MZ - Aforizma: Johann Wolfgang von Goethe

 

Njeriu çdo ditë duhet të dëgjojë pak muzikë, të lexojë pak poezi, të shohë një pikturë të bukur,  në mënyrë që rutina e përditëshme, mos bëjë që të lihet në harresë, ndjenja për të bukurën, ndjenjë kjo të cilën Zoti e ka mbrujtur në shpirtin e njeriut.

*
Njësoj si në Romën e lashtë, ku në qytet, përveç romakëve kish edhe një mori bustesh dhe statujash mes të cilave rronin njerëz, ashtu edhe sot, përveç realitetit, ekziston edhe një botë e fortë me fantazi dhe imagjinata, ku edhe në të jetojnë njerëz.

*
Thonë: Njih vetveten! Po si mund dikush të njohë vetveten? Kjo gjë nuk mund të bëhet, nëpërmjet survejimit të vetes, por vetëm nëpërmjet praktikës dhe ja sesi: përpiqu të kryesh detyrën që të takon dhe do të shohësh, se ke për të kuptuar menjëherë, karakterin tënd. 


*
Çdo moshe të njeriut, mund  t'i vihet në korrespondencë një filozofi e caktuar.
Fëmija paraqitet realist. Ai është aq i bindur për ekzistencën e dardhës dhe të mollës sa edhe për ekzistencën e vet.
I riu, i përfshirë siç është në furtunat e veta të brëndëshme është i detyruar që ta kthejë vëmendjen, të rrëmojë dhe të kërkojë brenda vetes, pra të bëhet idealist.
Një burrë i pjekur, ka një sërë arsyesh që të jetë skeptik. Ai dyshon sipas mënyrës së vet, nëse janë të sakta mjetet që ai ka zgjedhur për të kryer një veprim. Gjithashtu përpara se të veprojë dhe në çastin që vepron, e ka të nevojshme që të jetë vigjilent, me qëllim që në të ardhmen, mos pendohet hidhshëm për zgjedhje të gabuar.
I moshuari, ndërkaq është mistik. Mjaft gjëra i shikon të varen prej fatit, një diçka që s'ka logjikë të ecë dhe, logjiken të pengohet e të shkojë shtrembër, fati dhe pafatësia pra, të ndërrojnë vënd papritur dhe papandehur.

Zgjodhi dhe perkth: I.V.B.

“ … Edhe Opari është një komunë e vogël. Përfshin thuajse 30 fshatra, …. Llogaritet të ketë gjithsej rreth 600 shtëpi dhe rreth 4500 frymë. Relievi është malor, tepër i frikshëm dhe me maja të pa kapshme. Shtëpitë janë të ndërtuara në kodra, rrëpira dhe humnera. [Përsa i takon juridiksionit fetar] varet nga mitropolia e Korçës. [Banorët] një pjesë janë mjeshtra ndërtimi, një pjesë tjetër janë drupunues dhe një pjesë janë blegtorë. ..
Fshatrat më të rëndësishme janë fshati i Oparit dhe ai i Lavdarit, ku qëndron  edhe kryeplaku. [Oparakët] japin marrin me Voskopojën, ku çdo javë të enjteve bëhet Pazar. Këtu oparakët shesin dhe blejnë.
Opari kufizohet në lindje me Korçën, në  veri me Gorën dhe Mokrën, në perëndim me Tomoricën dhe Vërçën dhe në jugë me malet e larta të Tomorit si dhe malet veriore të Skraparit. Ndërkaq, për nga ana më lindore, shtrihet një mal i lartë që quhet Ostrovicë i cili është në vazhdim të malit të lartë dhe të madh të Tomorit, që është i rrëpirë dhe i pangjitshëm gjithandej …”

(Shënim: Pas rreth 50 vjetësh të këtij përshkrimi, pra aty rreth viteve 1880, dita e pazarit në Voskopojë del se ishte ndërruar dhe ishte e mërkura. Shih për këtë Korça Encyclopedica, nr.4/7)

  Malsia_e_Oparit
 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE7/11- 12 - Mali i Thatë dhe vargjet e Lasgush Poradecit, "Fryn veriu ..."

Mali i Thatë, quhet kështu mbasi me të vërtetë është i thatë. Prej tij nuk rrjedhin burime uji ose këto janë shumë të pakta dhe gjithashtu, nga ky masiv malor, nuk buron asnjë lumë a prrua që të ketë ujë, gjatë gjithë vitit. Mali i Thatë shtrihet në veri të Fushës së Korçës, një pjesë e tij vazhdon edhe matanë kufirit...

» KE7/3 - Nr. shtëpive dhe i banorv. të disa fshatrave të n/prefekturës Pogradecit.

 Viti 1923. (vazhdon prej KE nr.6)Ondishti, shtp. 55; ban.303 Omçani, 50; 215,Omezdi, 32; 182,Oshteca, 65; 338,Piskopati, 20; 118,Plesisht, 65; 337,Potkozhan, 75; 445,Pevelan, 42; 185,Pretusha, 77; 350,Rrëmënji, 83; 601,Selca e Poshtme, 36; 186,Selca e Sipërme, 33; 182,Stropcka, 38; 223,Starova, 146; 758,Trëbenja, 46; 251,Dushemisht,...

» BK/LA - Muzika - Histori - Eno Koço, Kënga karakteristike korçare

Kënga karakteristike korçare.Ky libër me 72 faqe + dokumenta, shënime muzikore, partitura, tekste, afishe koncertesh, çfaqjesh etj. flet për: Muzikën në Korçë gjatë shekujve të 19-të, dhe të 20-të,Thoma Nassin (1892 - 1964) dhe bandën Vatra,Këngën karakteristike korçare,Këngët e Th. Nassit dhe kënga karakteristike korçare,...

» KE12/1 - Histori: Kloni i kufirit, në kohën e rregjimit komunist.

 Çka më poshtë përshkruaj, mora shkas (I.V.B.) nga një foto, në fb-un, aq të dashur për korçarët, w.w.w.fb: Këtu mbledhim, material per Korçën, … . Fotoja në fjalë e vendosur aty më dt. 14.6. 2013, jep një pamje nga puna e dikurshme e grave të fshatit në të ashtuquajturin dikur, brez të butë të klonit të kufirit,...

» BK/SHJT - Tregtia: Qershor 1697 - Voskopojë

 Shumë është folur dhe shkrojtur për aktivitetn tregtar të voskopojarëve. Zakonisht përmenden tregtarë të mëdhenj, të suksesshëm dhe për ta përshkruhet se ç’përmasa kapitalesh arritën të venë duke sjellë këtu si shëmbull të padiskutuar shpesh, familjen e Sinave.Flitet dhe shkruhet gjithashtu, se ata punonin anë e kënd...

Share