MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari

Stilponi që ishte filozof në Megara, u zu rob, kur u pushtua vëndi i tij prej tiranit Dhimitër.
Si skllav atë e shpunë përpara mbretit, i cili e pyeti:
A humbe ndonjë gjë ti nga ky pushtim?
Stilponi u përgjegj:
 “Jo, nuk humba asgjë. Ato çka ishin të miat, pra mësimet dhe studimet, i kam përsëri. Përsa u takon të tjerave, e dija se ato ose do të ishin të miat, ose të pushtuesit.

 

Lënia për një çast pezull dhe mosmarrja e vendimit, për një çështje të dhënë, është e lodhëshme dhe shqetësuese por kjo gjë, është njëkohësisht edhe burim dhe mundësi, për të vepruar me mënçuri.

*
Padrejtësinë e urrejnë edhe vetë të padrejtët.

*
Akoma edhe një qime, edhe ajo ka hijen e vet.

*
Ai që mbrohet edhe atëhere kur është i mbrojtur, nuk rrezikohet lehtë.

*
Lënia e një emri të mirë, është edhe ajo një pasuri më vete, që u lihet trashëgimtarëve.

*
Përbuzja më e madhe për dikë, është ta quash mosmirënjohës apo, bukëshkelur.

*
Një tru i fortë, nuk nguron të marrë vendime.

*
Është e trishtueshme, të ta kthejnë me të keqe, atë ç'ka ti ua dhurove me kënaqësi.

*
Dështimi që na le mbresa më tepër, është dështimi i parë.

*
Gjatë një gjyqi, gjykatësi gjykon si proçesin ashtu edhe veten e vet.

*
Pasi kanë zgjedhur rrugën mirë, akoma edhe të verbërit, ecin të sigurtë. 

*
Gënjeshtra që thuhet për një qëllim të mirë, është dhe ajo një veprim i drejtë.

*
Fundi i një të varfëri është atëhere kur ai, imiton të pasurin.
 
*
Kur ngul këmbë tek padrejtësitë, krijon padrejtësi të tjera.

 

Nxjerrë prej: Sententiae, Publili Syri, shek 1-rë, para Kr.

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» Aforizma - Për kopshtet

 “Zoti fuqiplotë fillimisht krijoi kopshtin…freskimin më të madh të shpirtit të njeriut.Pa kopshte,pallatet dhe ndërtesat,s’janë gjë tjetër,veçse punë të trasha, të dorës së njeriut.”Francis Bacon(1561-1626)*“Dhe kështu…… Zoti në lindje të Edemit,mbolli një kopshtdhe aty pastaj,vendosi njeriun, të cilin ai e pat...

» BK/LA - Poezia - Vargje platonike dashurie, të recituara dhe të shoqëruara me muzikë.

                                                  Platoni, filozofi і madh, jetoi në kapërxim të dy shekujve, V-të dhe të IV-të para Kr. Lindi dhe vdiq në Athinë (428-347). Që në vogëli ai mori një edukim...

» MZ- Aforizma: Nga filozofia amerikane (vazhdim).

 Të katër liritë“ … Në ditët që do të vijnë, tek të cilat ne kërkojmë të kemi sigurinë, duhet të mendojmë për një botë të themeluar mbi bazën e katër lirive thelbësore të njerëzimit.E para, liria e fjalës dhe e shprehjes – kudo në botë.E dyta, liria për çdo njeri, që të adhurojë Zotin sipas mënyrës së vet...

» MZ - Aforizma: Soren Kierkegaard (1813 - 1855)

 “…Të ketë dikush aftësi që të harrojë, varet gjithmonë nga ajo, sesa ky është i aftë që të kujtojë dhe kjo, pra, sesa ky është i aftë që të kujtojë, varet nga ajo, sesa ai e përjeton, praktikisht dhe me të vërtetë, jetën. … Nil admirari (lat. me asgjë mos u ngazëlle) është motoja më e zgjuar, më e...

» MZ - Aforizma: Johann Wolfgang von Goethe

 Njeriu çdo ditë duhet të dëgjojë pak muzikë, të lexojë pak poezi, të shohë një pikturë të bukur,  në mënyrë që rutina e përditëshme, mos bëjë që të lihet në harresë, ndjenja për të bukurën, ndjenjë kjo të cilën Zoti e ka mbrujtur në shpirtin e njeriut.*Njësoj si në Romën e lashtë, ku në qytet, përveç...

Share