MZ - Aforizma: Johann Wolfgang von Goethe

 

Njeriu çdo ditë duhet të dëgjojë pak muzikë, të lexojë pak poezi, të shohë një pikturë të bukur,  në mënyrë që rutina e përditëshme, mos bëjë që të lihet në harresë, ndjenja për të bukurën, ndjenjë kjo të cilën Zoti e ka mbrujtur në shpirtin e njeriut.

*
Njësoj si në Romën e lashtë, ku në qytet, përveç romakëve kish edhe një mori bustesh dhe statujash mes të cilave rronin njerëz, ashtu edhe sot, përveç realitetit, ekziston edhe një botë e fortë me fantazi dhe imagjinata, ku edhe në të jetojnë njerëz.

*
Thonë: Njih vetveten! Po si mund dikush të njohë vetveten? Kjo gjë nuk mund të bëhet, nëpërmjet survejimit të vetes, por vetëm nëpërmjet praktikës dhe ja sesi: përpiqu të kryesh detyrën që të takon dhe do të shohësh, se ke për të kuptuar menjëherë, karakterin tënd. 


*
Çdo moshe të njeriut, mund  t'i vihet në korrespondencë një filozofi e caktuar.
Fëmija paraqitet realist. Ai është aq i bindur për ekzistencën e dardhës dhe të mollës sa edhe për ekzistencën e vet.
I riu, i përfshirë siç është në furtunat e veta të brëndëshme është i detyruar që ta kthejë vëmendjen, të rrëmojë dhe të kërkojë brenda vetes, pra të bëhet idealist.
Një burrë i pjekur, ka një sërë arsyesh që të jetë skeptik. Ai dyshon sipas mënyrës së vet, nëse janë të sakta mjetet që ai ka zgjedhur për të kryer një veprim. Gjithashtu përpara se të veprojë dhe në çastin që vepron, e ka të nevojshme që të jetë vigjilent, me qëllim që në të ardhmen, mos pendohet hidhshëm për zgjedhje të gabuar.
I moshuari, ndërkaq është mistik. Mjaft gjëra i shikon të varen prej fatit, një diçka që s'ka logjikë të ecë dhe, logjiken të pengohet e të shkojë shtrembër, fati dhe pafatësia pra, të ndërrojnë vënd papritur dhe papandehur.

Zgjodhi dhe perkth: I.V.B.

 

Disa prej  markave më të njohura të biçikletave të përdorura në Korçë janë këto të mëposhtmet.
‘Herkules’ prodhim angles, biçikleta me dy hekura, me goma të trasha, të rënda, të cilat numuroheshin në majë të gishtave, prodhim i viteve ’20[?], ’30.
‘Gana’, ‘Dei’, ‘Legnano’ dhe ‘Bianchi’’,  prodhim italian, qarkulluan në qytetin tonë para luftës së dytë botërore (vitet, 30-40), në dy forma, mashkull pra me hekur dhe femër. Zinxhirin e kishin të futur në kuti. Ishin kryesisht biçikleta me shtat të mesëm dhe të ulët. Shënim: lartësia e biçikletës varej prej madhësisë së diametrit të rrotave, (26-she  apo 28-she), por edhe prej stilit të ndërtimit të trupit.
Zis’ dhe ‘Moskviç’, prodhime ruse (Bashkimi Sovjetik), të parat të larta, mashkull, me freno ‘kondër’, zinxhir të pambuluar, timon të hapur, të dytat mesatare, mashkull dhe femër, qarkulluan kryesisht në vitet ‘50.
Mifa’, ‘Diamant’,  prodhim i ish-DDR, pra Gjermanisë Lindore, mashkull dhe femër, të larta, mesatare dhe të ulta, kryesisht me freno ‘kondër’ dhe goma relativisht pak më të trasha se normalet, qarkulluan në vitet, ’50, ’60, ’70.
‘Robusto’ dhe ‘Eska’ prodhime çekosllovake, qarkulluan kryesisht në vitet ‘60 por edhe ‘70. Gjendeshin në formë mashkull dhe rallë femër, mund të ishin me frena ‘kondër’, zinxhirin e kishin të mbular pjesërisht nga sipër me një kapak. Ishin biçikleta të larta.
‘Favorit’, prodhim çekosllovak, biçikletë mesatare, mashkull, qarkulloi në vitet ’60.
‘Mesko’, prodhim polak, lartësi mesatare, mashkull, zinxhir të hapur, me freno ‘kondër’, qarkulloi kryesisht në vitet ‘70.
‘Bicikletat kineze dhe vjetnameze’ qarkulluan në Korçë gjatë viteve ‘80, në shumë lloje dhe disa marka, kish forma mashkull dhe femër, të larta, mesatare por edhe të ulta, me zinxhir të mbuluar dhe të pambuluar, etj.
‘Pioner’,  ishin biçikletat me shtat më të ulët që kanë qarkulluar ndonjëherë tek ne, prodhim polak. U çfaqën në vitet ’60 dhe ’70 në pak egzemplarë, ishin në formë femër dhe përdoreshin zakonisht prej fëmijëve.
‘Tirana’,  biçikleta pjesërisht shqiptare, të larta, mashkull, prodhuar në ish uzinën ‘Tirana’, në fillim të viteve ’80. Qarkulluan në numur relativisht të pakët.

 
 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE2/35 - Rruga e moçme e karvaneve

Rruga e moçme e karvaneve, Vlorë-Berat-Voskopojë-Korçë dhe mallrat që transportoheshin.Zona e Korçës lidhej në Adriatik me dy skela, atë të Durrësit dhe të Vlorës. Skela kryesore për tregtarët e anëve tona dhe sidomos për ata voskopojarë ka qënë skela e Durrësit.Ndërkaq një tregëti e konsiderueshme zhvillohej edhe duke...

» KE5/8 - Pikat postare në trojet e qarkut të Korçës, nga viti 1912 deri në vitin 1940.

 Më 1914 nga gjithsej 19 pika postare që kish vëndi, në zonën tonë kanë qënë këto pika:Korçë Qukës Starovë.Më 1922 nga gjithsej 47 pika postare që kish vëndi, në zonën e Korçës kanë qënë këto pika: Korçë Bilisht Kolonjë (Ersekë) Pogradec Leskovik. Këtu jepet një vulë postare e vitit 1913 e pikës postare të...

» BK/SHJT - Mbi vajtje - ardhjet, Librazhd - Korçë, gjatë viteve '70. Skicë

 “I pendolari”, i quajnë në Itali, punonjësit që për të arritur në vëndin e punës, u duhet të lëvizin, të bëjnë një rrugë të gjatë ndoshta dhe me orë, vajtje pra dhe kthim, njësoj si penduli apo lavjerrësi i orës. “I pendolari”, pra pendularët, janë punonjësit – lavjerrës (në qoftë se mund të shprehemi...

» KE8/8 - Numri i automobilave në Korçë më 1926.

 Numri i automobilave sipas T. Selenicës tek, punimi i tij me titull, "Shqipëria më 1927", në disa qytete të Shqipërisë më 1926, ka qënë:Berati, 15Durrësi, 34Elbasani, 17Gjirokastra, 25Korça, 48Shkodra,  43,Tirana, 85Kukësi, 0Peshkopia, 0

Share