MZ - Aforizma: Nga filozofia romake

 

Lënia për një çast pezull dhe mosmarrja e vendimit, për një çështje të dhënë, është e lodhëshme dhe shqetësuese por kjo gjë, është njëkohësisht edhe burim dhe mundësi, për të vepruar me mënçuri.

*
Padrejtësinë e urrejnë edhe vetë të padrejtët.

*
Akoma edhe një qime, edhe ajo ka hijen e vet.

*
Ai që mbrohet edhe atëhere kur është i mbrojtur, nuk rrezikohet lehtë.

*
Lënia e një emri të mirë, është edhe ajo një pasuri më vete, që u lihet trashëgimtarëve.

*
Përbuzja më e madhe për dikë, është ta quash mosmirënjohës apo, bukëshkelur.

*
Një tru i fortë, nuk nguron të marrë vendime.

*
Është e trishtueshme, të ta kthejnë me të keqe, atë ç'ka ti ua dhurove me kënaqësi.

*
Dështimi që na le mbresa më tepër, është dështimi i parë.

*
Gjatë një gjyqi, gjykatësi gjykon si proçesin ashtu edhe veten e vet.

*
Pasi kanë zgjedhur rrugën mirë, akoma edhe të verbërit, ecin të sigurtë. 

*
Gënjeshtra që thuhet për një qëllim të mirë, është dhe ajo një veprim i drejtë.

*
Fundi i një të varfëri është atëhere kur ai, imiton të pasurin.
 
*
Kur ngul këmbë tek padrejtësitë, krijon padrejtësi të tjera.

 

Nxjerrë prej: Sententiae, Publili Syri, shek 1-rë, para Kr.

Shtepi_e_vjeter_Korce Në Korçë nuk ka banesa më të vjetra se rreth 150 vjet më parë. Si kanë qënë godinat e qytetit tonë më 1800-ën, po më 1750-ën, po më parë, po më 1400-ën? Nuk dimë asgjë.
Në këtë kuptim, qyteti ynë është krejt, një qytet i ri. Ç’janë për një qytet 150 vjet?
Këtu jepet fotoja e gurit të shtyllës së portës, të njërës prej të paktave shtëpi të mbetura akoma qysh prej viteve 1800 (I.V.B.).


 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» MZ- Vargje te lashta kineze: "Duke recituar maleve si i marrë." Bai Ju, shek. 8-të.

 Bai Ju Yi ose Po Chu-yi, (v. 772-846), ishte burrë shteti dhe poet kinez, i “periudhës së artë” Tang, anëtar i Akademisë Hanlin. Shkrojti rreth 2800 poezi lirike por edhe erotike, të cilat i kopjonte dhe i shpërndante gjithandej vetë me qëllim që të mbeteshin të gjalla në kohë. Thuhet se ai i mbante mënd gjithë poezitë e...

» KE1/30 - Orët (sahatët) e Korçës.

Qyteti ynë ka patur dy herë ora publike në trajtë godinash.   Përshkrimi i shek. 19-të për orën e parë. “Ora është e vendosur në një godinë të lartë dhe të ngushtë prej guri. Godina është ndërtuar më 1784, prej mjeshtrash ndërtimi malësorë nga veriu i vëndit, ndërsa këmbanën e orës, e cila peshon afërsisht 40 okë...

» KE12/9 - Tregtarë të lëkurërave në Korçë më 1911.

Në çastet e rrënies së pushtimit osman pra në v. 1911, në Korçë ishin këta tregëtarë që mereshin me tregëtimin e:a) lëkurëve të papërpunuara,Kristo Geçi,Theodhos Harallambi,Joani Lito,Th. Pepo,Dhimtri A. Skëndi dhe bijtë.Thoma Çekani.b) lëkurërave të përpunuara,Vëllazëria Ballauri,Spiro Bimbli,Dhimitri A. Skëndi dhe...

» KE3/26 - Mbi disa marka (shqpt.) të cigareve të përdorura në gjysmën e dytë të shek. të 20-të.

Cigaret e kësaj periudhe ishin kryesisht pa filtër dhe fillonin nga cilësia më e keqe, e deri në atë më të mirën, sipas kësaj rradhe:Vullneti, cigare shumë të dobëta të futura në të ashtuquajturën qeskë, shiteshin 8 lek të vjetra. Kishin copra flete, fibra dhe byk duhani.Drini  (me 10 cigare), të futura në kuti, shiteshin 10...

» MZ - Poezia: Johann Wolfgang Goethe

 Një lule që bie, e njofton kopshtarin se tashmë, ajo ka lidhur frut.  - J.W. GëteAh! - Sikur më ka marrë trajtë më të mbushur, më të zbukuruar, gusha, -më tha një ditë e dashura ime, e befasuar, teksa e putha.- Vogëlushe, e mira ime! – i thashë duke i kujtuar,dora e Venusit të ka lulëzuar,duke të njoftuar,se ah!Trupi yt i...

Share