Aforizma - Jorge Luis Borges

 

Gjithmonë paradisin e kam imagjinuar si një lloj biblioteke.
*
Si paradisi ashtu dhe feri më duken si shume, qoftë per të shpërblyer qoftë për të ndëshkuar. Veprimet e njerëzve nuk meritojnë as njërën as tjetrën.
*
Një përkthim asnjëherë nuk është besnik ndaj origjinalit.
*
Të biesh në dashuri, do të thotë të ndërtosh një lloj besimi ndaj një perëndie që një ditë, do të bjerë.
*
Asgjë nuk është ndërtuar mbi gur, të gjitha janë ndërtuar mbi rërë, por ne duhet të ndërtojmë, sikur ndërtojmë mbi gur.
*
Çapitem aq ngadalë, njësoj si dhe ai, që vjen së largu dhe që nuk pret, që të arrijë kurkund.
*
Të pranosh të panjohurat, do të thotë që, të gjitha gjërat të jenë të mundëshme, edhe Zoti edhe Trinia e Shënjtë. Bota që jetojmë është aq e çuditshme sa gjthçka mund të ndodhë dhe mund të mos ndodhë. Duke pranuar të pa njohurën, i jap mundësi vetes të jetoj në një botë më të madhe, më fantastike, në një lloj bote misterioze. Dhe kjo gjë, më bën që të jem më tolerant.
*
Kur vjen fundi, njeriu nuk ka më fantazi dhe imagjinatë, ka vetëm fjalë, fjalë.

 

 

Mbreti i Egjiptit e adhuronte së tepërmi Thalin, njërin prej të shtatë njerëzve më të ditur të lashtësisë, për arsye se ai përdori një mënyrë të mënçur dhe të thjeshtë për matjen e lartësisë së piramidave.
Duke mos përdorur asnjë lloj mekanizmi (aparati), pa mundim dhe fare lehtë, Thali vendosi në fund të hijes së piramidës një shkop.
Rrezet e diellit që binin mbi shkopin dhe mbi piramidën, skiconin dy trekëndësha. Thali tregoi se raporti ndërmjet hijes së shkopit dhe asaj të piramidës është i njëjtë me atë mes lartësisë së tij dha asaj të piramidës. *

Plutarku,
tek, Efta sofon symposio.
Përkth. Ilia V. Ballauri 



* Sipas Diogjen Laertit, Thali mati lartësinë e piramidave me hijen e tij, duke matur këtë të fundit në çastin kur kjo kish gjatësinë e trupit të vet. Përsëri, raporti ndërmjet hijes së tij dhe hijes së piramidës, është i njëjtë me atë të lartësisë së trupit të tij dhe lartësisë së piramidës.


Thali_matja_e_lartesise_piramides

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» MZ - Morali - A ka vlerë vëndi, ku të vendosin në një trapezë të shtruar?

 Sipas Plutarkut, në trapezën e shtruar prej Periandrit në Leheo, për Të Shtatë më të diturit e botës, ka ndodhur edhe kjo.“Ndërkohë që ne, (Thali dhe Dhiokliu, ky i fundit është treguesi i ngjarjes, një i ditur gjithashtu edhe ky si Thali) i ishim afruar sallës së burrave, takuam në hyrje Aleksidhimon nga Milito.Ky ishte biri...

Share