MZ - Aforizmë: Nektar Tërpo - Voskopojari

Vjedhës nuk është vetëm ai që i hedh vajit ujë por,
Vjedhës është edhe ai mjeshtër a mësues që nuk mëson nxënësit e vet.

 

Perëndesha Hera bën tualetin e saj.
Homeri, Iliada, rapsodia XIV, 166 etj.
Shqipëroi: Ilia V. Ballauri

(Shënim : Në luftën e Trojës morën pjesë edhe perënditë duke simpatizuar dhe antipatizuar njërën apo tjerën palë.
Perëndesha Hera dhe Athina morën anën e Akejve meqënëse Paridi, mollën e bukurisë apo të sherrit іa dha Afërditës. 
Akejtë mbështeteshin prej, Poseidonit, Hermesit dhe Hefestit, ndërsa trojanët mbështeteshin prej perëndive, Apollon, Aris (Mars) dhe sigurisht, edhe prej perëndeshës Afërditë.
Akejtë kishin nëntë vjet që kishin rrethuar Trojën por pa rezultat, madje në një çast dukej sikur fitorja po u buzëqeshte trojanëve. Perëndesha Hera për të tërhequr interesin e Zeusit me qëllim që ky, të ndihmonte akejtë, vendosi që t’i paraqitet atij me një bukuri të tillë, që t'i joshë dhe t’і ndezë atij ndjenjat erotike. Për këtë arsye bën edhe tualetin në fjalë që na e përshkruan kaq bukur Homeri.)


Kështu pra, perëndesha Hera. 
Hyri në dhomën e fshehtë, të jetës intime të saj,
Mbylli portën, me një kllapë sekrete e pastaj,
Zbukurimin e trupit filloi.

Së pari në shkumë të bardhë, ambrosio u la,
Lëkurën e zbuti, e ndriti, e zbardhi sa s’ka,
Dhe pastaj filloi parfumimin.

Vajra frutash sipas shijes s’Zeusit kurmin fërkoj,
Me aroma lulesh Olimpi, pastaj e latoi, ëmbëlsoi,
E fërkoi, e lëmoi, e zbukuroi.

Shpërndau ngado një odor erotik, një shije magjie
Në tokë, në qiell, dashuria flutroi, ngado shtiu hije,
Për njerëzit që rronin mbi dhè.

Krehu lehtë dhe bukur, flokët tufë flori, pastaj,
Hodhi sipër mantelin e ëmbël, supeve tul të saj,
Mantelin që Athinaja і dhuroi.

Mes gjinjëve e kapi atë me, një karficë të artë,
Rreth belit vuri një brez me gurë të kuq të zjartë,
Zbukurime perëndije këto, plot shije.

Gjithë  trupin e çveshur pra me vello e mbuloi,
Fshehu trajtat e ëmbla, sekretet  s'i rrëfeu, s’i tregoj,
I fsheu nën tyl, si dielli që reve u fshihet.

Në lobet e veshve, vari vëthët e rralla dy pika loti,
Bulza manafere, mana të vegjël, në trajtë topi,
Që shkëlqenin si pikat e ujit në diell.

Në këmbët e bukura më pas mbathi sandalet e lehta,
Rreth pulpëve të plota lidhi kordhonet e mprehta,
Dhe si të gjitha këto bukuri і përfundoi,
Veç’ finesë hijeshie, rreth vehtes rezatoi.

Perendesha_Hera_kopshtet_e_Huntingtonit

Skulpturë e perëndeshës Hera në kopshtet botanike të muzeumit të arteve dhe bibliotekës, Huntington, Kaliforni.



 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» MZ - Vargje erotike bizantine: "Gërsheti i mplakur"

 Përse m’i përbuz të dobtat flokë,të mplakura, bërë gërshet me zor në kokë?Përse,m’i përbuz sytë që prej lotëve më janë zbutur,më janë tretur, më janë errur, më janë futur?Eh, këto pra lulëzojnë tani, me dhimbjen time,tallen, më përqeshin, ushqehen me shqetsimet.Ato janë shënja të plagëve, të shigjetave, të...

» BK/LA - Muzikë - Histori - Program Muzikor i Shoq. Lyra, 1929

Nxjerrë nga, Një dritare, mbi historinë e muzikës në Korçës, 1800 -1940, etj. 

» BK/LA - Μbi tekstin e këngës, "Muaj i Majit"

Teksti i këngës me këtë titull, i kësaj kënge të njohur prej të gjithëve ne, është shkruajtur rreth një shekull më parë nga Mihal Gramenoja.Duke e lexuar atë me kujdes, nuk mund të mos admirosh, romantizmin, lirizmin dhe erotizmin e këtij korçari të nderuar, që shumëkush e njeh më tepër, për përdorimin e pushkës dhe...

» MZ - Gjenetika -Aftësitë muzikore sidhe aftësi të tjera dhe lidhja e tyre me trashëgiminë gjenetike.

Një shëmbull i qartë i trashëgimisë gjenetike të aftësive muzikore, vërehet në familjen e kompozitorit Johan Sebastian Bach. Studimi i pemës gjenealogjike të tij, tregon se për një sërë brezash, aty konstatohen 57 muzikantë të talentuar, nga të cilët 20 prej tyre, janë të shquar. Një lidhje e lartë e trashëgimisë...

» BK/LA - Poezia - Poezi: Anakreont u mplake!

 Shqipëroi Ilia V. BallauriMë thon’ gratë lozonjare,“Mbarove, Anakreont, u mplake,”“Ja shih vetveten, në pasqyrë,”“Kokëçveshurën, shëmbëlltyrë”

Share