Aforizma të eruditëve grekë dhe romakë: Për bukurinë.

 


Bukuria është dhuratë e Zotit.
Aristoteli
*
Bukuria individuale i hap rrugën njeriut, më tepër sesa një rekomandim.
Aristoteli
*
Sigurisht që bukuria është një dhuratë e mirë e Zotit, por duket se vetë Zoti mendoi se kjo, bukuria pra, nuk është ndonjë e mirë e madhe, përderisa ai e dha atë edhe tek njerëz të liq.
Shën Agustini
*
Në çastin që një vajzë fillon e nuk ka më ndrojtje dhe nuk skuqet më, atëhere ajo ka humbur pjesën më tërheqëse dhe më fuqiplotë të bukurisë së vet.
Grigori i 1-rë, shek 6-të
*
Të lutem o Zot, më bëj të bukur përbrenda.
Sokrati
*
Bukuria e stilit, e harmonisë, e hijeshisë dhe e një ritmi të mirë, varen nga thjeshtësia.
Platoni
*
Njësoj si mund të gabojë një mëndje kur ajo gjykon nën veprimin e pijes së verës, ose një sy, kur ai sheh në errësirë, ashtu mund të gabojë edhe një shpirt, kur ai është i dehur prej një bukurie.
Ovidi
*
Njoh dikë që kur pa një grua me një bukuri goditse, ju lut Krijuesit për të. Duket pra se pamja e saj e ndriçoi atë burrë, që t'i drejtohej Zotit me përdëllim.
Shën Joan Klimakus, shek. 7-të
*
Ç'ka është e bukur është e mirë dhe, kush është i mirë, shpejt do të konsiderohet edhe si i bukur.
Safo
*
Asgjë e bukur nuk është e bukur, po qe se shikohet nga të gjitha këndvështrimet.
Horaci
*
Kur në mesnatë kandili shuhet,
të gjitha gratë, kanë një bukuri që s’thuhet.
Plutarku





Të dhënat për klimën e 50 vjetëve më parë, tregojnë gjëndjen e mëposhtme të reshjeve për qarkun e Korçës.
Qarku i Korçës është më i thati në gjithë Shqipërinë. Sasia mesatare vjetore e reshjeve për zonën e Korçës është 722 mm, të Pogradecit është 765 mm dhe të Ersekës është 900 mm, ndërkohë kur, zona e Kuçit ka 2760 mm dhe ajo e Thethit 2747 mm reshje në vit. Pra, në këto vënde bien rreth katër apo tre, herë reshje më tepër sesa në anët tona.

Muaji më i lagët, pra më me reshje për anët tona është nëntori, muaj ky, gjatë të cilit në Korçë bien 112 mm reshje, në Pogradec bien 114 mm reshje dhe në Ersekë 136 mm. Pra në nëntor bien rreth 1/7 e reshjeve mesatare të vitit.
Ndërkaq, muaji më i thatë si për Korçën, ashtu dhe për Pogradecin dhe Ersekën, është korriku, me një mesatare respektive shumëvjeçare 21 mm. Pra në këtë muaj, në anët tona bie rreth 1/40 e reshjeve të vitit.
Të dhënat statistikore 35 vjeçare (1931 – 1960), për mesataren mujore dhe vjetore të reshjeve në mm, për Korçën, Pogradecin dhe Ersekën, janë si më poshtë:


Muajt

Korça   

Pogradeci

Erseka  

Janar

70

70

88

Shkurt

68

85

98

Mars

53

67

65

Prill

54

60

74

Maj

58

58

62

Qershor

42

35

49

Korrik

21

21

21

Gusht

25

26

29

Shtator

44

51

58

Tetor

85

88

101

Nëntor

112

114

136

Dhjetor

89

90

119

Mesatarja

722

765

900



 
Lexoni gjithashtu / More Articles :

» KE2/4 - Plepi i Shën Gjergjit dhe galat.

Dikur në mes të Korçës, pikërisht përballë, aty ku është sot porta e bibliotekës së qytetit, në trotuar, (pra dikur, përballë portës së anëshme të kishës së Shën Gjergjit) ndodhej deri aty nga vitet ’60 një plep (latn. Populus nigra L.) jashtëzakonisht i madh. Plepi kish lartësinë rreth 15 – 20m (afrs. sa një godinë...

» KE8/4 - Verërat e krahinës së Devollit, në fillim të shek. 19 - të

Udhëtarë të ndryshëm që kaluan në anët tona në këtë kohë dhe kryesisht Fransua Pukëvil (1770 – 1838) konsulli i Napoleonit pranë Ali Pashë Tepelenës, tek vepra e tij, “Voyage en Morée, à Constantinople, en Albanie, et dans plusieurs autres parties de l'Empire Ottoman”  botuar në Paris më 1805 dhe Ami Bue (1794  -1881),...

» KE11/14 - Qershia dikur në qarkun e Korçës.

 Qershia (lat. Cerasus avium) është një pemë, që në formë të egër ka qënë e njohur për njeriun qysh në kohët prehistorike. Nën këndvështrimin botanik qershia e egër ka qënë e përhapur dikur ngado në Evropë, në Azinë perëndimore dhe në Afrikën e veriut. Ndërkaq, të dhënat dëshmojnë se qershia e butë është...

» KE7/10- Sojet e vjetra të mollës, në trevat e Korçës.

Molla (Malus comunus)Për mollën e Korçës, hulumtimet e bëra tregojnë, se është pikërisht malësia e Gorës ku mendohet se ajo është më e lashtë dhe shumë e vjetër. Këtu por edhe në Opar madje, konstatohet edhe një lloj molle e egër, e rrjedhur jo prej fidani por prej fare, e quajtur në gjuhën e popullit, Mollçinka. Kjo më...

» BK/N - Meteorologji: Mësime të meteorologjisë praktike të nxjerra nga kalendari i Korçës, 1924

(Shënim: me qënë se gjuha në origjinal përmban arkaizma, ajo pjesërisht është sjellë në të folmen e sotme.) …Kur retë në qiell janë të holla dhe si push (xhufkë në origj.), kjo parashikon kohë të mirë. Kur këto janë te dendura dhe lëvizin shpejt, kjo gjë paralajmëron, furtunë. Kur retë janë të bardha dhe si tufë...

Share