Mbi ndërtesat ushtarake që ndodheshin në Korçë më 1901 dhe 1923.
Një përshkrim i vitit 1901:
Këto janë 4 ndërtesa të reja të bukura, që u ndërtuan nga themelitë më 1892, më të mëngjërë të udhës së madhe kur shkojmë për në Manastir, ndë mes të lumit të Barçit dhe Shelgjeve të Gorgurit [apo Gorguzit? Ku ndodheshin këto shelgje?].
E para nga këto që është edhe më e bukura është për kryetarët e ushtërisë, e mesmja është për të mbajtur roba, armë, dhe të tjera gjëra të ushtërisë; të dyja [këto] janë me dy kate; edhe e treta për të ndënjurë ushtarët është e vogël e me një kat, se Korça nuk është klyç vënd ushtërije (pra nuk është vënd strategjik). E katra ndërtesë e cila është prapa së mesmesë, është e vogël, e mbuluarë mirë, e mbështjellë me mure të forta; këtu mbajnë fishekët, barutnë, etj. të cilat më parë i mbanin më një ndërtesë të vogël afër qeverisë (ndërtesës së pushtetit vendor, sipas gjuhës së sotme) dhe burgut. Prapë (gjithashtu), një ndërtesë e vogël është në lindje të qeverisë, të cilën edhe këtë e kanë për të ndenjur ushtëria që bën shërbimin e qytetit (xhandërmaria).
Një përshkrim tani po për këto godina, i vitit 1923:
..Korça në kohë të sundimt Turk, duke mos qënë qëndrë ushtërije nuku kish as ndërtesa të posaçme. Po turqit me sistemin e Stratokratisë, … ndërtuan të tilla më 1892, në Korçë pa patur nevojë. …
Këto ndërtesa janë 4 të vogla, sot të çkatëruara nga përdorimi i tyre prej ushtërivet të ngjarjevet 1912 – 1920.
Godinat janë në të mëngjër të rrugës Korçë - Bilisht, jashtë qytetit, përkarshi bregut të Shën Ilisë, në Veri perëndim të tij.
Ndërtesa e parë e gurtë, e bërë për të ndenjur Oficerët e ushtërisë.
E dyta e gurtë me dy kate në jugë të së parës e ngrehur për të mbajtur roba e pushkë, mobilje të ushtërisë.
E treta me një kat, e gurtë, për të ndenjur ushtarët, e cila ndënë mbulesën e saj mund të mbanjë gjer 150 -200 ushtarë.
E katërta, prapa këtyre 40 – 50 metro është një godinë e vogël e gurtë, për të mbajtur lëndët që marin zjarr, si barut, fishekë, bomba, etj. etj.
Lexoni gjithashtu / More Articles :
» KE2/34 - Nxjerrja e rakisë
Dikur (vitet ’30) kryhej me leje nga shteti. Administrata e financës së asaj kohe, bazuar mbi ligjet për pijet alkolike lëshonte edhe lejet për nxjerrjen e rakisë, duke evidentuar në të njëjtën kohë edhe zotëruesit e kazanëve të rakisë.
» MZ/ Poezia: Lulja - A. S. Pushkin
Një lule të thatë pa push, pa erë, të shtypur brenda librit sot pashë, dhe ja, një mendim i çuditshëm menjëherë,shpirtin ma përfshiu, ndaj thashë:Kur lulëzoj kjo lule? Ç’pranverë? Ç’maj?Sa kohë? Pse u këput dhe ku?I njohur, i panjohur kush e këputi dhe pastaj, vallë pse e vendosi mes fletëve këtu?T’i kujtojë ndofta...
» KE4/1 - Guri i Cjapit
Është një monument natyror, një masiv shkëmbor, konglomerat rranor i cili mendohet të ketë marrë një trajtë të veçantë shumë interesante, prej veprimit të faktorëve atmosferike. Ai ndodhet në zemër të vargmaleve të Moravës, në lindje të qytetit të Korçës, në pyjet e parkut të Bozdovecit, të komunës së Drenovës,...
» BK/SHJT - Sociale - Psikologji - Histori: Humori në Korçë
Qyteti ynë dikur ka patur humor të hollë, pavarësisht se dalngadalë, kohët e fundit, mundet që ai degjeneroi. Karakteristikë e humorit të Korçës ishte se, ai shpesh vinte në lojë jetën e gjithë shtresave të shoqërisë së qytetit, pa kursyer këtu askënd.Banorët dikur bënin një jetë më të afruar me njëri tjetrin dhe...
» BK/N - Bujqësia - Teknologjia ushqimore: Një monografi për bimën e elbit
Korça është për Shqipërinë, atdheu i birrës dhe birra prodhohet prej elbit. Për rrjedhojë, zona e Korçës është edhe zona e elbit distik dhe ka, si traditën më të vjetër për këtë bimë, ashtu edhe njohuritë shkencore më të thella për të. Gjithmonë në zonën tonë, historikisht është mbjellë edhe sipërfaqja më e...