MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari

Papës së Romës ditën e parë që ulej në fronin papal i ndiznin përpara disa kashtëra dhe kardinali i thesh:

Beatissimo Padre, I Nderuar Pater, kaq është kjo jetë dhe kaq është lavdia e kësaj bote, sa ky tym!

akademia  Fjala e Baronit S. Sina prej Voskopoje përpara akademikëve dhe shkencëtarëve hungarezë.

  Të nderuar anëtarë të shoqatës hungareze të shkencëtarëve.

 “Dija është forcë, forcë prej së cilës, nga njëra anë falë kërkimeve dhe sukseseve burojnë arritje gjithnjë e më të mëdha mbi Botën jo shpirtërore të Natyrës duke kapur këtu mënyrat e ndërtimit dhe funksionimit të saj dhe nga ana tjetër, dija duke shkrirë me ngadalë si zjarr ndriçues edhe errësirën e padijes dhe të paragjykimeve në Botën shpirtërore dhe atë morale, do të sjellë si rrjedhojë, zhvillimin e mendimit dhe fisnikërimin e zemrës, dhe njëherazi, do të sjellë kuptimin dhe dashurimin e së Vërtetës, duke shëruar kështu frikërat prej të cilave vuajnë mangësitë e shoqërisë, duke e ngritur në këtë mënyrë njeriun, kombin por edhe  natyrën humane, në përsosmëri dhe mbarësi, frute këto të cilat Krijuesi bujar i pati parasysh t’ua dhurojë qënieve të tij me intelekt mbi dhe, në qoftë se këta mund dhe duan, t’i përdorin me urtësi, aftësitë që Ai u fali. Duke dashur të kontribuoj në pasurimin e këtij institucioni fisnik dhe me qëllim që Akademia të ketë strehën e vet ashtu si i meriton, ofroj tetëdhjetmijë fjorinta me kushtet që përmënden në aktin themelues  që bashkangjitet. Dëshiroj që ky kontribut të pranohet me kënaqësi nga Shoqata jonë e ndritur, me dëshirën e nxehtë time që veprat e këtij institucioni shkencor të kthehen në sukseset më të mëdha, në begati të kombit.

 

Kjo është edhe arsyeja që kombet e qytetëruara, i kanë konsideruar dhe i konsiderojnë gjithmonë të një vëmendjeje dhe të një kujdesi të veçantë, entet dhe institucionet që hapin dhe shtrojnë rrugën e shkencave. Këtu futet edhe Akademia Hungareze e cila u themelua me  konsensusin dhe kontributin e dashamirësve të kombit, patriotëve të nderuar dhe bojarëve të mençur, aktin e shkruar të së cilës, pati mirësinë ta miratojë plot interes perandori."

 

Vjenë 14 gusht 1858.

Shoqatës tonë të shquar,
shërbëtori i zellshëm,
Baroni Simon Sina”                          

****

Shënim:
Pas vendosjes dhe fitores së vitit 895 si dhe krijimit të shtetit maxhar në vitin 1000, në historinë e popullit hungarez dallohen disa momente kyçe si, Hungari
a mesjetare (XI – XIV), Hungaria turke, Hungaria austriake, Shekulli i Reformave (gjysma I-rë e shek. 19-të), Revolucioni i 1848-ës dhe lufta për liri, shteti dualist i viteve 1870, Lufta e I-ë, Lufta e II-të botërore, Revolucioni antikomunist i 1956-ës dhe sot, postkomunizmi.
Gjatë shekullit të reformave (gjysma I-rë e shek. 19-të), ndodhi zgjimi i shpirtit kombëtar hungarez, shpirt ky që me trishtim, ballafaqohej me gjëndjen e mjeruar të vëndit. Dilte nevoja urgjente për emancipim, përparim dhe përmbledhjen e forcave të kombit. Si pika referuese të rimëkëmbjes në këtë periudhë konsiderohen: themelimi i Akademisë së Shkencave të Hungarisë, i Muzeumit Kombëtar, ndërtimi i linjës hekurudhore Budapest-Vac dhe ndërtimi i Urës së Varur që lidhi Budën me Pestin.
Të katër këto vepra janë të lidhura ngushtë edhe me kontributin e pamohueshëm dhe fisnik të diasporës voskopojare në zonat danubiane.
Në foto, Akademia e shkencave dhe Ura e Varur, dy vepra të cilat u financuan kryesisht prej baronëve Sina, të cilët në këtë kohë mbanin akoma lidhje shpirtërore me Voskopojën dhe Korçën. Ata mbanin akoma në zotërim, në shënjë kujtimi të lidhjes së tyre me këto vënde një truall në Voskopojë, një dyqan në Korçë dhe një mulli diku, për nga ana e Dishnicës.

Më poshtë jepet një foto e rrugës Sina, që e kam marrë në verën e vitit 2013, në Voskopojë.




 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE2/35 - Rruga e moçme e karvaneve

Rruga e moçme e karvaneve, Vlorë-Berat-Voskopojë-Korçë dhe mallrat që transportoheshin.Zona e Korçës lidhej në Adriatik me dy skela, atë të Durrësit dhe të Vlorës. Skela kryesore për tregtarët e anëve tona dhe sidomos për ata voskopojarë ka qënë skela e Durrësit.Ndërkaq një tregëti e konsiderueshme zhvillohej edhe duke...

» KE7/16 - Mbi shtypin e përditshëm dhe periodik në Shqipëri më 1967

 Sipas të dhënave zyrtare më 1967 tek ne ekzistonin këto, gazeta dhe revista periodike:Zëri i Popullit, gazetë e përditsh. botim i Kom. Qëndr. PPSH. Qarkullimi ditor me 86,000 kopje.Bashkimi, gazetë e përditsh. botim i Fronti Demokratik. Qarkullimi ditor, me 20,000 kopje.Puna , gazetë e përditsh. botim i Kësh. Qëndr. Bashk....

» MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari

Papës së Romës ditën e parë që ulej në fronin papal i ndiznin përpara disa kashtëra dhe kardinali i thesh:Beatissimo Padre, I Nderuar Pater, kaq është kjo jetë dhe kaq është lavdia e kësaj bote, sa ky tym!

» KE1/48 - Piavicat

(Latn. Hirudo medicinalis), janë shushunja që pijnë gjakun (hematophagous). Nga ana zoologjike, janë krimba annelide (unazore), hermaphrodite (dyseksore), me 34 segmente.Piavicat që pijnë gjakun kapen pas prehës së tyre dhe me gojën si venduzë që përbëhet prej gjashtë segmenteve, kryejnë thithjen e gjakut. Studimet tregojnë se,...

» KE3/15 - Vargje erotike prej Asdrenit.

Aleksandër Stavre Drenova, ose i njohur si Asdreni (1872 – 1947) poeti dhe publicisti i madh prej Drenove, shkruesi i një sërë shkrimeve, shkruesi i himnit kombëtar (i cili zyrtarisht njihet me tre strofa por që në origjinal ka patur gjashtë), ka shkruar edhe këto vargje erotike si më poshtë:O moj ti me sy të zinj,Q’i ke flokët...

Share