MZ - Aforizma: Nga filozofia romake

 

Lënia për një çast pezull dhe mosmarrja e vendimit, për një çështje të dhënë, është e lodhëshme dhe shqetësuese por kjo gjë, është njëkohësisht edhe burim dhe mundësi, për të vepruar me mënçuri.

*
Padrejtësinë e urrejnë edhe vetë të padrejtët.

*
Akoma edhe një qime, edhe ajo ka hijen e vet.

*
Ai që mbrohet edhe atëhere kur është i mbrojtur, nuk rrezikohet lehtë.

*
Lënia e një emri të mirë, është edhe ajo një pasuri më vete, që u lihet trashëgimtarëve.

*
Përbuzja më e madhe për dikë, është ta quash mosmirënjohës apo, bukëshkelur.

*
Një tru i fortë, nuk nguron të marrë vendime.

*
Është e trishtueshme, të ta kthejnë me të keqe, atë ç'ka ti ua dhurove me kënaqësi.

*
Dështimi që na le mbresa më tepër, është dështimi i parë.

*
Gjatë një gjyqi, gjykatësi gjykon si proçesin ashtu edhe veten e vet.

*
Pasi kanë zgjedhur rrugën mirë, akoma edhe të verbërit, ecin të sigurtë. 

*
Gënjeshtra që thuhet për një qëllim të mirë, është dhe ajo një veprim i drejtë.

*
Fundi i një të varfëri është atëhere kur ai, imiton të pasurin.
 
*
Kur ngul këmbë tek padrejtësitë, krijon padrejtësi të tjera.

 

Nxjerrë prej: Sententiae, Publili Syri, shek 1-rë, para Kr.

 

Biçikletat Benotto, e fillojnë historinë e tyre që më 1931, kur edhe u bënë të famshme në gjithë botën. Kjo firmë u themelua në Torino prej një çiklisti 24 vjeçar, me famë botërore, të quajtur Giancinto Benotto.
Firma Benotto, prodhoi biçikleta për njëzet vjet me rradhë në Evropë, madje fitoi edhe tre herë kampionin, si biçikleta më e mirë në botë. Me biçikletën Benotto arritën suksese në gara dhe ture, një sërë çiklistash të mëdhenj të atyre kohëve dhe paskëtaj prodhimi i saj u zhvendos në Meksikë, në tregje të reja dhe gjithë sukses edhe në Amerikën Latine.
Ndërkaq, biçikletat Benotto kanë historinë e tyre edhe në Korçë. Këtu ato filluan të tregtohen më 1936 ekskluzivisht, prej vëllazërisë, Petraq dhe Marko Katro.
Në aktin e sekuestrimit të pasurisë së palujtshme dhe të lujtshme të Marko Katros, në ditën e arrestimit të tij nga sistemi komunist, ishin të regjistruara edhe 29 bicikleta te markës “Benotto” dhe një numër më i madh, në aktin e sekuestrimit për Petraq Katron.


Bicikleta_Benotto

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» BK/SHJT - "Na jep të kafshojmë një herë"

 Në përgjithësi, gjithmonë fëmijët kanë dashur të hanë, disa herë më tepër se zakonisht, gjatë ditës. Përveç nevojës biologjike, të ngrënit për ta, shpesh bëhet edhe një lloj kënaqësie, apo argëtimi, apo psikozë më vete. Gjithmonë fëmijët me vënd e pa vënd, me kohë e pa kohë, kanë kërkuar të hanë. Kjo...

» KE11/5 - Mbi oborret e qytetit të Korçës. Skicë

 Në Korçë duke përjashtuar apartamentet, nuk ka shtëpi, ose për të qënë më të saktë, numërohen me gishtat e dorës ato shtëpi, që nuk kanë oborr dhe që dalin drejt e në rrugë. Shtëpitë e qytetit tonë, shumë a pak që të gjitha kanë oborr, kush në një sipërfaqe më madhe dhe kush, në një sipërfaqe më të vogël....

» KE6/3 - Mbi jetimoren e Korçës

Një përshkrim i vitit 1923. (paraqitur këtu sipas arkaizmave të gjuhës së asaj kohe)“Kjo është një godinë ku rinë djem e vajza të pa-prindërshmë, të cilëvet, fati ose rrjedhja e ngjarjeve [të viteve] 1912 -1920 i ka lënë udhëvet. Këta fëmijë të mbledhur nga an’ e Bashkisë, janë vënë më një shtëpi në Famuli...

» KE1/34 - Kolovajzet

Nuk mund të përcaktohet dot etimologjia e kësaj fjale. Ndoshta rrjedh nga fjala kolovit, që presupozon të lëvizurit, pa mundim që bën njeriu, fjalë kjo që përdoret shumë në zonën tonë si p.sh., kolovit me makinë, e kolovita në kurriz, etj. Mundet pra që fjala kolovajze që presupozon të rrëshqiturit pa mundim në akull, të...

» BK/SHJT - Mbi xhiron në Korçë. - Skicë

Përgatiti: dr. Ilia V. BallauriNë Korçë, shëtitja në bulevardin qëndror të qytetit, ka qënë të paktën për njëqind vjetët e fundit, një prej mënyrave kryesore dhe në kohë të caktuara mbase e vetmja, e çlodhjes, e qetësimit shpirtëror, e argëtimit, e marrëdhënieve shoqërore, për qytetarët tanë. Bulevardi, xhiroja pra...

Share