MZ - Aforizma: Nga filozofia romake

 

Lënia për një çast pezull dhe mosmarrja e vendimit, për një çështje të dhënë, është e lodhëshme dhe shqetësuese por kjo gjë, është njëkohësisht edhe burim dhe mundësi, për të vepruar me mënçuri.

*
Padrejtësinë e urrejnë edhe vetë të padrejtët.

*
Akoma edhe një qime, edhe ajo ka hijen e vet.

*
Ai që mbrohet edhe atëhere kur është i mbrojtur, nuk rrezikohet lehtë.

*
Lënia e një emri të mirë, është edhe ajo një pasuri më vete, që u lihet trashëgimtarëve.

*
Përbuzja më e madhe për dikë, është ta quash mosmirënjohës apo, bukëshkelur.

*
Një tru i fortë, nuk nguron të marrë vendime.

*
Është e trishtueshme, të ta kthejnë me të keqe, atë ç'ka ti ua dhurove me kënaqësi.

*
Dështimi që na le mbresa më tepër, është dështimi i parë.

*
Gjatë një gjyqi, gjykatësi gjykon si proçesin ashtu edhe veten e vet.

*
Pasi kanë zgjedhur rrugën mirë, akoma edhe të verbërit, ecin të sigurtë. 

*
Gënjeshtra që thuhet për një qëllim të mirë, është dhe ajo një veprim i drejtë.

*
Fundi i një të varfëri është atëhere kur ai, imiton të pasurin.
 
*
Kur ngul këmbë tek padrejtësitë, krijon padrejtësi të tjera.

 

Nxjerrë prej: Sententiae, Publili Syri, shek 1-rë, para Kr.

 

Duke ditur vlerën e një sërë artikujve ushqimorë kryesorë të konsumit të përditshëm, (të quajtura sot, si “artikuj të shportës”), duke ditur se edhe të ardhurat mesatare të një zanaçiu fillestar, të rëndomtë, (kallfe), ishin në ato kohë rreth 3-4 aspra (apo akçe) në ditë, ndërsa për një usta 10 aspra, a diçka më shumë në ditë, mund të llogaritet dhe pastaj të imagjinohet, niveli i jetesës që bënin njerëzit e zakonshëm, rreth 300 vjet më parë, me atë që kanë sot.
Shënim:
1) Lista që është paraqitur më poshtë, i referohet qytetit të Beratit, i cili në ato kohë, për Shqipërinë e Jugut, zotëronte ndoshta tregun më të zhvilluar dhe më të pasur në vënd.
2) Tabela në fjalë është nxjerrë nga botimet e Akad. Shkenc. Shqipërisë, aut. Z. Shkodra, tek punimi: “Esnafet Shqiptare” fq. 106, v. 1973.
3) Të dhënat jepen në sasinë korresponduese në kg. të blerë për mallin përkatës me 10 aspra. Nga ana jonë këto të dhëna, janë kthyer për 1 aspër dhe konkretisht, pra kemi:

 

