Aforizma - Jorge Luis Borges

 

Gjithmonë paradisin e kam imagjinuar si një lloj biblioteke.
*
Si paradisi ashtu dhe feri më duken si shume, qoftë per të shpërblyer qoftë për të ndëshkuar. Veprimet e njerëzve nuk meritojnë as njërën as tjetrën.
*
Një përkthim asnjëherë nuk është besnik ndaj origjinalit.
*
Të biesh në dashuri, do të thotë të ndërtosh një lloj besimi ndaj një perëndie që një ditë, do të bjerë.
*
Asgjë nuk është ndërtuar mbi gur, të gjitha janë ndërtuar mbi rërë, por ne duhet të ndërtojmë, sikur ndërtojmë mbi gur.
*
Çapitem aq ngadalë, njësoj si dhe ai, që vjen së largu dhe që nuk pret, që të arrijë kurkund.
*
Të pranosh të panjohurat, do të thotë që, të gjitha gjërat të jenë të mundëshme, edhe Zoti edhe Trinia e Shënjtë. Bota që jetojmë është aq e çuditshme sa gjthçka mund të ndodhë dhe mund të mos ndodhë. Duke pranuar të pa njohurën, i jap mundësi vetes të jetoj në një botë më të madhe, më fantastike, në një lloj bote misterioze. Dhe kjo gjë, më bën që të jem më tolerant.
*
Kur vjen fundi, njeriu nuk ka më fantazi dhe imagjinatë, ka vetëm fjalë, fjalë.

 



Ësht’ hero, ësht’ perëndi, kush përball’ të qëndron,

Safo, shek. 6-të para Kr.
Shqipëroi: Ilia V. Ballauri


Ësht’ hero, ësht’ perëndi, kush përball’të qëndron,
Ai burr’, ai trim që me etje dëgjon,
Zërin tënd që gulçon, cicëron, belbëzon,
Ai burr’ që në sy të shikon, kur ti me shigjeta e shpon.

Oh mua, e jotja buzqeshje, më vret, më shkatërron,
Me trokitje k’të zemër, e shtrydh, e copton,
Një çast vetëm, një çast, kur të shoh, më dërmon,
S’mund të flas, s’më del zë, më mungon.

Oh mua, djersa fytyrën, ma lan, ma mbulon,
Përpëlitem prej zjarrit, që trupin ma përshkon,
Oh, nuk shoh, hijeshi, syri yt syrin tim, e verbon
Nuk dëgjoj, bukuri, zëri yt më kumbon.

Oh mua, prej tronditjes, fytyra si fytyrë, s’më ngjason,
Një e gjelbër si bari, si mehit më mbulon,
Nuk do zgjasë, un’ e shoh, shpirti im po mbaron,
Jam a s’jam, nuk më dihet, mjer ai që dashuron.

Safo

Safo tek shkëmbi i Levkadës
Pierre-Narcisse Guérin
1774 – 1833




 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» BK/LA - Safo - Tashmë ajo ndodhet larg

Shqipëroi: Ilia V. BallauriTashmë ajo ndodhet larg, diku, larg Sardit  në mërgim,Të sjell nër mend ty dhe lodhet, eh kujtim, eh, dëshpërim,Të mendon ty, më mendon mua bashkë me ty, të gjitha në vegim,Se si kaluam bashkë, unë, ajo, dhe ti o shpirti im.Ç’ka bashk’ kaluam, gjithçka ish magjike, një ëndër vërtet,Ti ishe...

» BK/LA - Hist. e letrave shqipe: Petraq Kolevica, "Lasgushi më ka thënë, ..." (1.Kultura botërore)

Një ndër librat e veçantë të Petraq Kolevicës, i cili një pjesë të mirë të tyre, m'i ka dhënë me autograf, është dhe, “Lasgushi më ka thënë … (Shënime nga bisedat me Lasgush Poradecin)”,  v. 1992. Për P. Kolevicën nga Korça, ndonëse jemi breza të ndryshëm, ai më i vjetër dhe unë më i ri, ruaj një vlerësim...

» MZ: Homeri, mbi teorinë e marrjes së vendimeve - Skilla & Haribdi

Homeri mbi teorinë e marrjes së vendimeve, ose mbi zgjedhjen që duhet bërë ndërmjet dy të këqiave: Skillës dhe Haribdit.Gjithmonë ka qënë i vështirë për tu marrë vendimi se ç’duhet zgjedhur  ndërmjet dy të këqiave, prej të cilave, njëra e keqe ka një dëm relativisht të madh por të njohur (Skilla) ndërsa tjetra...

» MZ - Poezia: Zotni Rudolfi.

Nuk ka më kuptim,të thuash: “Jetë qeni!”mendoja, një ditë tek shikoja,qentë, që para portës së shtëpisë na kalojnë,qentë, që në lagjen tonë banojnë.Këtu tek ne, qentë anekënd, si në Wonderland, shëtisin të larë, të pastër si drita, qimengrehur, shpesh me pallto, papion, a në kokë fjongo, stil Barbie cullufekrehur,si...

» MZ/ Poezia: Lulja - A. S. Pushkin

Një lule të thatë pa push, pa erë, të shtypur brenda librit sot pashë, dhe ja, një mendim i çuditshëm menjëherë,shpirtin ma përfshiu, ndaj thashë:Kur lulëzoj kjo lule? Ç’pranverë? Ç’maj?Sa kohë? Pse u këput dhe ku?I njohur, i panjohur kush e këputi dhe pastaj, vallë pse e vendosi mes fletëve këtu?T’i kujtojë ndofta...

Share