MZ - Aforizma nga Zambia - Afrikë:

1. Në qoftë se nuk i ble gruas cohë për fustan aq sa duhet, atëhere dije, ajo do t'i nxjerrë kofshët sheshit.

2. Në qoftë se kërkon të shpëtosh nga mizat, atëhere, hidhe tutje mishin e qelbur që ke me vete.

Groteska_ne_Korce Tek disa shtëpi të bukura të stilit neoklasik të ndërtuara në Korçë në periudhën ndërmjet dy luftërave, vërehen shpesh dekoracione që në art, por edhe në arkitekturë, quhen groteska. Ndonëse në thellësi etimologjia e këtij termi, lidhet me kohët romake, duhet thënë se kjo fjalë pra grotseka, (prej ital. grotta = guvë, shpellë) përveç përdorimit që ka në art, letërsi, muzikë  etj , për arkitekturën si terminologji,  nënkupton, figura imagjinare apo fantastike që për mesjetën dhe për përrallat e asaj kohe, jetonin nëpër shpella, herë të liga e herë të mira, si djallushka, shëmtaraqë, xhuxhmaxhuxhë, hileqarë, kurrizo, dragonj, gjarpërinj me trup luani, etj.

Groteskat gdhëndeshin në kollonadat e portave të hyrjes kryesore, ose nëpër pjesët qëndrore të fasadave dhe qëllimi i tyre ishte apotropizmi (mos marrja në sy e shtëpisë). Groteskat si element arkitektural gjenden ngado në Evropë sidomos në Itali,  Austri, Gjermani, Hungari, Francë dhe dendur në arkitekturën gotike. Groteskat tregojnë, finesë në arkitekturë. Ato janë studiuar edhe prej Leonardo Da Vincit (gargolla) dhe është interesante se Korça, është ndoshta është i vetmi qytet tek ne, që në ato kohë, futi groteskën si element dekorativ dhe apotropik, në arkitekturën e zbukurimit të shtëpive.
Këtu po paraqes një groteskë të tillë, të cilën e kam fotografuar (I.V.B.) këtë pranverë në Korçë, në një shtëpi pranë së cilës, u rrita në lagjen nr. 12. Qysh në fëmijni i shikoja me çudi këto pamje që në të vërtetë duhet të them, se për to kisha dy ndjenja edhe frikë edhe habi.


 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» BK/SHJT - Sociale - Psikologji - Histori: Humori në Korçë

 Qyteti ynë dikur ka patur humor të hollë, pavarësisht se dalngadalë, kohët e fundit, mundet që ai degjeneroi. Karakteristikë e humorit të Korçës ishte se, ai shpesh vinte në lojë jetën e gjithë shtresave të shoqërisë së qytetit, pa kursyer këtu askënd.Banorët dikur bënin një jetë më të afruar me njëri tjetrin dhe...

» KE9/3 - Fasulja, groshi dhe koçkulla dikur, në zonën e Korçës.

 Fasulja (Phasoelis vulgaris)Korça konsiderohet si ndër zonat që ka pas prodhuar fasule të mira, të shijshme dhe të shumëllojshme. Populacionet e fasules së trevës tonë kanë qënë të shumta, madje edhe sot, një sy i hedhur në tregun fshatar, tregon për vazhdimësinë e shumëllojshmërisë së populacioneve tona për këtë...

» BK/SHJT - Arkitektura - Tak, tak! Dikush troket !?

  Për të hyrë brenda në një shtëpi në Korçë, dikur duhej të trokisje në portë. Por si të trokisje? Me dorëzë, (në formë pra, të kulturuar!). Dorëza të tilla kish dikur thuajse në çdo portë shtëpie, të qytetit tonë. Dorëza ishte vërtet një dorë e vogël metalike e cila mbante një sferë hekuri dhe godiste në një...

» KE11/15 - Glikoja e qershisë në Korçë.

 Qershia është një frut që nuk i duron dot ruajtjes dhe konsumit gradual. Asnjë frut tjetër nuk mund të prishet aq shpejt sa prishet qershia. Po qe se nuk konsumohet brenda pak ditëve pas vjeljes, ajo fillon e prishet, kalbet, vyshket, humbet turgorin (freskinë), shijen, madje edhe ëmbëlsinë. Ndryshe ndodh me mollën, me ftoin, me...

» MZ - Poezia: Molusku i shtëpise sime.

 Pasi prej magmës, brëndësisë më të parë, qindra miliona vjet më parë, shkëmbinjtë e murrmë, ultrabazikë, shpërthyen në sipërfaqe për të dalë, për të krijuar male, si mali që qyteti ynë mban mbi krahë, këtu, rrëzë sipërfaqeve të tyre, “lëkurë elefanti”, siç i cilëson, nobelisti poet, pati det.Jeta që brenda...

Share