MZ - Aforizma: Nga filozofia romake

 

Lënia për një çast pezull dhe mosmarrja e vendimit, për një çështje të dhënë, është e lodhëshme dhe shqetësuese por kjo gjë, është njëkohësisht edhe burim dhe mundësi, për të vepruar me mënçuri.

*
Padrejtësinë e urrejnë edhe vetë të padrejtët.

*
Akoma edhe një qime, edhe ajo ka hijen e vet.

*
Ai që mbrohet edhe atëhere kur është i mbrojtur, nuk rrezikohet lehtë.

*
Lënia e një emri të mirë, është edhe ajo një pasuri më vete, që u lihet trashëgimtarëve.

*
Përbuzja më e madhe për dikë, është ta quash mosmirënjohës apo, bukëshkelur.

*
Një tru i fortë, nuk nguron të marrë vendime.

*
Është e trishtueshme, të ta kthejnë me të keqe, atë ç'ka ti ua dhurove me kënaqësi.

*
Dështimi që na le mbresa më tepër, është dështimi i parë.

*
Gjatë një gjyqi, gjykatësi gjykon si proçesin ashtu edhe veten e vet.

*
Pasi kanë zgjedhur rrugën mirë, akoma edhe të verbërit, ecin të sigurtë. 

*
Gënjeshtra që thuhet për një qëllim të mirë, është dhe ajo një veprim i drejtë.

*
Fundi i një të varfëri është atëhere kur ai, imiton të pasurin.
 
*
Kur ngul këmbë tek padrejtësitë, krijon padrejtësi të tjera.

 

Nxjerrë prej: Sententiae, Publili Syri, shek 1-rë, para Kr.


Poezi, nga Anakreonti, shek.6-të para Kr. zgjodhi dhe shqipëroi, Ilia V. Ballauri

 

Dikur në treg, një djalosh trim,
Të Erosit një bust prej dylle, përngjasim,
E shiste, dukej dore desh ta hiqte,
“Kush ble një bust prej dylle, të Erosit”, thërriste.


Shpejt iu afrova, e pashë shëmbëlltyrën, më pëlqej,
“Sa të bën puna”i thashë, “në vënd dua ta blej”,
“Merr
e”, më tha, “për hiç asgjë”, në t’folmen dorike,
“Ma hiq prej dore këtë krijesë, kllapike”.

 

“Që thua ti”, vazhdoi ai, “un’ mjeshtër s’jam,
“S’di si në dorë më mbet, ky zjarrshejtan,
“Ky perëndi me plot lajka djallëzore,
“Hiqma! Aman, largoma prej dore!”

“Pa ma jep mua”, i  thashë, “ta rregulloj”,
“Ma jep k’tu Erosin ta ndreq, ta shtroj,
“Zjarr po s’më vuri, në zjarr do ta flak,
“Dhe po s’më ngriti avadan, për leshi tak,
“Do ta kap në lak
“Prushit do ta flak,
“Të shkrihet Erosbusti,
“Në zjarrin bubulak!”

busti_prej_dylle   

 

Anakronti dhe busti prej dylle.
Gravurë prej, Anne - Luis Girodet De Roussy Trison, 1823.



 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» BK/N - Biologji - Poezi : Vargje kushtuar një fare.

Fara! Ky pra ish qëllimi i gjethes, për të rrënja punoi,Ky pra ish qëllimi i lulëzimit, për të lulja flërtoi,Kjo farëzë pra, është fruti i fundmë, jeta vetë,Kjo bucelëzë e çuditshme e forcës, enigmë përjetë!Për të rrënja thithi, për të burbuqi çeli dlirë,Botë, brenda botës, brenda botës, përfshirë.Kjo pra është...

» MZ - Theognis - Poezi: Eros i tmerrshëm je!

Theognis, konsiderohet si një ndër poetët më të rëndësishëm të poezisë elegjike të Greqisë së lashtë. Ai ish fisnik nga Megara dhe mendohet se ka jetuar në mes të shek. 6-të para Kr. Fridrich Nietzche, punimin e parë shkencor që shkruajti, qysh kur ishte student në Laipsig, ia dedikoi vargjeve të Theognisit, botuar tek revista...

» BK/SHJT - Folklor - Th. Mitko: Djalli dhe i biri

 Djalli me të birin ishin duke udhëtuar nëpër botë. Në rrugë e sipër kalojnë pranë një fshati i cili dukej se ndodhej në ditë të gëzuara. Dëgjoheshin nga larg këngë, kërcime, vallëzime e gëzime. Duke parë këtë gjëndje, djalli i tha të birit, - Leri mos i ngacmo, leri të gëzohen-. I biri i djallit u përgjegj, - Dakord,...

» KE7/23 - Hitoria e letrave shqipe - Ambrosio Pamperi

(Studim mbi jetën dhe veprën e tij.Përgatiti: Ilia V. Ballauri)Ambrosio Pamperi si dhe Dhimitër Prokopi Pamperi, janë dy eruditë të ndritur prej Voskopoje të shek. 18-të, që rrjedhin me sa duket prej të njëjtit fis.Duke ju referuar punimit, Moschopolis, Athinë 1975 fq. 67, të Th. Gjeorgjiadhit lexojmë: Në Voskopojë ekziston akoma...

» BK/LA - Arkiloku: Poezi.

 Shqipëroi: Ilia V. BallauriArkiloku, ishte nga ishulli і Parios-it që ndodhet në Cikladet dhe ndonëse nuk dihet e qartë sesa vjet jetoi, mendohet se ai ka jetuar në atë periudhë kur, në Azinë e Vogël në shek. VII-të para Kr., nën sundimin e mbretit të famshëm Giga lulëzonte mbretëria e lashtë e Lidisë. Për këtë periudhë...

Share