MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari

Vjedhës nuk është vetëm ai që i hedh vajit ujë por,
Vjedhës është edhe ai mjeshtër a mësues që nuk mëson nxënësit e vet.

 

plepi

Dikur në mes të Korçës, pikërisht përballë, aty ku është sot porta e bibliotekës së qytetit, në trotuar, (pra dikur, përballë portës së anëshme të kishës së Shën Gjergjit) ndodhej deri aty nga vitet ’60 një plep (latn. Populus nigra L.) jashtëzakonisht i madh. Plepi kish lartësinë rreth 15 – 20m (afrs. sa një godinë me 5 kate), diametrin e kurorës rreth 60m dhe trashësinë e trungut, pra diametrin, rreth 4m (duhej të kapeshin rreth 8 veta, që ta pushtonin trungun). Plep aq i madh, rrallë se mund të gjendet sot diku. Plepi u pre në atë kohë që u prish edhe kisha e Shën Gjergjit.
shengjergji Këtu po japim një foto të dimrit vitit 1917 të kishës së Shën Gjergjit dhe të plepit. Madhësia e tij në të (pra në foto) as afrohet për nga madhësia që kish pas pesëdhjet vjetëve të tjera, pra në vitet ’60. Në fakt, duhet të egzistojnë fotografi në Korçë të viteve ’60 që ta kenë këtë plep në pamjen e zhvillimit maksimal të tij.
Një karakteristikë tjetër e plepit të dikurshëm ishte se në të mblidheshin shumë shpendë, rabecka, pëllumba, guguçe, lejlekë, por veçanërisht gala (korba, latn. Genus Corvus) dhe se në të kish shumë fole.
Aq i shumtë ishte numri i galave që qëndronin në të, sa kur ato ngriheshin krijoheshin re. Ato, gjithashtu me kakarisjen e tyre kra-kra, krijonin shqetësim për banorët e qytetit. Të vjetrit theshin se në vitet tridhjet bashkia vinte gjuetarë për t’i vrarë duke i shpërblyer ata me pikë të dobishme për lejet e gjahut. korbi
Galat e plepit të Korçës i ka përmëndur në shkrimet e veta edhe nobelisti Jorgo Seferi, i cili i ka parë tufat e tyre me sy në kohën kur ka jetuar në Korçë. Ka të ngjarë që një poezi e tij me titull, “Korbi” të cilën e ka shkrojtur në Korçë në dimër të vitit 1937, të ketë lidhje me galat e plepit të Shën Gjergjit.
Prerja e plepit të Korçës, parë nën këndvështrimin e sotëm ekologjik, ka qënë një humbje më vete, e një monumenti natyral kulture, (jo për moshën, por për zhvillimin) tepër me vlerë, për qytetin tonë.


 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE11/5 - Mbi oborret e qytetit të Korçës. Skicë

 Në Korçë duke përjashtuar apartamentet, nuk ka shtëpi, ose për të qënë më të saktë, numërohen me gishtat e dorës ato shtëpi, që nuk kanë oborr dhe që dalin drejt e në rrugë. Shtëpitë e qytetit tonë, shumë a pak që të gjitha kanë oborr, kush në një sipërfaqe më madhe dhe kush, në një sipërfaqe më të vogël....

» KE3/3 - Të dhëna numerike për liqenet e Prespës, krahasuar këto me fushën e Korçës.

  Prespat përfshihen përbrenda këtyre koordinatave gjeografike, veri 41 gradë dhe 25 minuta, jugë 40 gradë dhe 40 minuta, në lindje  21 gradë dhe 16 minuta dhe në perëndim 20 gradë dhe 50 minuta dhe kanë sipërfaqe, Prespa e madhe 275.2 km2, ndërsa Prespa e vogël 50.7km2.Liqenet kanë konfiguracion të çrregullt. Gjatësi...

» BK/N - Sojet e vjetra të piperkës në zonën e Korçës.

Piperka (Capsicum anum)Korça është, ndër zonat që ka numrin më të madh të llojeve autoktone të specit, macrocarpa. Së pari përmëndim sojin Gogozhare, që në një përshkrim të vitit 1958 thuhej se fruti kish formën e domates, të shtypur, tul të trashë, të fortë, të shijshëm dhe se gjatë pjekjes kalonte ngjyrat nga jeshil në...

» BK/N - Sojet e vjetra të grurit në Korçë

 Treva e Korçës sipas të dhënave arkeologjike, për Shqipërinë është qëndra më e lashtë, ndërsa më gjërë, një nga qendrat më të lashta, ku konstatohet se këtu ka pas qënë kultivuar gruri. Në vëndbanimin e hershëm të Maliqit, janë gjetur kokrra gruri të karbonizuara me moshë 4000 – 4700 vjeçare.Ndërkaq edhe në...

» BK/N - Bujqësia - Teknologjia ushqimore: Një monografi për bimën e elbit

Korça është për Shqipërinë, atdheu i birrës dhe birra prodhohet prej elbit. Për rrjedhojë, zona e Korçës është edhe zona e elbit distik dhe ka, si traditën më të vjetër për këtë bimë, ashtu edhe njohuritë shkencore më të thella për të. Gjithmonë në zonën tonë, historikisht është mbjellë edhe sipërfaqja më e...

Share