Aforizma: Nga filozofia e lashtë, për shkrimin dhe leximin.

 

Shfrytëzoje kohën, duke përmirësuar vetveten, nëpërmjet atyre ç’ka të tjerët kanë shkruajtur. Kjo do të thotë që të mbërrish lehtë, atje ku të të tjerët, kanë mbërritur duke punuar shumë.
Sokrati
*
Quhet se një shkrim të pëlqen, atëhere kur të pëlqen edhe pasi e ke lexuar dhjetë herë.
Horaci
*
Për të shkruajtur mirë, shprehe vetveten si një njeri i zakonshëm dhe mendo si një njeri i zgjuar.
Aristoteli
*
Mëndjen duhet ta përformojmë, duke lexuar në thellësi dhe jo në gjërësi.
Quintilian
*
Ai që nuk lexohet, konsiderohet sikur nuk ka shkruar gjë.
Marciali
*
Krehjet e shumta të një shkrimi,  e dobësojnë më tepër atë, sesa e përmirësojnë.
Plini (i Ri)

Shqipëroi: Ilia V. Ballauri

Tashmë ajo ndodhet larg, diku, larg Sardit  në mërgim,
Të sjell nër mend ty dhe lodhet, eh kujtim, eh, dëshpërim,
Të mendon ty, më mendon mua bashkë me ty, të gjitha në vegim,
Se si kaluam bashkë, unë, ajo, dhe ti o shpirti im.

Ç’ka bashk’ kaluam, gjithçka ish magjike, një ëndër vërtet,
Ti ishe hyjni, perëndi, lumtëri, piksynim, ishe jet,
Tek ty në ligjrim, në këngë, në prehr, ajo veç qetsi gjet,
Ti për të ishe bota, gjithësia, dashuria që vret,

Tani ësht’larg, por spikat, ajo prap’, dallon mes vashave t’Lidisë,
Dallon ashtu, siç ndodh, siç ngjet, në muzgun kuqarak,
Siç ndodh në perëndim, kur shkon dielli, і lodhur drejt vetmisë,
Kur trëndafilja hënë del, e kurorzjarrtë, mes hyjeve përflak.

Dallon ajo ashtu, si ndodh kur drita e hënës rrjedhshëm del,
Dhe mbi det shket, mbi dhè buron, mbi lulet me aroma,
Dallon ajo, njësoj si vesa, që і gjallron burbuqet n’zabel
Dhe në jet’ sjell, trifiln’jeshil dhe sythat e njoma.

Ajo vjen rrotull, Attisa   ime, ta dish se ajo ne na mendon,
Ty të kujton, të ëndëron dhe shpirtn’e saj e ha trishtimi,
Dhimbja e vret, e tret hidhërimi, angushtia e rëndon,
Zëmrën e saj të brishtë e ligështon kujtimi.

Ajo na fton në gji të saj, kërkon qetsi, don të shpëtojë,
Do lumturi, do dashuri, kujtimet t’і shkrijë, t’і largojë,
Por, nata thon’ ësht e pa bes’, rrezik mund t’ dëgjojnë,
Ka mijra veshë, s’ka siguri, në fshehtësi mund të përgjojnë.

Safo_dhe_erosi

Safo frymëzohet prej Erosit.
Angelica Kauffman
(1741 - 1807)

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» MZ - Poezia: Si u krijua gruaja!

 Në mitologjinë indiane, Tvastri, ose siç quhet ndryshe, Visvakarma, është artizani  dhe arkitekti i perëndive, njësoj si dhe Hefesti apo Vullkani, për të dymbëdhjetë perënditë e Olimpit. Ambientet hyjnore të perëndive indiane ishin krijuar prej tij, dhe njëkohësisht perënditë e luftës, farkëtimin e armëve të veçanta...

» BK/LA - Safo: Të lutem Zonjë ... - Poezi e recituar dhe e shoqëruar me muzikë.

                                      Safo: "Të lutem Zonjë ... ", Shqipëroi: Ilia V. Ballauri Reciton: Nonda KajnoTi hyjni e përjetshme, ti fronpurpurt, Afërditë,Ti bija rjetgrackë e Perëndisë, më çliro, më zgjidh,Të lutem Zonjë, m’і largo...

» BK/LA - Poezia - Poezi: Anakreont u mplake!

 Shqipëroi Ilia V. BallauriMë thon’ gratë lozonjare,“Mbarove, Anakreont, u mplake,”“Ja shih vetveten, në pasqyrë,”“Kokëçveshurën, shëmbëlltyrë”

» MZ - Koha e Vjeljes së Qershisë - Poezi - Robert Graves

 Qershia është një nga mrekullitë e botës së bimëve.Bukuria e kësaj peme qëndron tek të gjitha, tek fruti, tek lëngu, tek lulja, tek aroma, tek shija, tek ngjyra, tek druri i saj i çmuar, tek lëvorja e saj e argjëndtë, madje edhe fjala qershi është një ndër fjalët më të bukura që ka gjuha shqipe (mendoj unë). Për...

» HISTORIA E MUZIKËS SË KORÇËS 1800 - 1940 (for sale)

"HISTORIA E MUZIKËS SË KORÇËS 1800 - 1940" (Autor: Vasil A. Ballauri)Përpunoi dhe përgatiti: Ilia V. BallauriBotuar dy herë: 2003 dhe 2013, disponohen akoma pak kopje, çmimi 5 euro.Cituar në punimet e tyre prej: E. Koço, Xh. Jorganxhi, V. Ziko, etj.Gjendet i depozituar edhe në bibliotekat: Korçë dhe Tiranë.Mund ta kërkoni tek e.mail...

Share