MZ - Aforizmë: Meneandri

Në një kompleks koral të një pjese teatrale, nuk këndojnë që të gjithë, por dy a tre.
Të tjerët, të përzierë atje, qëndrojnë të ngulur në kor vetëm për numër.
Në jetë pra, rrojnë vetëm të gjallët e vërtetë.

 

Meneandri,
sipas Stobeut, tek Antologjia, 121, 11
Shek. IV para Kr.

                        

                         

JavaScript is disabled!
To display this content, you need a JavaScript capable browser.




Platoni
, filozofi і madh, jetoi në kapërxim të dy shekujve, V-të dhe të IV-të para Kr. Lindi dhe vdiq në Athinë (428-347). Që në vogëli ai mori një edukim tepër të kompletuar dhe fillimisht, në krijimtarinë e tij, ai u ushtrua në tragjedi dhe poezi. Me sa duket edhe disa poezi erotike që kanë arritur t’і mbijetojnë kohës dhe t’і kemi deri në ditët e sotme, janë të kësaj periudhe të jetës së tij mbasi, me sa dihet, ai në moshën njëzet vjet u lidh me Sokratin dhe meqënëse u dha me një pasion të zjarrtë ndaj filozofisë ai і dogji gjithë shkrimet e tij të mëparshme. Platoni jetoi pranë Sokratit deri në vdekjen e këtij të fundit. Ka jetuar gjithashtu pranë Euklidit. Udhëtoi mjaft dhe më 387 ai filloi të japë në Athinë mësime filozofike në kopshtet e Akademisë. Platoni konsiderohet bashkë me Sokratin dhe Aristotelin si një treshe që përfaqëson thellësitë më sublime të mendimit filozofik të lashtë evropian.




K’të moll’ dhuratë po ta dërgoj ...


K’të moll’ dhuratë po ta dërgoj,
T’ shoh në me gjith’ zemër ti m’ do,
E merr atë dhe si këmbim le të provoj,
Le të shijoj, diçka nga virgjëria jote.


Dhe në do tjetërkënd, s’ka gjë,ti mollën prapë e mbaj,
(Oh më ruajtë, mos e dhëntë, perëndia,)
Veç mendo mirë se vjen një ditë dhe pastaj,
Dhe nga ç’do femër flut’ron, largohet bukuria.



Një kokër molle jam dhe ...

Një kokër molle jam dhe,
Dikush që ti e do dhe e kërkon,
(Por që ty të ri і ftohtë dhe і larguar,)
Tek ty më flak, më shtyn dhe më dërgon.


Më hedh ai, e ti më pret,
Dhe ftohtë ti, më mban në duar.
Ti tjetrin ëndërron,
Me mua në dor’ për tjetrin përvëluar.


Më thuaj po!
Më thuaj, më mos prit si e hutuar,
Mos prit, e ëndërruar ti pranverën,
Ai s’të do, jam un’ që t’dua, endè se ke kuptuar?


Shqipëroi: Ilia V. Ballauri
Reciton: Nonda Kajno




loja_me_e_vjeter

Loja më e vjetër,
John William Godward, 1903

 

 

 

 

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» MZ - Vargje erotike bizantine: "Gërsheti i mplakur"

 Përse m’i përbuz të dobtat flokë,të mplakura, bërë gërshet me zor në kokë?Përse,m’i përbuz sytë që prej lotëve më janë zbutur,më janë tretur, më janë errur, më janë futur?Eh, këto pra lulëzojnë tani, me dhimbjen time,tallen, më përqeshin, ushqehen me shqetsimet.Ato janë shënja të plagëve, të shigjetave, të...

» MZ - Morali - Mbi natyrën e Dashurisë, sipas Plutarkut.

 Dashuria nuk lindën papritur, nuk lindën menjëherë, siç ndodh me inatin dhe as nuk shkon shpejt, pa ç’ka se për të thonë se ka krahë.Ajo ndizet butësisht dhe pastaj nëpërmjet aftësisë shkrirëse që ka, hapën rrugën e vet të depërtimit, thellë e më thellë. Kur arrin që përfshin gjithë shpirtin ajo qëndron kështu,...

» KE10/4 - Gjenealogji - Muzika: Fragment nga gjenealogjia e Tefta Tashko Koços.

Duke ndjekur linjat e femrave, gjenealogjia e këngëtares shqiptare ndoshta më të madhe për të gjitha kohërat, Tefta Tashko Koços, para saj, del  e ndërthurur me atë të familjeve të tjera të vjetra korçare si dhe futet në thellësi edhe të paktën pesë breza të tjera, duke arritur kështu, deri aty nga mesi  i viteve 1700.  ...

» MZ - Poezia: Si u krijua gruaja!

 Në mitologjinë indiane, Tvastri, ose siç quhet ndryshe, Visvakarma, është artizani  dhe arkitekti i perëndive, njësoj si dhe Hefesti apo Vullkani, për të dymbëdhjetë perënditë e Olimpit. Ambientet hyjnore të perëndive indiane ishin krijuar prej tij, dhe njëkohësisht perënditë e luftës, farkëtimin e armëve të veçanta...

» MZ - Gjenetika: J.W.Goethe - Tparet që prej prindërve përftova, ...

 Johann Wolfgang von Goethe (1749 – 1832) konsiderohet si gjeniu i mendimit intelektual modern gjerman. Ai ishte shkrimtar (shkruajti: poezi, prozë dhe dramë), filozof, fizikant, biolog, erudit, etj, ku rrallë dhe, si dikur në botën e lashtë tek ai gërshetoheshin dijet e thella të letrave, me ato të shkencës.Duke lënë mënjanë...

Share