MZ - Aforizmë: H. A. Korça

Pasurinë mund ta vjedhin, por diturinë jo.
Ai që ta ruan të fshehtën të do me shpirt.

Bliri (Latn. Tilia cordata L.) është drupyjori karakteristik i bulevardeve të Korçës, të cilat janë zbukuruar me këtë specie, aty nga vitet ’60. Para këtyre viteve bulevardet kishin në të dy anët në shumicën e rasteve akacie, ose si quhen në gjuhën e popullit, ‘rogovecka’.  
Bliri i bulevardeve të Korçës në vartësi të motit, kulmin e lulëzimit e ka zakonisht në muajin Qershor. Në ditët e gjata dhe netët e bukura të këtij muaji, bulevardet e Korçës përfshihen nga një aromë veçanërisht e këndshme që përhapet prej luleve të kësaj peme. Në Korçë eshtë gjetur që gjatë dimrit i bëhet kësaj peme një krasitje e rëndë, e cila i jep drurit një kurorë të kontrolluar, sferike, dhe të përmasave që përputhen me hapësirat e bulevardeve tona.

Atdheu i blirit është Evropa qëndrore. Në Çeki dhe Sllovaki bliri konsiderohet si bima kombëtare. Rreth treqind vjet më parë, ky drupyjor filloi të futet si bimë dekorative në bordurat e bulevardeve, siç është rasti i krijimit të bulevardit të famshëm, me blire në zemër të Berlinit, i cili quhet ‘Unter den Linden’ (Nën bliret). Kjo pemë sot futet gjërësisht si element edhe në planifikimin e landskeipeve (panoramave artificiale të krijuara nga dora e njeriut). Lulet e kësaj specie mund të ziehen dhe të japin një çaj të këndshëm me veti mjekësore veçanërisht për ftohjet, kollën, grykën, etj. Po ashtu prej nektarit të luleve të blirit bletët prodhojnë një mjaltë tepër të këndshme. Gjethet e reja mund të përdoren për sallatë, ndërsa druri i bardhë i blirit është tepër i përshtatshëm për gdhëndje të himta.

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE1/48 - Piavicat

(Latn. Hirudo medicinalis), janë shushunja që pijnë gjakun (hematophagous). Nga ana zoologjike, janë krimba annelide (unazore), hermaphrodite (dyseksore), me 34 segmente.Piavicat që pijnë gjakun kapen pas prehës së tyre dhe me gojën si venduzë që përbëhet prej gjashtë segmenteve, kryejnë thithjen e gjakut. Studimet tregojnë se,...

» KE11/5 - Mbi oborret e qytetit të Korçës. Skicë

 Në Korçë duke përjashtuar apartamentet, nuk ka shtëpi, ose për të qënë më të saktë, numërohen me gishtat e dorës ato shtëpi, që nuk kanë oborr dhe që dalin drejt e në rrugë. Shtëpitë e qytetit tonë, shumë a pak që të gjitha kanë oborr, kush në një sipërfaqe më madhe dhe kush, në një sipërfaqe më të vogël....

» KE4/3 - Manat e zeza të Drenovës dhe të Boboshticës

Manat e zeza (Lat. Morus nigra) janë veçanërisht shumë të përhapura në dy fshatra Drenovë dhe Boboshticë. Nuk ka vënd tjetër në Shqipëri që të jetë aq i lidhur me manin e zi, sa janë banorët e Drenovës dhe të Boboshticës dhe kjo është një gjë interesante. Pse, si, qysh dhe kur, ky lloj mani është aq i dashur për këto...

» BK/N - Biologji - Poezi : Vargje kushtuar një fare.

Fara! Ky pra ish qëllimi i gjethes, për të rrënja punoi,Ky pra ish qëllimi i lulëzimit, për të lulja flërtoi,Kjo farëzë pra, është fruti i fundmë, jeta vetë,Kjo bucelëzë e çuditshme e forcës, enigmë përjetë!Për të rrënja thithi, për të burbuqi çeli dlirë,Botë, brenda botës, brenda botës, përfshirë.Kjo pra është...

» KE3/1 - Gështenjat e Pogradecit

 Gështenja (Castanea sativa ose, Castanea vesca) është një drupyjor dhe njëkohësisht drufrutor, i përhapur në Evropën Jugore, që i përket familjes, Fagacea.Njihen 18 lloje, ose thënë ndryshe, populacione gështenjash.Përmasat e pemës janë relativisht të mëdha. Në Tropojë, dikur është gjetur një dru gështenje me moshë...

Share