MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari

Stilponi që ishte filozof në Megara, u zu rob, kur u pushtua vëndi i tij prej tiranit Dhimitër.
Si skllav atë e shpunë përpara mbretit, i cili e pyeti:
A humbe ndonjë gjë ti nga ky pushtim?
Stilponi u përgjegj:
 “Jo, nuk humba asgjë. Ato çka ishin të miat, pra mësimet dhe studimet, i kam përsëri. Përsa u takon të tjerave, e dija se ato ose do të ishin të miat, ose të pushtuesit.

 

Dikur në qëndër të qytetit, përpara katedrales së sotme, aty ku është monumenti i “Ushtarit të panjohur”, përpara godinës së njohur si, ish komiteti i vjetër i partisë, ashtu si ka sot edhe në një sërë qytetesh të njohura të botës, kish pëllumba në një masë të madhe, të cilët rriteshin aty për t’i dhënë qytetit tonë bukuri.
Pëllumbat i kishin foletë, në tarracat e kësaj godine dhe shtoheshin aty në formë të lirë, madje mbeturinat e këtyre foleve, mund t’i shihje në atë vënd edhe pas shumë vitesh, deri tani në fund.  Për këta, kujdesej një person i caktuar (për disa kohë ishte K. Peci), i cili i ushqente me gëzhuta. Thuhet se prania e një kultivimi të tillë të pëllumbave, në qytetin tonë u muar si shëmbull, nga ish Bashkimi Sovjetik dhe thuhet gjithashtu se, zhdukja e tyre lidhet përsëri, me prishjen e marrëdhënieve tona  të asaj kohe, me atë vënd. Pavarësisht, pëllumbat në qëndër të qytetit, në atë kohë ishin një gjë e bukur, sidomos për fëmijët të cilët luanin paqësisht mes tyre.
Nga ana tjetër, duhet thënë se, në shumë qytete të botës, sidomos të Evropës, dëmet prej pëllumbave në godinat antike, monumentet e kulturës, arkitekturat e vlefshme, etj, janë të dukshme, madje edhe me një kosto të konsiderueshme ekonomike, shpenzime këto, që bëhen me qëllim, gjetjen e një zgjidhjeje të ndërmjetme, d.m.th. vazhdimin e mbajtjes së pëllumbave dhe ruajtjen njëkohësisht të monumenteve të kulturës, duke i mbështjellë këto të fundit me rrjeta teli, transparente.

Pllumbat
 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE4/21 - Prejardhja gjeografike e trupave franceze që mbërritën në Korçë, gjatë Luftës së I-rë.

Ushtarët francezë që u vendosën në krahinën e Korçës në këtë kohë, i përkisnin, Trupave ushtarake franceze të Orientit. Këto vareshin prej gjeneral Sarrail i cili e kish qëndrën në Selenik. Ja disa grupime ushtarake franceze dhe gjeografia e prejardhjes së tyre, që morën pjesë në veprimet ushtarake të zhvilluara në këtë...

» BK/LA - Piktura - Malet e Moravës, V. Mio

Vangjush Tushi, për Vangjush Mion, viti 1960.Vangjush Mioja punoi për gjithë jetën duke ndjekur vokacionin e vet (frymëzimin e brëndshëm). Ai kishte bindjen se duke qëndruar përpara natyrës, artisti i vërtetë e përshkruan atë me ndjenjat e tij. Nëpërmjet punës gjen rrugën e vet. Prandaj dhe mësuesi më i mirë për të ka qënë...

» KE1/17 - Drutë e dimrit në Korçë

 Zona e Korçës ka dimër të gjatë dhe të fortë, që do të thotë se ambienti i shtëpisë, që të jetë komod, duhet me patjetër që të ngrohet mirë. Kjo gjë duhet bërë, prej Nëntorit e ngadonjëherë edhe më parë, d.m.th. në Tetor dhe deri në Prill, e ngadonjëherë edhe më vonë, deri në Maj. Korça gjithmonë është...

» KE2/3 - Leskoviku rreth viteve 1830.

Një përshkrim i atyre viteve. ‘Përballë Postenanit ndodhet qyteza e Leskovikut me 400 shtëpi prej të cilave një pjesë janë shtëpi të kamura. Vëndndodhja e qytezës është në një panoramë të bukur, me ujëra, dhe me ajër të shëndetshëm. Qyteza ka edhe pazar. Bejlerët e këtushëm janë aktivë në jetën politike,...

» KE6/3 - Mbi jetimoren e Korçës

Një përshkrim i vitit 1923. (paraqitur këtu sipas arkaizmave të gjuhës së asaj kohe)“Kjo është një godinë ku rinë djem e vajza të pa-prindërshmë, të cilëvet, fati ose rrjedhja e ngjarjeve [të viteve] 1912 -1920 i ka lënë udhëvet. Këta fëmijë të mbledhur nga an’ e Bashkisë, janë vënë më një shtëpi në Famuli...

Share