MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari

Vjedhës nuk është vetëm ai që i hedh vajit ujë por,
Vjedhës është edhe ai mjeshtër a mësues që nuk mëson nxënësit e vet.

 

I (1 - 4)
Ati ynë, që në qiell lart qëndron,
mos kujto, se goja më gabon,
mos kujto se flas pa menduar,
mos më paragjyko, pa m’dëgjuar,
hidhërim të fortë, të vërtetë vrer,
prej shpirtit, i detyruar do nxjerr.

E pafuqishme është fjala, e thatë,
nuk ka përmasa, ësht’ frymë e ngratë,
nuk mund, të shprehë, të rijapë,
ato rrethana që Koha e keqe, solli
ato ç’ka dikur KohëShkreta, k’tu volli.

II (5-8)
Nuk kam këtu si qëllim,
që ngjarje të rrëfej, a tregim,
por brezave plot ngashërim,
dua tu them me disa fjalë,
tu them të dinë të kujtojnë,
të dinë dhe mirë të tregojnë,
ato që koha dikur këtu hodhi,
gjthçka që uria na rrëmbeu, na vodhi. 

III (9-12)
Nuk dua të përdor ligjërata,
kur ngjarjet, kishin vetëm mandata,
s’kam shprehje të ëmbla, përdëllim,
ç’ka do t’shihni në këtë tregim. 

Un’ thjesht, do t’i them, do t’i flas,
gjithçka që do përcjell, do përqas,
me gjuhën, ja kështu si më vjen,
ta kuptojë gjithkush që e ndjen.

IV (13-14)
Kështu pra o zot, me lutje,
historinë e urisë, k’të vuajtje
ndihmën tënde po kërkoj,
të tregoj. 

V (15-18)
Në vitin një mijë
e shtatëqindtridhjeteshtatë,
fillimisht u shfaq,
një shënjë e kobshme, e ngratë
që dukej kudo mbi dhe.

Shënja të tjera të këqia,
ngado u shfaqën pastaj,
u paralajmërua, kështu zia
uria, na pushtoi paskëtaj. 

VI (19-20)
Në ditën e pestë si hyri, Shën Ëndreu,
një kometë e madhe e zjarrtë, shkëlqeu,
në mbrëmje duke u gdhirë, Shën Koll,
u duk në qiell dhe rrotull u soll. 

VII (22-24)
Nga veriu u shfaq një shënjë e ligë,
nga lindja perëndimi, një qiell plot frikë.
Hidhërime dhe kaos për njerëzit, parandillte,
se do të sillte.

VIII (25-28)
Trazirat, shqet’simet, filluan të tronditin,
Moskën, Austrinë dhe Turqi zabitin,
por përshkrimin e tyre, mënjanë po e le,
at’ punë historianët, le ta shohin më nge,
këtu vetëm, kronikën do jap, do t’shënoj,
ç’ka populli ynë gjatë urisë, vuajti e lëngoj.
                .........................

                                        (Vazhdon)


Shënim:
Më sipër jepet vetëm fillimi i poemës në fjalë e cila
është shkruajtur në gjuhën greke postbizantine.
Shqipëroi dhe përpunoi me rimë Ilia V. Ballauri, 1999. 

 

  

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» MZ - Koha e Vjeljes së Qershisë - Poezi - Robert Graves

 Qershia është një nga mrekullitë e botës së bimëve.Bukuria e kësaj peme qëndron tek të gjitha, tek fruti, tek lëngu, tek lulja, tek aroma, tek shija, tek ngjyra, tek druri i saj i çmuar, tek lëvorja e saj e argjëndtë, madje edhe fjala qershi është një ndër fjalët më të bukura që ka gjuha shqipe (mendoj unë). Për...

» MZ- Poezia: Anakreonti shek. 6-te, para Kr. - "Eh, si erdhi rrotull koha"

 Dikur, gjithë lecka veshur,Shtrënguar trupit, për të qeshur,Vëthë druri, i vareshin veshit,Fukarallëk, që dukej sheshit.Prej mburoje, shum’ të vjetër,Kish nxjerrë, lëkurë të djegur,Brez për mezin, e kish bërë,Dhe me të, një jet’ të tërë.Miqësi, kish me furrxhesa,Me zuzare, jabanxhesa,Ky pra, që po dëgjoni,Ish zotni,...

» MZ - Poezia: K. Kavafi, "Qirinjtë"

Konstandin Kavafi, lindi dhe vdiq në të njëjtin qytet, në Aleksandri të Egjiptit (1863 – 1933). Lindi dhe vdiq në të njëjtën ditë më 29 prill. Ishte fëmija i nëntë i Petro Kavafit, tregëtarit të madh të pambukut, në Egjipt i cili origjinonte në thellësi prej një familjeje të vjetër greke bizantine nga Kostandinopoja....

» MZ: Poezia - Shega e Kopshtit.

Vargje te lashta erotike te koheve te faraoneve te Egjiptit.Nxjerre nga vellimi me titull, "Vargje te lashta", Liriko - erotike, 211fq. me figura.Pergatiti: shqiperimin, komentet, shenimet dhe kompozicionin, Ilia V. BallauriBotuese UEGEN, 2010. Tirane:Ne kete antologji me vargje lirike dhe erotike nga bota e lashtë, perfshihen: Egjipti i...

» BK/N - Biologji - Poezi : Vargje kushtuar një fare.

Fara! Ky pra ish qëllimi i gjethes, për të rrënja punoi,Ky pra ish qëllimi i lulëzimit, për të lulja flërtoi,Kjo farëzë pra, është fruti i fundmë, jeta vetë,Kjo bucelëzë e çuditshme e forcës, enigmë përjetë!Për të rrënja thithi, për të burbuqi çeli dlirë,Botë, brenda botës, brenda botës, përfshirë.Kjo pra është...

Share