MZ - Aforizmë: Nuçi D. Naçi prej Korçe
Korça është një nga më të bukurit, nga më të mbëdhenjëtë, e nga më të qytetëruarit, qytete të Shqipërisë.
Korça duke patur shumë shtëpi, quhet qytet, edhe me qënë atdheu jynë, ku kemi lindur e jemi rritur, kemi nevojë ta dimë më mirë nga çdo vënd tjatër...

(viti 1923, cituar këtu sipas morfologjisë së shqipes së asaj kohë)

sahati Qyteti ynë ka patur dy herë ora publike në trajtë godinash.  
Përshkrimi i shek. 19-të për orën e parë. “Ora është e vendosur në një godinë të lartë dhe të ngushtë prej guri. Godina është ndërtuar më 1784, prej mjeshtrash ndërtimi malësorë nga veriu i vëndit, ndërsa këmbanën e orës, e cila peshon afërsisht 40 okë [rreth 50kg] e ngritën fqinjët tanë, voskopojarët. Ora që shohim sot (v.1888) është një riparim”. 
Ndërkaq duhet thënë më saktë akoma se, ndërtimi i kësaj ore u investua prej rufetit të bakejve me anëtarë muslimanë në bashkëpunim vllazëror me zejtaro-tregtarët e Voskopojës. Ora u ngrit në oborrin e xhamisë së madhe, ajo ra dhe u zhduk përfundimisht, me tërmetin e 21 Majit të vitit 1960.

Ora e dytë publike është ajo që u ngrit në një kullë, në taracën e apartamentit përballë shkollës ‘Th. Gërmënji’, në vitet ’80. Kjo orë elektrike u projektua dhe u krijua në një formë origjinale prej mësuesit të fizikës në shkollën teknike Vangjush Dhamo. Ora në fjalë nuk punoi për shumë kohë.

 

Së fundi duhet të themi se, aty nga vitet ‘70 në qytet ishin varur në kollonat elektrike edhe disa ora të importuara elektrike, një prej tyre ishte në një kollonë pranë bankës, disa në kombinati i trikotazhit, etj. 


 

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE2/5 - Rufetet (organizatat, shoqatat) e krijuara në Korçë qysh në gjysmën e parë të shek. 19

Rufetet (turq.) ishin si të themi shoqata, të organizuara mbi bazën e vullnetarisë. Ato mbronin disa të drejta të caktuara. Kishin kryesi dhe kryetar, kishin kanonizmë (rregullore, statut), kryenin zgjedhje të lira dhe anëtarët në to paguanin kuota. Te plote lexojeni ne revista KE nr.2

» MZ - Gjenetika: J.W.Goethe - Tparet që prej prindërve përftova, ...

 Johann Wolfgang von Goethe (1749 – 1832) konsiderohet si gjeniu i mendimit intelektual modern gjerman. Ai ishte shkrimtar (shkruajti: poezi, prozë dhe dramë), filozof, fizikant, biolog, erudit, etj, ku rrallë dhe, si dikur në botën e lashtë tek ai gërshetoheshin dijet e thella të letrave, me ato të shkencës.Duke lënë mënjanë...

» BK/N - Biologji - Poezi : Vargje kushtuar një fare.

Fara! Ky pra ish qëllimi i gjethes, për të rrënja punoi,Ky pra ish qëllimi i lulëzimit, për të lulja flërtoi,Kjo farëzë pra, është fruti i fundmë, jeta vetë,Kjo bucelëzë e çuditshme e forcës, enigmë përjetë!Për të rrënja thithi, për të burbuqi çeli dlirë,Botë, brenda botës, brenda botës, përfshirë.Kjo pra është...

» KE3/20 - Mbi Joani Halqeun prej Voskopoje

J. Halqeu ka qënë drejtori і kolezhit Flangini, të Venecies për rreth njëzet vjet, (gjatë viteve 1694 – 1703 dhe gjatë viteve 1710 – 1718). Për jetën e këtij eruditi, dihen fare pak gjëra.Mendohet se ka jetuar në periudhën 1660 - 1740. Në vitin 1679 ka filluar studimet në kolezhin grek të Romës  dhe pastaj, pasi ka mbaruar...

» KE8/8 - Numri i automobilave në Korçë më 1926.

 Numri i automobilave sipas T. Selenicës tek, punimi i tij me titull, "Shqipëria më 1927", në disa qytete të Shqipërisë më 1926, ka qënë:Berati, 15Durrësi, 34Elbasani, 17Gjirokastra, 25Korça, 48Shkodra,  43,Tirana, 85Kukësi, 0Peshkopia, 0

Share