Artikulli

Viti 1680

Viti 1736

Bukë

0,48

0,43

Simite

0,24

0,21

Mish shqerre

0,16

0,13

Mish lope

0,18

0,20

Djathë

0,11

0,11

Gjalpë

0,04

0,04

Ullinj

0,21

0,19

Vaj ulliri

0,05

0,04

Qumësht

0,32

0,32

Majltë

0,05

0,04

Sapun

0,09

0,07


*
Duke bërë llogaritjet e mëposhtme (I.V.B.), mund të bëhen njëkohësisht edhe krahasime, për të cilat çdokush mund të nxjerrë, konkluzionet e veta dhe konkretisht:
1) Në vitet 1600 - 1700, duke ditur se një ditë pune e mirë në ato kohëra paguhej 10 aspra, nisur nga tabela e mësipërme mund të themi se me këto të holla mund të blihej:
me 4 aspr. (4 x 0.48) afrs. 2kg bukë,
me 3 aspr. (3 x 0.18) afrs.0.5kg mish
me 3 aspr. (3 x 0.11) afrs.0.3kg djath
Gjithsej: 10 aspra.
*
2) Në vitet 1980, po këto artikuj të kësaj shporte minimale, afërsisht kostonin:
2kg bukë kostonte      40 lek
0,5 kg mish kostonte   97 lek
300gr djathë kostonte  51 lek
Gjithsej:  188 lek të vjetra.
Shënim:
1kg bukë e zezë pllakë në vitet 1980 kostonte, 20 lek vjetra.
1kg mish prej viçi kostonte 195 lek të vjetra.
1kg djathë kostonte 170 lek vj.
Një ditë pune e mirë në vitet 1980 ishte afërsisht 220 lek të vj.
*
3) Në vitin 2012, po këto artikuj, të kësaj shporte minimale afërsisht kostojnë:
2kg bukë kostojnë      2000 lek
0,5 kg mish koston     3500 lek
300gr djathë koston   1500 lek
Gjithsej:  7000 lek të vjetra
Shënim:
1kg bukë e bardhë sot koston, 1000 lek vjt.
1kg mish prej viçi koston 7000 lek të vjt.
1kg djathë koston 5000 lek vjt.
Një ditë pune e mirë, sot është afërsisht 15000 lek të vj.

 
 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE7/14 - Mbi çmimin mesatar të dynymit në groshë, shek 19-të

 Fusha e Korçës, në gjysmën e parë të shek. 19-të (pra për periudhën: 1800 -1850).Vlera e tokës arë, është shumë e ndryshme dhe ajo varet nga një sërë parametrash si: periudha historike kur toka del në tregun e shitjes, gjëndja ekonomike e shoqërisë që e shet dhe e ble, niveli ekonomik i zonës ku ajo ndodhet, pozicioni...

» KE4/32 - Vlerat e monedhave të kohës së Turqisë dhe konvertimi і mundshëm ...

Grosh nuk është turqisht por, si fjalë vjen nga gjermanishtja: grush, krush, kraish, grochen, meqënëse në atë monedhë, dikur ndodhej një kryq. Centimët e shillingës austriake edhe sot quhen grosh. Në Voskopojë groshi quhej edhe asllan, mbasi voskopojarët në ato kohë udhëtonin së tepërmi në Evropën qëndrore ku qarkullonin...

» KE2/5 - Rufetet (organizatat, shoqatat) e krijuara në Korçë qysh në gjysmën e parë të shek. 19

Rufetet (turq.) ishin si të themi shoqata, të organizuara mbi bazën e vullnetarisë. Ato mbronin disa të drejta të caktuara. Kishin kryesi dhe kryetar, kishin kanonizmë (rregullore, statut), kryenin zgjedhje të lira dhe anëtarët në to paguanin kuota. Te plote lexojeni ne revista KE nr.2

» KE11/13 - Ekonomia: Nga historia e kambizmit, në kohën e Turqisë në Korçë.

 Fjala kambizëm vjen prej italishtes, cambiare = me këmbye, këmbej, pra kambizmi është veprimi financiar që lidhet me këmbimin (angl. exchange) e një monedhe me një tjetër.Në fund të shekullit të 19-të e fillim të shek. të 20-të, para rënies së perandorisë osmane, në Korçë falë zhvillimit ekonomik të qytetit si edhe të...

» BK/SHJT - Pazari i dikurshëm i plaçkave në Korçë.

 “Pazari i plaçkave”Skicë.Ka qënë dikur, në vitet ’40, ’50, dhe ’60, një pazar tepër i veçantë në Korçë (që ndofta mund të ketë qënë edhe gjetkë) që thirrej a quhej, prej popullit ashtu thjesht, “Pazari i plaçkave” dhe që zhvillohej ditën e shtunë.Ky pazar që shtrohej rrugicave të pazarit të vjetër të...

Share