MZ - Aforizmë: H. A. Korça

Pasurinë mund ta vjedhin, por diturinë jo.
Ai që ta ruan të fshehtën të do me shpirt.



Theognis
, konsiderohet si një ndër poetët më të rëndësishëm të poezisë elegjike të Greqisë së lashtë. Ai ish fisnik nga Megara dhe mendohet se ka jetuar në mes të shek. 6-të para Kr. Fridrich Nietzche, punimin e parë shkencor që shkruajti, qysh kur ishte student në Laipsig, ia dedikoi vargjeve të Theognisit, botuar tek revista periodike, Rheinische Museum.





Eros, і tmerrshëm je.

Eros, і tmerrshëm je,
Ti Trojën e shkatërrove,
Theseun e thërrmove,
Ean e gjorë, e coptove,
Kudo ku vure dorë,
Fundin u nxore, і mbarove.

*

Tek tjetra dashuri do t’hidhesh.


Pasi t’i marrësh kënaqësinë,
Me fund kësaj dashurie,
Tek tjetra dashuri do t’hidhesh,
Plot ngjyra mjeshtërie.


*

Ti pabesinë do.

Le të dashurohemi, pra fort.
Dhe pastaj, ikë!
Tek të tjerët shko.Shko!
Tepër lozonjare je, s’ke frikë.
Ti oj’ kopje e saktë, e pabesisë, ti pabesinë do.


Shqipëroi, Ilia V. Ballauri



A.Tadema_1883

Sir Lawrence A. Tadema,
"Ti trëndafil i trëndafilave, ..." 1883

 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» MZ - Poezia : Safo - Jo vajza e fshatit nuk ka fort magji!

 Jo vajza e fshatit nuk ka fort magji,Të fitojë zemrën nuk ësht’ lozonjare,Veshur fshatçe, as të sillet nuk di,S’di si thithen vështrimet tinzare.

» BK/SHJT - Sociale - Psikologji - Histori: Humori në Korçë

 Qyteti ynë dikur ka patur humor të hollë, pavarësisht se dalngadalë, kohët e fundit, mundet që ai degjeneroi. Karakteristikë e humorit të Korçës ishte se, ai shpesh vinte në lojë jetën e gjithë shtresave të shoqërisë së qytetit, pa kursyer këtu askënd.Banorët dikur bënin një jetë më të afruar me njëri tjetrin dhe...

» BK/LA - Arkiloku: Poezi.

 Shqipëroi: Ilia V. BallauriArkiloku, ishte nga ishulli і Parios-it që ndodhet në Cikladet dhe ndonëse nuk dihet e qartë sesa vjet jetoi, mendohet se ai ka jetuar në atë periudhë kur, në Azinë e Vogël në shek. VII-të para Kr., nën sundimin e mbretit të famshëm Giga lulëzonte mbretëria e lashtë e Lidisë. Për këtë periudhë...

» BK/LA - Poezia - Muzika: Vargje të Sergej Eseninit, të kënduara vite më parë, me kitarë në Korçë.

 Përveç disa fotografive, nga të paktat kujtime të nënës që më kanë mbetur, janë disa shënime llogarie të shkrojtura duket rastësisht, pas përmbajtjes së lëndës, në fund, tek libri i Sergej Eseninit, Lirika, botuar në vitin 1961. Nuk e di por, ndonëse qysh në fëmijëri librat i kam dashur, i kam mbajtur pastër, nuk i kam...

» Histori - Të gjitha zhduken... në humnerën e harresës

 Marcus Aurelius“ … Dije se edhe një sërë fjalësh që dikur ishin tepër të përdorura, që njerëzit i flisnin përditë, sot shohim që janë vjetëruar dhe përdoren gjithmonë e më pak, madje do të vijë një kohë dhe ato do të zhdukem. E njëjta gjë ndodh edhe me emrat e njërëzve të dëgjuar që ishin dikur, emrat e burrave...

Share