Aforizma të eruditëve grekë dhe romakë: Për bukurinë.

 


Bukuria është dhuratë e Zotit.
Aristoteli
*
Bukuria individuale i hap rrugën njeriut, më tepër sesa një rekomandim.
Aristoteli
*
Sigurisht që bukuria është një dhuratë e mirë e Zotit, por duket se vetë Zoti mendoi se kjo, bukuria pra, nuk është ndonjë e mirë e madhe, përderisa ai e dha atë edhe tek njerëz të liq.
Shën Agustini
*
Në çastin që një vajzë fillon e nuk ka më ndrojtje dhe nuk skuqet më, atëhere ajo ka humbur pjesën më tërheqëse dhe më fuqiplotë të bukurisë së vet.
Grigori i 1-rë, shek 6-të
*
Të lutem o Zot, më bëj të bukur përbrenda.
Sokrati
*
Bukuria e stilit, e harmonisë, e hijeshisë dhe e një ritmi të mirë, varen nga thjeshtësia.
Platoni
*
Njësoj si mund të gabojë një mëndje kur ajo gjykon nën veprimin e pijes së verës, ose një sy, kur ai sheh në errësirë, ashtu mund të gabojë edhe një shpirt, kur ai është i dehur prej një bukurie.
Ovidi
*
Njoh dikë që kur pa një grua me një bukuri goditse, ju lut Krijuesit për të. Duket pra se pamja e saj e ndriçoi atë burrë, që t'i drejtohej Zotit me përdëllim.
Shën Joan Klimakus, shek. 7-të
*
Ç'ka është e bukur është e mirë dhe, kush është i mirë, shpejt do të konsiderohet edhe si i bukur.
Safo
*
Asgjë e bukur nuk është e bukur, po qe se shikohet nga të gjitha këndvështrimet.
Horaci
*
Kur në mesnatë kandili shuhet,
të gjitha gratë, kanë një bukuri që s’thuhet.
Plutarku





 

Vite më parë dhe sa vjen duke u zhdukur, përdorej në Korçë fjala, llonxhë.
Shprehje të tilla si, ramë në llonxhë, bëmë llonxhë, etj, tek ne përdoreshin më dendur dhe tani thuajse nuk dëgjohen fare.
Fjala llonxhë ka disa kuptime:

A) Sipas fjalorit të madh të shqipes, nënkupton një ngastër a rip toke që mbillet me perime ose me lule por, nënkupton njëkohësisht edhe bollëkun dhe gjithë të mirat.
Tek ne kjo fjalë përdorej me këtë kuptim të fundit.

B) Ndërkaq fjala llonxhë, nënkupton edhe kuvëndin a mbledhjen e një pleqësie në një fshat, a në një organizmë administrative të dikurshme, veçanërisht në kohën e sundimit turk. Prej këtej rrjedhin edhe shprehjet si, u mblodh llonxha, tek rrapi i llonxhës, etj.
Më qartë për këtë kuptim të fundit, flitet tek, bot. i Akd. Shkencave. “Esnafet Shqiptare” aut. Z. Shkodra, ku thuhet se: “ … këshilli gjyqësor-administrativ i esnafeve (shoqatave të zejtarëve, etj.) që përbëhej prej anëtarësh të zotë, me eksperiencë, etj, quhej në atë kohë llonxhë. Fjala “llonxhë”, e njohur thuajse në gjithë perandorinë osmane me kuptimin e udhëheqjes apo këshillit drejtues të esnafit, rrjedh nga fjala italiane loggia, që do të thotë mbledhje, vënd a kuvënd. …”
 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE3/5 - Fjalor tipik korçar për një sërë produktesh ushqimore

Kërnacka = lloj qoftesh të stërgjatura të përgatitura me mish të grirë dhe të pjekura në skarë. Haeshin kryesisht si fast food, të ngrohta duke u shoqëruar edhe me qepë, kripë dhe rigon. Sheqerka = karameleStapka = lloj karamelesh të gjata të holla me madhësi afërsisht sa të lapsit, me shumë ngjyra që konsumoheshin kryesisht...

» KE8/5 - Mbi kuptimin e fjalës Aga.

 Fjala aga, në zhargonin e gjuhës së përditshme, në zonën tonë, nuk ka kuptimin që kjo fjalë ka në origjinal. Kjo fjalë pra aga, në zonën e Korçës, zakonisht ka qënë sinonim i fshatarit apo i kujtdo tjetër, që ish i pa kultivuar, madje i trashë, analfabet, etj. Ndërkaq në kohën e Turqisë fjala aga zyrtarisht, është...

» Aforizma: Nga filozofia e lashtë, për shkrimin dhe leximin.

 Shfrytëzoje kohën, duke përmirësuar vetveten, nëpërmjet atyre ç’ka të tjerët kanë shkruajtur. Kjo do të thotë që të mbërrish lehtë, atje ku të të tjerët, kanë mbërritur duke punuar shumë.Sokrati*Quhet se një shkrim të pëlqen, atëhere kur të pëlqen edhe pasi e ke lexuar dhjetë herë.Horaci*Për të shkruajtur mirë,...

» KE12/25 - Disa shprehje prej të ashtuquajturës gjuhës, "purishte".

 „Purishtja“ ka qënë një lloj zhargoni, a gjuhë e sajuar, që flitej prej një pjesë mjeshtrash të zonës së Oparit. Ja disa shprehje tepër interesante të kësaj gjuhe:Ai që nuk bën gruth  = i verbëriAzap njigëz  = morr i vogëlAfërndremje  = afërmënçArbë bëzhingë  = bar bleteArbë fugosës  = hithraAvkaz azapi  =...

Share