Mbreti i Egjiptit e adhuronte së tepërmi Thalin, njërin prej të shtatë njerëzve më të ditur të lashtësisë, për arsye se ai përdori një mënyrë të mënçur dhe të thjeshtë për matjen e lartësisë së piramidave.
Duke mos përdorur asnjë lloj mekanizmi (aparati), pa mundim dhe fare lehtë, Thali vendosi në fund të hijes së piramidës një shkop.
Rrezet e diellit që binin mbi shkopin dhe mbi piramidën, skiconin dy trekëndësha. Thali tregoi se raporti ndërmjet hijes së shkopit dhe asaj të piramidës është i njëjtë me atë mes lartësisë së tij dha asaj të piramidës. *
Plutarku,
tek, Efta sofon symposio.
Përkth. Ilia V. Ballauri
* Sipas Diogjen Laertit, Thali mati lartësinë e piramidave me hijen e tij, duke matur këtë të fundit në çastin kur kjo kish gjatësinë e trupit të vet. Përsëri, raporti ndërmjet hijes së tij dhe hijes së piramidës, është i njëjtë me atë të lartësisë së trupit të tij dhe lartësisë së piramidës.