në Itali,  Austri, Gjermani, Hungari, Francë dhe dendur në arkitekturën gotike. Groteskat tregojnë, finesë në arkitekturë. Ato janë studiuar edhe prej Leonardo Da Vincit (gargolla) dhe është interesante se Korça, është ndoshta është i vetmi qytet tek ne, që në ato kohë, futi groteskën si element dekorativ dhe apotropik, në arkitekturën e zbukurimit të shtëpive.
Këtu po paraqes një groteskë të tillë, të cilën e kam fotografuar (I.V.B.) këtë pranverë në Korçë, në një shtëpi pranë së cilës, u rrita në lagjen nr. 12. Qysh në fëmijni i shikoja me çudi këto pamje që në të vërtetë duhet të them, se për to kisha dy ndjenja edhe frikë edhe habi.


 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» BK/LA - Gjon Mili fotograf shqiptaroamerikan, prej Korçe i cilësuar "genial". Ai, Sartri dhe Pikaso.

 Lindi në Korçë më 1904 me prindër, Vasil Milin dhe Viktori Çekanin dhe vdiq më 1984 në Stamford, Amerikë. Familja e tij fillimisht emigroi në Rumani e më pas në Amerikë, ku ai mbaroi studimet për inxhinier elektrik më 1927 në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts (Institute of Technology).Megjithatë, ai u bë i njohur në...

» KE5/37 - Petro Sturgji (1894 – 1972), kampion bote në mundje.

Mërgimtar korçar në Amerikë, që u muar rreth 25 vjet me mundje dhe që në vitin 1923 arriti të bëhet kampioni i botës në këtë sport për peshën e mesme. Me këtë rast ai fitoi brezin e artë që atëhere emërtohej Lord Lonsdale. Thuhet se mori pjesë në mbi 1000 ndeshje mundjeje, të zhvilluara si në Amerikë ashtu dhe nëpër...

» KE9/10 - Loja me bizë

 Biza ose fëndyelli është një mjet, a vegël, e përdorur kryesisht prej këpucarëve për hapjen e vrimave në lëkurë, në shollë ose në gomë, për qepjen pra, të këpucëve.Etimologjinë e fjalës bizë, nuk e dimë. Në disa vënde të Ballkanit biza quhej ndryshe.Dikur, me bizë luanin fëmijët, madje vetëm djemtë, bile edhe...

» BK/SHJT - Arkitekturë - Një datë, nga të paktat data, ...

Në Korçë nuk ka banesa më të vjetra se rreth 150 vjet më parë. Si kanë qënë godinat e qytetit tonë më 1800-ën, po më 1750-ën, po më parë, po më 1400-ën? Nuk dimë asgjë. Në këtë kuptim, qyteti ynë është krejt, një qytet i ri. Ç’janë për një qytet 150 vjet? Këtu jepet fotoja e gurit të shtyllës së portës, të...

» BK/SHJT - Folklor - Th. Mitko: Djalli dhe i biri

 Djalli me të birin ishin duke udhëtuar nëpër botë. Në rrugë e sipër kalojnë pranë një fshati i cili dukej se ndodhej në ditë të gëzuara. Dëgjoheshin nga larg këngë, kërcime, vallëzime e gëzime. Duke parë këtë gjëndje, djalli i tha të birit, - Leri mos i ngacmo, leri të gëzohen-. I biri i djallit u përgjegj, - Dakord,...

Share