MZ - Aforizmë: Meneandri

Në një kompleks koral të një pjese teatrale, nuk këndojnë që të gjithë, por dy a tre.
Të tjerët, të përzierë atje, qëndrojnë të ngulur në kor vetëm për numër.
Në jetë pra, rrojnë vetëm të gjallët e vërtetë.

 

Meneandri,
sipas Stobeut, tek Antologjia, 121, 11
Shek. IV para Kr.

J. Halqeu ka qënë drejtori і kolezhit Flangini, të Venecies për rreth njëzet vjet, (gjatë viteve 1694 – 1703 dhe gjatë viteve 1710 – 1718).
Për jetën e këtij eruditi, dihen fare pak gjëra.
Mendohet se ka jetuar në periudhën 1660 - 1740. Në vitin 1679 ka filluar studimet në kolezhin grek të Romës  dhe pastaj, pasi ka mbaruar këtu studimet, një pjesë të mirë të jetës e ka kaluar në Venecie, si drejtor і kolezhit Flangini.
Pas vitit 1718 ai u kthye në Voskopojë ku, për një farë kohe duhet të ketë qënë mësimdhënës në shkollat e forta të këtij qyteti.
Në histori, Joani Halqeu njihet me përcaktimin si, filozof aristotelist. Për të, eruditi tjetër prej Voskopoje, Dhimitër Pamperi, shkruan këto fjalë:

 “Joani Halqeu … prift, burrë і zgjuar, tepër і mësuar dhe і edukuar, і njohur ngado, njohës і gjuhës së lashtë greke, і latinishtes dhe italishtes dhe filozof і shkollës së Aristotelit…”

Në Voskopojë, aty nga vitet 1730 kur filloi zhvillimi ekonomik dhe demografik і qytetit, ekzistonin shkolla të forta, me një numër të konsiderueshëm nxënësish. Aty u formuan fillimisht edhe personalitete si, Th. Kavalioti dhe në këto shkolla në këtë periudhë ka qënë mësimdhënës edhe Joani Halqeu duke sjellë këtu, kuptohet edhe eksperiencën dhe traditën e kolezheve, të Romës dhe Venecies.
 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE6/37 - Kalendari Korça në vitet 20 - 30, të shek. 20 - të

Kalendari “Korça”, në vitet ’20 – 30’, ishte një buletin me rreth 50 faqe, që nxirrte në atë kohë në qytetin tonë, çdo vit, botuesja dhe shtypshkronja, Dhori Koti.Kalendari në fjalë përmbante:Kremtimet, ngjarjet e një viti më parë, këngë, vjersha, rrëfenja si dhe shkrime humoristike dhe zbavitëse. Shitej me një...

» MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari

Vjedhës nuk është vetëm ai që i hedh vajit ujë por,Vjedhës është edhe ai mjeshtër a mësues që nuk mëson nxënësit e vet. 

» KE6/3 - Mbi jetimoren e Korçës

Një përshkrim i vitit 1923. (paraqitur këtu sipas arkaizmave të gjuhës së asaj kohe)“Kjo është një godinë ku rinë djem e vajza të pa-prindërshmë, të cilëvet, fati ose rrjedhja e ngjarjeve [të viteve] 1912 -1920 i ka lënë udhëvet. Këta fëmijë të mbledhur nga an’ e Bashkisë, janë vënë më një shtëpi në Famuli...

» KE7/16 - Mbi shtypin e përditshëm dhe periodik në Shqipëri më 1967

 Sipas të dhënave zyrtare më 1967 tek ne ekzistonin këto, gazeta dhe revista periodike:Zëri i Popullit, gazetë e përditsh. botim i Kom. Qëndr. PPSH. Qarkullimi ditor me 86,000 kopje.Bashkimi, gazetë e përditsh. botim i Fronti Demokratik. Qarkullimi ditor, me 20,000 kopje.Puna , gazetë e përditsh. botim i Kësh. Qëndr. Bashk....

» MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari

Vjedhës është edhe ai, që gjykon pa të drejtë, falë dhuratave që merr.

Share