Aforizma - Jorge Luis Borges

 

Gjithmonë paradisin e kam imagjinuar si një lloj biblioteke.
*
Si paradisi ashtu dhe feri më duken si shume, qoftë per të shpërblyer qoftë për të ndëshkuar. Veprimet e njerëzve nuk meritojnë as njërën as tjetrën.
*
Një përkthim asnjëherë nuk është besnik ndaj origjinalit.
*
Të biesh në dashuri, do të thotë të ndërtosh një lloj besimi ndaj një perëndie që një ditë, do të bjerë.
*
Asgjë nuk është ndërtuar mbi gur, të gjitha janë ndërtuar mbi rërë, por ne duhet të ndërtojmë, sikur ndërtojmë mbi gur.
*
Çapitem aq ngadalë, njësoj si dhe ai, që vjen së largu dhe që nuk pret, që të arrijë kurkund.
*
Të pranosh të panjohurat, do të thotë që, të gjitha gjërat të jenë të mundëshme, edhe Zoti edhe Trinia e Shënjtë. Bota që jetojmë është aq e çuditshme sa gjthçka mund të ndodhë dhe mund të mos ndodhë. Duke pranuar të pa njohurën, i jap mundësi vetes të jetoj në një botë më të madhe, më fantastike, në një lloj bote misterioze. Dhe kjo gjë, më bën që të jem më tolerant.
*
Kur vjen fundi, njeriu nuk ka më fantazi dhe imagjinatë, ka vetëm fjalë, fjalë.

 

Prej parash të paligjshme (të pista), ata nuk mund të mbledhin dot taksa.

Këtë pat deklaruar dikur, Al (Alfonsio) Capone (1899 – 1947), i njohur edhe me nofkën “Skarface”, gangster me origjinë italiane, i periudhës mes dy luftërave, që rrugën e vet  e nisi qysh në moshën 19 vjet duke vrarë dhe duke u bashkuar pastaj me bandat e Johnny Torrio në Çikago. Tek këto, ai mori fillimisht pjesë si vrasës i specializuar dhe pas plagosjes së rëndë të Torrios, Capone u bë bossi i mafjes së Çikagos. Suksesin dhe kulmin e vet ai e arriti në Kohën e Ndalimit (Prohibition era, 1920 - 1933), në Amerikë, me ligj të prodhimit, shitjes dhe transportimit, të pijeve alkoolike.

Al Capone, në këtë moment mbyti kontrabandë, një treg të uritur, me pije alkoolike duke fituar një pasuri përrallore. Gjatë kulmit të kësaj veprimatrie, ai kish nën kontroll nëpërmjet parasë, politikanë, juristë, qeveritarë, parlamentarë dhe një pjesë të mirë të policisë.
Ndërkaq gjatë krizës së viteve ’30, Al Capone për të përmirësuar imazhin e vet, ishte i pari që hapi të quajturat, Free Soup Kitchen, pra mensa, ku jepej falas për të papunët ushqim.
Pas  apogjeut ai u dënua me burg nga ku mbeti i izoluar dhe pa lidhje me bandat e tij, sidomos gjatë kohës kur ishte në burgun e Alcatraz-it, duke e humbur kështu fuqinë e vet një herë e përgjithmonë.
Pr.era_kontroll Jeta, figura dhe veprimatria e Capones, është shtjelluar gjërësisht, në shkencat ekonomike, në kriminalistikë, në jurispudencë, në kinematografi, në publicistikë, në skenë, etj.
Thënia e mësipërme e Al Capones, shpjegon shumë thjesht dhe në mënyrë filozofike, mekanizmin e pasurimit të paligjshëm dhe lidhur me të, të zhvillimit të korrupsionit.
Një tjetër thënie tepër e njohur e Capones është: Me një fjalë të mirë dhe me kobure mund të bësh më tepër përpara, sesa vetëm me një fjalë të mirë. Prohibition_era
Në foto jepet një pamje e Periudhës së Ndalimit të Pijeve Alkoolike, ku tregohet kontrolli shtetëror, në një distileri klandestine të nëndheshme, në Detroit.
Së fundi, duhet thënë gjithashtu se, Prohibition era, ishte një epokë karakteristike e veçantë në jetën amerikane e cila la, gjithashtu gjurmët e veta në stil, në veshje, në muzikë dhe në art.



 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE11/13 - Ekonomia: Nga historia e kambizmit, në kohën e Turqisë në Korçë.

 Fjala kambizëm vjen prej italishtes, cambiare = me këmbye, këmbej, pra kambizmi është veprimi financiar që lidhet me këmbimin (angl. exchange) e një monedhe me një tjetër.Në fund të shekullit të 19-të e fillim të shek. të 20-të, para rënies së perandorisë osmane, në Korçë falë zhvillimit ekonomik të qytetit si edhe të...

» KE4/32 - Vlerat e monedhave të kohës së Turqisë dhe konvertimi і mundshëm ...

Grosh nuk është turqisht por, si fjalë vjen nga gjermanishtja: grush, krush, kraish, grochen, meqënëse në atë monedhë, dikur ndodhej një kryq. Centimët e shillingës austriake edhe sot quhen grosh. Në Voskopojë groshi quhej edhe asllan, mbasi voskopojarët në ato kohë udhëtonin së tepërmi në Evropën qëndrore ku qarkullonin...

» KE12/10 - Ç' ishin çifligjet.

 Shënim:  Materiali që vijon, është hartuar duke u bazuar tek të dhënat të nxjerra nga studimi: Akd. Shkc. Shqiprisë, L. Mile,“Çështje të historisë agrare shqiptare (fundi i shek.18-të, deri në vitet ’70 të shek.19-të)“, fq. 30 - 33.Fjala çiflig duket se vjen prej persishtes: çift = një palë, pra një pendë qè e...

» KE8/2 - Mbi monedhën e dikurshme turke, të quajtur akçe ose asprë.

Akçe ishte njësia monetare më e vogël e perandorisë osmane, për disa shekuj. Monedha në fjalë ishte e vogël dhe prej argjendi. Ajo filloi të qarkullojë aty nga viti 1328, gjatë sundimit të sulltanit Orhani (1326-1359) dhe vazhdoi deri në fund të shek. 17-të.

Share